Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

ida angel

:)
V.I.P
Behet fjale per reality show me te ndjekur ne Shqiperi ''BigBrother''

Duke pare ndodhite e fundit mbi privatesine e banoreve e sidomos per jeten e tyre intime ,shume here perben terren te gatshem per gazetaret e kronikave roze, qellimi eshte komerçial duke shkatrruar ne kte menyre jeten private te tjetrit.
Behet fjale per personazhin ''Genta'' ,per fotot intime te shperndara dhe interpretuara sipas deshires dhe fantazise se tyre nga ana e gazetarve.
Lexoni materialin e plote e mar nga gazeta MAPO e cila jep nje shpjegim pse kto foto u shperndan.

Mbasi ta keni lexuar te gjithe , jepni gjykimin tuaj mbi gazetarine dhe hapsiren qe ato veprojne, eshte gazetaria qe germon lajmin ,apo jane vet personazhet e tilla qe kerkojne te jene pjese e lajmit ?



Fotot e Gentes. MAPO, ja pse i botuam



Javen e kaluar, pas publikimit te fotove gjysme te zhveshura te Gentes u hap nje debat i gjate mbi ate nese ishte apo jo e drejte qe keto foto te botoheshin.
Images.jpg
اdo gje jo vetem qe ishte etike, por ne asnje rresht nuk ishin perdorur fjale fyese apo emra percaktues ndaj saj.

Vertet fotot e saj ishin private deri ne momentin qe ato u hodhen ne nje sajt qe ka imazhe pornografike dhe nuk eshte aspak e tepert nese e quajme te tille. Nje sajt me emrin “Fuckbook”, ku njerezit hedhin foto nga jeta e tyre ne intimitet, foto me pulle te kuqe.

Ne momentin qe Genta eshte tanime nje personazh publik dhe po vazhdon nje loje ku fituesi merr 100 milione leke, per çdo gazetar foto te tilla jane lajm.

Duke degjuar deklaraten e nenes se Gentes kur tha se po perdhunohej jeta e se bijes, nuk mund te harrojme se te gjithe jemi njerez, por jeten private te Gentes e perdhunuan ata qe i poseduan dhe i hodhen fotot ne kete sajt, dhe jo gazetaret e shtypit roze, qe te mire apo te keq e “mbrojten” duke mos i publikuar te gjitha.

Per ta mbyllur do te sjell vetem nje paralelizem nga nje bote tjeter; ne Amerike Christopher Chaney, personi qe kishte bere publike mesazhe dhe foto intime duke hakuar telefonat dhe adresat e e-mailit te yjeve boterore, u denua me 60 vite burg duke u shpallur fajtor.


Ne kete rast Genta ka gjithe te drejten e botes te ndjeke ligjerisht personin qe ia beri publike keto foto.
Po kujtojme dhe njehere etiken, nuk kishte asgje fyese, asnje hyrje per te vjedhur keto foto ne shtepine e saj, as ne e-mail, as ne Facebook, asnje hakim nga celulari.


Thjesht, ajo çka ishte publike ne web “e qeruar” nga skenat e renda, u botua edhe ne gazete. Nuk kemi shkelur as etiken dhe as ligjin, por pakujdesia e nje vajze te re per jeten e saj private nuk mund te beje qe disa profesore qe japin leksione gazetarie te thone qe ishte abuzim.


Ne kete rast abuzohet me te verteten dhe parimin e gazetarit te te botuarit ate qe perben lajm dhe eshte i vertete, jo fotomontazh.

 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

Tani, them te drejten, nuk di infrastrukturen ligjore ne kete drejtim ne Shqiperi, por ne Kosove ka nje ligje (qe u vendos tanime) mbi: ''Mbrojtja e te dhenave personale te njerezve''.

Perfaqesoj institucionin ne kete drejtim dhe hapi elementar dhe fundamental i ketij ligji eshte: ''Te dhenat e asnje njeriu, cfardo qofshin ato, nuk munde te shfrytezohen nese me pare nuk eshte dhene leja nga personi''.

