Hapja e gojës rregullon temperaturën e trurit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
501508999lajmetari501508999.jpg


Ndonëse më herët ishte menduar se hapja e gojës ndërlidhet kryesisht me lodhjen ose mërzinë, shkencëtarët tash besojnë se ajo është e dobishme për shëndeti, pasi që rregullon temperaturën e trurit.

Shkencëtarët nga universiteti Prinston kanë bërë të ditur se hapja e gojës mund të rregullojë temperaturën në tru, duke parandaluar ngrohjen e tepërt të tij.

Profesor Endrju Galup me ekipin e tij gjatë dimrit kishte kërkuar nga kalimtarët e rastit në Taskon të Arizonës që të shikojnë fotografitë e njerëzve, të cilëve iu hapet gola, për të vërtetuar nëse edhe ata do të veprojnë njësoj. Eksperimenti i njëjtë është përsëritur edhe gjatë verës.

Hulumtuesit kanë bërë të ditur se gjysma e të anketuarve kanë nisur t’iu hapet goja pasi që kanë shikuar fotografitë gjatë dimrit, derisa gjatë verës këtë e ka bërë vetëm një e katërta e tyre.

Për këtë arsye, shkencëtarët kanë ardhur deri te konkludimi se hapja e gojës ftoh trurin, edhe pse në shikim të parë duket se njerëzit këtë e bëjnë me intuitë.

Sipas kësaj teorie, hapja e gojës ftoh trurin përmes nxehtësisë të cilën gjatë këtij procesi e shkëmbejmë me ajrin e ftohtë. Ky sistem nuk funksionon gjatë ditëve të ngrohta të verës.

“Rreth 40 për qind e të anketuarve u është hapur goja për më pak se pesë minuta të kaluara jashtë, megjithatë ky vlerësim gjatë verës bie pasi që më pak se dhjetë për qind e tyre e bënë një gjë të tillë”, ka thënë profesori Galup, duke shtuar se ky është raporti i parë që dëshmon se hapja e gojës varet nga periudha e vitit.

Një gjë e tillë mund të shpjegojë se pse njerëzit janë të shqetësuar dhe të pa çorientuar kur ndodhen në vende me temperatura të larta, pasi që truri ka mënyra të kufizuara për freskim.
B:gjuha shqipe
 
Kjo ndodhe shpesh ne frymarrjet e thella...dhe bene shume mire...
hap kanalet e fytit...vesheve...nervin vagus...clirojme toksina...kur ju vjen te hapni gojen thjesht bejeni dhe kaq
 
Kjo ndodhe shpesh ne frymarrjet e thella...dhe bene shume mire...
hap kanalet e fytit...vesheve...nervin vagus...clirojme toksina...kur ju vjen te hapni gojen thjesht bejeni dhe kaq
Po u ktheve ti e @Lauri do rri me goje hapur 1 jave 😃
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top