eGo0sTyle
System Engineer
Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, flet pas vendimeve dhe analizës së kreut të PS-së, Edi Rama, në punimet e Asamblesë të Përgjithshme. Por, krejt ndryshe nga herët e tjera, Harasani nuk ka preferuar të flasë për mediat, por ka ndarë shqetësimet e tij në rrjetin social “Facebook”, duke kërkuar edhe mendimin e shumë qytetarëve të tjerë. Në shënimin e tij në këtë rrjet social, Harasani shkruan se deklarata që bojkoti i Parlamentit ka arritur rezultatin është qesharake. Njëkohësisht ai nuk pajtohet edhe me rezultatin që flitet nga ana e kryetarit të PS-së, Edi Rama. Sipas Harasanit, e majta ka humbur në Tiranë 20 mijë vota, 7 minibashki dhe në rang vendi ndodhet poshtë me 140 mijë vota diferencë. “Qesharake deklarata që bojkoti e arriti rezultatin. Për kë rezultat flitet? Humbjen e 20 mijë votave në Tiranë? Humbjen e 7 minibashkive? Humbjen e Këshillit Bashkiak në Tiranë? Apo 140 mijë votat diferencë?”, shkruan Harasani. Më poshtë, deputeti i PS-së u përgjigjet edhe pyetjeve të ardhur nga njerëz të shumtë që komentojnë mbi këtë shqetësim të Harasanit. Sipas tij, ky mendim është dominues në PS, por që të tjerët nuk ia thonë dot Ramës në sy. “Rama është miku ynë. Thjesht nuk e drejton dot PS! Dhe ne jemi miq të vërtetë, që ia themi gjërat në sy. Jo si disa që në tavolina thonë si ne dhe para tij të tjera”, thotë më tej Harasani. Por, deputeti i PS-së komenton më tej dhe në lidhje me funksionimin e PS-së në ditët e sotme, në frymën e politikës së re të ardhur me kryetarin e ri Edi Rama pas vitit 2005. Harasani shprehet në Facebook se në vitin 2005 atij iu ndalua të fliste në media pasi kërkohej që të promovoheshin të rinjtë e sjellë nga Rama në PS, duke u ndalur veçanërisht te Partia G99. “Mua që në 2005-n m’u ndalua të dilja në ekran, si dhe shumë shokëve të mi, sepse ‘duhej’ promovuar politika e re nëpër debate… Besoj i mbani mend fitoret spektakolare të PS-së nëpër debate, apo jo? E kam pak me frikë të shtrëngohem në radhë me ish-djemtë dhe djemkat e G99-s! Nuk i dihet se ç’ndodh në atë radhë…”, thotë Harasani.
Panorama.