Haradinaj “shkakton tërmet” edhe në Rusi, reagim i ashpër nga Moska zyrtare

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka reaguar për “deklaratat agresive” të Ramush Haradinajt, duke i dënuar ato, pasi që ish kryeministri kosovar ka akuzuar rëndë Serbinë dhe lidershipin atje lidhur me Kosovën dhe shqiptarët.

“Vlerësojmë si të papranueshme mungesën e përgjigjes adekuate të mbështetësve të Prishtinës, para se gjithash të BE-së dhe SHBA-së pas deklaratave të tilla ekstremiste. A i vlerësojmë normale ato deklarata partnerët ndërkombëtarë? A janë të pranueshme deklarata të tilla në Evropën bashkëkohore? A po solidarizohen me Haradinajn Uashingtoni dhe Brukseli”, pyet zyra për informim e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme në njoftim.

Kjo ministri tutje thekson se me keqardhje e kanë pritur edhe vendimin e gjykatës franceze për lirimin e Haradinajt, duke, siç thekson kjo ministri, injoruar kërkesën ligjore të palës serbe për ekstradim.

“Kërkesa ishte e drejt ndaj personit që akuzohet për krime, kidnapime dhe dhunime”, thekson MPJ-ja ruse.

“Kjo tregon se kuazi shteti i Kosovës është burim kryesor i destabilitetit në rajon dhe është i dhënë ndaj aspiratave shqiptaromëdha të cilat mund të çojnë deri te konfliktet ndëretnike dhe paraqesin potencial për përleshje në Ballkan”, thuhet në fund
auto_Moska-Arkiv-1-650x3581493835362.jpg
http://www.botasot.info
 
Back
Top