Hapet “World Trade Center 4”

Të mërkurën përurohet “World Trade Center 4”, njëra nga katër kullat që kanë nisur të ndërtohen në “Ground Zero”, pikërisht mbi themelet e dy kullave binjake të shkatërruara gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit në 2001.

4worldtradecenter2.jpg


E dizejnuar nga arkitekti japonez Fumihiko Mahi, “World Trade Center 4” është e lartë 298 metra dhe do të ketë 72 kate. Ajo është e para dhe më e vogla për nga lartësia nga 4 kullat që do ngrihen në “Ground Zero”.

Ndërtimi i saj mori disa vite kohë, ndërsa vjeshtën e vitit të ardhshëm pritet të përfundojë “World Trade Center 1”, e pagëzuar ndryshe edhe si “Freedom House”. Vepër e arkitektit Daniel Libeskind, ajo do të jetë e lartë 541 metër, por nuk do të hapet para vitit 2015.

4worldtradecenter.jpg


4worldtradecenter1.jpg


worldtradecenter1.jpg


"World Trade Center 1", 541 m e lartë, e parë nga "motra" e saj më e vogël, "WTC 4"

Ndërkohë, “World Trade Center 2” dhe “World Trande Center 3”, përkatësisht 385 dhe 383 metra të larta pritet të jenë gati në vitin 2017 dhe 2018.
Top Channel
 
Titulli: Hapet “World Trade Center 4”

Kta vuajen per mangsi katesh lool dhe thon qe bota esht ne kriz :P
 
Titulli: Hapet “World Trade Center 4”

Mir paskan bere qe e paskan mbaruar tamam ne kohe qe ta shof edhe une kur te shkoj ne NY. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top