Derisa opozita po vazhdon të mos lëshoj pe në kërkesat e saj për tërheqjen e marrëveshjeve të fundit të arritura në Bruksel, ide të ndryshme po dalin nga opinioni publik për dalje nga kriza. Një ide që është përfolur edhe më herët, por e cila nuk ka mundur të realizohet nga mungesa e numrave, ka dalë nga anëtari i Kryesisë së AAK-së Bahri Gashi. Gashi ka thënë se ثndrra e Thaçit për t`u bërë President, mund të realizohet vetëm me Ramush Haradinajn Kryeministër.
Publicisti Jeton Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Haradinaj me 9 deputetë nuk mund të bëhet Kryeministër, derisa as Thaçi nuk mund të bëhet President pa votat e LDK-së.
”Ky është një iluzion dhe mendoj se propozimet janë qesharake. Thaçi është tallur disa herë me Haradinajn, prandaj edhe kësaj radhe është tallje. Për t`u zgjedhur President duhet pasur dy të tretat. Haradinaj përfundimisht nëse mundet të jetoj 500 vjet edhe 500 vjet nuk mund të arrij të bëhet kryeministër në këto kombinacione. Për vet faktin se ka shumë parti dhe me 9 deputetë nuk ka teori as më të voglën për t`u bërë Kryeministër. Prandaj, Haradinaj duhet të punoj dhe t`i lutet zotit që të prishen aleatët LDK-PDK. Pastaj Haradinaj duhet të futet në koalicion me njërën nga partitë o PDK o Vetëvendosje, përndryshe do të ketë vështirësi ta kaloj edhe pragun. Sa i përket ideve, unë mendoj se Thaçi nuk mund të bëhet President pa LDK-në në Koalicion”, shprehet Kelmendi.
Kurse, analisti Skënder Zogaj, thotë për “Bota sot”, se derisa Thaçi është në aleancë më Isa Mustafën, për Kadri Veselin rrugë e vetme është opozita, e cila është tepër e acaruar me Thaçin dhe Mustafën, dhe Kadri Veseli spontanisht mbetet partneri i mundshëm.
“Nga më të përfolurat është PDK-ja dhe brenda saj orvatjet e fshehta të Kadri Veselit, krye parlamentari dhe ish shefi i SHIK-ut, që supozohet se ka pretendime të mëdha ta zërë vendin e liderit Hashim Thaçi. Këtij pretendimi domosdo që i duhet veprimtaria e fshehtë, dhe derisa Thaçi është në aleancë më Isa Mustafën, për Kadri Veselin rrugë e vetme është opozita, e cila është tepër e acaruar me Thaçin dhe Mustafën, dhe Kadri Veseli spontanisht mbetet partneri i mundshëm. Kjo është linje shumë normale sa i përket anës partiake, por, është shumë e rrezikshme për Hashim Thaçin dhe strukturat partiake dhe qeveritare të PDK-s, që me heqjen e Thaçit i pret stinë tepër e ligsht”, thotë Zogaj.
Sipas tij, e njëjta gjendje i përket edhe pretendentëve të brendshëm të LDK-s, që dëshirojnë zënien e vendit të Isa Mustafës, dhe të cilët kanë një simpati paraprake për bashkëpunim me AAK-n.
“Të këtillët me siguri që nuk rrinë duarkryq por veprojnë në prapaskenën e Isa Mustafës”, përfundon Zogaj.