Ne kete drejtim edhe munde te diskutojme megjithate Genta them se do te fitoje nje shume te majshme parash nese jan keqperdorur fotot e saj. Kush do paguaj miqt e saj apo gazeta ngelet se si do vendose gjyqi.
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

Kur i ka ber me vetedije ato foto Genta, per tu diskutuar mbetet vetem publikimi i tyre pa "lejen" e saj.... E prinderit le te turperohen per femijen e tyre me par.
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

Edhe ne shqiperi ka nje te tille kitrra...ne mos gaboj.

Por problemi i gazetave tona eshte se manipulojn intervistat dhe gazetaret perfitojn te shfrytezojn dhe abuzojn me gjerat private te vipave dhe jo vipave....Ka teper abuzim duke kerkuar te behen si gazeta e revista gossip boteror.
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

Kur i ka ber me vetedije ato foto Genta, per tu diskutuar mbetet vetem publikimi i tyre pa "lejen" e saj.... E prinderit le te turperohen per femijen e tyre me par.

Po pse te turperohen???............Turpi eshte per te tjeret....por prinderit dhe vellai i saj duke ardhur nga nje vend i vogel, nga nje fshat per me teper eshte normale qe paragjykimet dhe "turpin" ta ken merak........Edhe pse personalisht nuk me duket e drejte te ndodh kjo gje.
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

Nuk shoh asgje ne kete foto qe te jete per turp?!
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

Une do thoje shkurt NQS se vendos te behesh person publik duhet te jesh ne dijeni te biografise tende dhe te perballosh c'do gje qe te del perpara duke marre parasysh edhe familjen ketu
 
Pe: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

Nqfse jane foto te montuara mund ti hedhi ne gjyq kjo me akuzen e shpifjes. Nqfse jane te verteta, normale qe kto qe jane botuar s'jane ne perputhje me standardet e nje gazetarie te mire por s'shof ndonje shkelje ligji...vetem nqfse ekziston ndonje ligj privatesie ne Shqipri per te cilen une s'jam e informuar.
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

Jeta private eshte e mbrojtur ligjerisht dhe nga Kodi Penal Shqiptar

Neni 121
Ndërhyrje të padrejta në jetën private

Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Ne kte rast nderhyrja ne jeten private te personit pa pelqimin e tij eshte e denushme.
Me ''nderhyrje'' ne rastin e Gentes nenkuptohet publikimi dhe shperndarja e fotove te jetes se saj intime , por duke qen se fotot kane pas qen te publikuara ne nje web tjeter ,atehere genta mund ti denoncoje me vepren penale : Te shperndarjes se fotove intime pa lejen e saj

Gjithsesi varet si e gjykon dhe Genta, kur hyn ne nje reality show te tille duhet ti merte parasysh te gjitha ndodhite ,pasi privatesia nuk mund te ruhet.
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

Sa gjynah me erdhi per Genten.......
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

U ba edhe shqipnia me vipa a kuku me M jalt :p
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

ne duhet te na vije gjynah qe shteti lejon nje emision te tille, ku behet show me ndjenjat e njerezve. genta dhe jeta e saj eshte perdorur per te krijuar spektakel dhe audience. qe ketu duhet te filloje punen KMDP-ja (Komisionieri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale). qe ne spektakel filloi dhunimi flagrant i te dhenave personale te nje personi, dhe jetes se tij private. vertet ajo, apo cdo banor qe ka pranuar te marre pjese ne BB, e di qe jeta e tij pak a shume do behet publike, por jo ne kete mase. po te ishte TOP Channel, me serioz, kete "lajmin" Gentes mund t'ia jepnin edhe privatisht, pa e bere gazin e botes, apo te benin qe qante ne ate menyre. po luanin me genten dhe skandalin qe kishte dale rreth saj e kaq. ia arriten qellimit, paten goxha audience dhe komente.
nuk bej te mire, as te dashurin e gentes, dhe as ate qe mund te kete publikuar fotot, e as mediat qe i bene publike.
ku jane mbrojtesit e te drejtave te njeriut qe nuk reagojne????
nuk quhet kjo 'dhune psikologjike" ...
per mua eshte perdorim i imazhit te dikujt per te bere audience...
 
Titulli: Hapesira e gazetarve ne Shqiperi dhe viktimat e tyre

ne fakt sot asgje nuk eshte private...ec e kerko shkeljen e te drejtave pastaj ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top