Tirana është një kryeqytet tërësisht i lirë, për banorët njerëz apo jo qofshin ata. Kamera e A1Report ka fiksuar sot pas mesditës një kalë, i cili shëtiste tërësisht i lirë në bulervardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Kali ka nisur rrugëtimin nga universiteti politeknik dhe për minuta të tëra ka ecur në mes të bulevardit përkrah automjeteve dhe duke ngjallur kuriozitetin e kalimtarëve të shumtë. Disa prej tyre kanë ndaluar dhe kanë bërë foto të kafshës, e cila krenare ka vazhduar të shëtisë e qetë në bulevardin qëndror të Tiranës.
Burimi:Shqiptarja