polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur qeverisjen aktuale të udhëhequr nga Hashim Thaçi një lajm të keq për kosovarët.
Duke iu referuar edhe raporteve të fundit që kanë publikuar organizata të ndryshme ndërkombëtare, mbi mënyrën e funksionimit, Haradinaj ka thënë se kriza në Kosovë në të gjitha fushat është duke u thelluar.
Gjatë një konference shtypi, lideri i AAK-së, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mos injorojë këto raporte të cilat alarmojnë për gjendjen në Kosovë.
Qeveria, sipas tij duhet të merret më seriozisht me to në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për situatën që është krijuar ku korrupsioni, papunësia, niveli i varfërisë dhe mosbesimi të institucionet e Kosovës është rritur dukshëm. /ktv/