Hamit Kaba: ا’thonë “kabllogramet” ruse për Shqipërinë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
enver-stalin-300x234.jpg
Enver Hoxha Dhe Stalini...


Botohet libri “Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse”
Historiani sjell dokumente të pabotuara më parë, që u përkasin viteve 1946-1962
Bashkimi Sovjetik dinte thuajse gjithçka ndodhte në Shqipëri.Receptorët e superfuqisë nuk ishin thjesht përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë apo agjentët, por edhe vetë udhëheqësit shqiptarë, deri në momentin e prishjes së marrëdhënieve ishin të gatshëm të informonin dhe të kërkonin mendime nga kryeqendra e komunizmit. Madje, në ndonjë rast ata nuk hidhnin asnjë hap, nëse më parë nuk merrnin përgjigje nga BS. Prej pak ditësh, së pari lexuesit kosovar i është dhënë libri “Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1962″, një botim i Qendrës Studimore Albanologjike, Instituti i Historisë, me autorë historianët Hamit Kaba dhe Ethem اeku. Një libër me një rëndësi të veçantë për zbardhjen e historisë së Shqipërisë, i cili ofron 72 dokumente, letra, zbardhje bisedash e takimesh mes diplomatëve rusë e udhëheqësve shqiptarë e jugosllavë. Një seri ngjarjesh të rëndësishme që përkojnë me vëllazërinë shqiptaro-ruse dalin në këto dokumente, nga një tjetër këndvështrim. Historiani prof.dr. Hamit Kaba, i cili ka kaluar jo pak kohë në arkivat ruse, na shpjegon përmes një interviste se ç’ofron ky libër, cilat janë personazhet dhe temat që ceken në të. Si ishin marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, si përshkruhej figura e Enver Hoxhës, cila ishte pozita e tij në këtë raport të zhdrejtë në proporcione me superfuqinë ruse… Kaba del përtej botimit, duke na sjellë edhe të tjerë shembuj e fakte që nuk përfshihen në librin që sapo është botuar.
Sapo keni nxjerrë nga botimi librin “Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse”, ç’sjell ky libër për lexuesin e në veçanti cila është rëndësia e tij për historinë e Shqipërisë?

Ky libër, të cilin e kam përgatitur bashkë me kolegun, prof.as. Ethem اeku, është botuar para dy javësh në Prishtinë, ku bëmë dhe një promovim, që shpresojmë ta realizojmë dhe në Tiranë. Sipas mendimit tonë, është një botim i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë, sepse janë dokumente ruse të panjohura në ambientin shqiptar, pjesa më e madhe e të cilave janë botuar në gjuhën ruse dhe nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe një pjesë tjetër, dokumente të mirëfillta arkivore, që rezultojnë nga kërkimet e mia në arkivat ruse në vitin 2007. Duke qenë se kemi të bëjmë me dokumentet e një shteti të madh, një superfuqie të kohës, drejtuesi i një blloku komunist dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe të mëdhenj të Luftës së Ftohtë, ato hedhim dritë mbi probleme të rëndësishme të historisë sonë dhe besoj se do të lexohen me kureshtje jo vetëm nga studiuesit dhe lexuesit e profilizuar, por për të shuar kureshtjen edhe nga lexuesi i thjeshtë në Shqipëri dhe Kosovë.
ا’trajtojnë këto dokumente dhe si e konsiderojnë rusët “numrin një” të asaj kohe në Shqipëri, Enver Hoxhën?
Sigurisht që “numri një” ka vendin kryesor dhe Enver Hoxha kështu është konsideruar në dokumentacionin arkivor rus. Ky libër përmbledh dokumente nga viti 1946-1962, duke përfshirë gati të gjithë periudhën e marrëdhënieve shqiptaro-ruse. Ka dokumente të rëndësishme për marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë, si i perceptonin ata diplomatët sovjetikë në Tiranë apo në Moskë, ka mbi raportet jugosllavo-sovjetike që kanë të bëjnë me Shqipërinë, por ka edhe raporte mbi marrëdhëniet e brendshme në Shqipëri, si janë konceptuar ato nga udhëheqja sovjetike dhe sa ka ndikuar ajo në zhvillimin e këtyre ngjarjeve, qoftë edhe në acarimin e tyre.
