Hanover në zi, humb jetën futbollisti 19-vjeçar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Hanover në zi, humb jetën futbollisti 19-vjeçar

1462118056hanoverrr.jpg


Futbollisti 19 vjeçar i Hanover, Niklas Fajerabent, i cili pak kohë më parë arriti të nënshkruajë një kontratë profesioniste me klubin gjerman, është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik mëngjesin e së dielës me makinë.

“Sot në mëngjes morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të sulmuesit 19-vjeçar, Niklas Fajerabent. Një ngjarje e tillë ka prekur gjithë klubin dhe tifozët, ngushëllimet tona të sinqerta për familjen. Nuk do të të harrojmë kurrë!”, shkroi në faqen e tij në internet klubi i Hanoverit, ndërsa më parë lajmi i hidhur ishte konfirmuar edhe nga presidenti i klubit.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur rreth orës 05:45 minuta mëngjesin e së dielës. Sipas policisë gjermane, 5 persona, mes të cilëve edhe futbollisti, po udhëtonin me një “Opel Astra” kur janë përplasur me një pemë në një fshat në periferi të Hanoverit.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top