Haradinaj takon Papa Françeskun në Vatikan

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Haradinaj takon Papa Françeskun në Vatikan

haradinaj-1-768x432.jpg


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës dyditore në Vatikan, është pritur në audiencën e mbyllur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Sipas një komunikate për media të dërguar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se Haradinaj ka njoftuar Atin e Shenjtë Papa Françeskun për zhvillimet politike në Kosovë, rrugën evropiane dhe euroatlantike.

“Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin. Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut i shpreha përkushtimin e qytetarëve tanë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e kultivojmë, në frymën e për të mirën përbashkët”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj thuhet në komunikatë t’i ketë përcjell Atit të Shenjtë një letër – kërkesë, për pranimin, njohjen dhe për kujdesin ndaj Kosovës.

“Më bëri përshtypje se Ati i Shenjtë, Papa Françesku ishte vërtetë njerëzor, me ngrohtësi të jashtëzakonshme, tha se “E kam në zemër popullin e Kosovës””, tha Haradinaj.

Takimi me Papa Françesku u bë në rezidencën e Atit të Shenjtë, në Vatikan në audiencë të mbyllur, në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit Haradinaj në Vatikan, e cila ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit strategjik dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë.

(gazeta-Shqip.com)
 
Ne muajin e Ramadanit e paska gjetur ky ? jua paska ngulur mjekeroshave turk keq fare. loool
 
ja natyrisht shembull i tolerances fetare ne Kosove…. figurell u mbush kisha, edhe ato rrijn zbrazet…… katolik shqiptar ka pak qe shkojn ne to, do shkojn vetem ajo etni e vogel serbe.
 
saher qe lexoj tema me Ramushin… mendoj se nuk eshte fare gabim qe jan zbulu parlamentaret shqiptar dhe notat e shumices.

edhe ky Haradinaj vetem me shkolle te mesme, ka hy ne politike…..
 
Ndegjova qe Ramushi e kishte pyetur Papen. A ke ndegjuar per at thenjen : "Me katolik se Papa"? Papa i ishte pergjigjur: Po !

Eh, ai jam une, says Ramushi :p
 
Back
Top