Mes gjithë kësaj shumësie dokumentesh, mund të na veçoni ndonjë syresh, me rëndësi të veçantë?
Ka disa dokumente të një rëndësie të veçantë, por do veçoj një prej tyre, që i përket periudhës pas vizitës së Enver Hoxhës në Beograd, në qershor të vitit 1946. Për fat të keq, ne nuk kemi dokumente autentike të bisedimeve (mes të cilave dhe kokë më kokë) dhe, me sa dimë, nuk janë botuar as sot e kësaj dite as nga pala jugosllave. Por ne kemi reflektime dhe mendime nga ky rast, siç janë ato të shprehura në një takim të përfaqësuesit të misionit jugosllav, Josiv Gjergje, me ambasadorin sovjetik në Shqipëri, pas vizitës së Enverit në Beograd. Kur ambasadori sovjetik e pyet mbi bisedat e zhvilluara në këtë takim, Gjergje i thotë se Enveri shtroi edhe problemin e Kosovës dhe Metohisë, por ai është i pakënaqur pse e ka shtruar dhe nga mënyra se si e ka shtruar Enveri këtë problem. Ai e përdor shprehjen se “Enveri nuk foli si komunisti-komunistit me Titon”, por larg e larg foli shumë gjëra. Pra, kishte rezerva për çështjen e Kosovës. Nuk mund të them nga ky botim, por nga burime dhe botime të tjera, ka dokumente që flasin për trajtimin e çështjes së Kosovës, por Enver Hoxha nuk e shtronte si një problem për zgjidhje. Mendoni që në qershor të ’46-s po përgatitej traktati i miqësisë me Jugosllavinë dhe Enveri donte që në këtë traktat të flitej dhe për Kosovën, por jo si një çështje për zgjidhje për momentin, por si një çështje që kërkonte zgjidhje në të ardhmen. Enveri e donte këtë në një farë mënyre për të realizuar diçka që e donin shqiptarët. Por sipas Gjergjes, Titoja nuk pranoi dhe, sipas mendimit të tij personal, kjo do t’i bënte shumë keq Shqipërisë. Në atë bisedë, ai thotë se po hasnin shumë probleme në Kosovë dhe OZNA ka shumë telashe, imagjino sikur të bashkohet Kosova me Shqipërinë çfarë mund të ndodhë. Sipas tij, ky bashkim mund të çonte në destabilizimin e Ballkanit.
Si del Enver Hoxha në raporte apo letërkëmbime, cili është pozicioni i tij përballë një superfuqie si BS?
Kam parë shumë biseda, në qendër të të cilave është Enver Hoxha dhe raportet e tij me udhëheqës të lartë, mes të cilëve dhe me Stalinin. Por ka edhe mbi takime të udhëheqësve të tjerë të lartë të Partisë Komuniste, më vonë të PPSh, si Koçi Xoxe, Nako Spiru, Tuk Jakova etj. Sigurisht, në këto diskutime Enveri, mund të them me bindje, që di si t’i ngrejë problemet, di si të dalë nga situata, di në një farë mënyre të dominojë situatën, por edhe di si të bindet, kur nuk është në të njëjtën linjë me udhëhqjen komuniste. Po ju sjell një rast. Në vitin 1949 është një letër e Enver Hoxhës, që në emër të KQPPSh, ia dërgon KQPK të BRSS dhe Stalinit për problemin e Kosovës. Kemi parasysh që pas prishjes së marrëdhënieve të BS me Jugosllavinë, kjo e fundit u bë tabelë qitjeje nga blloku komunist. Në këtë fushatë anti-Jugosllavi bënte pjesë dhe Shqipëria. Enver Hoxha e shfrytëzoi këtë rast për të ngritur problemin e Kosovës. Letra, e cila nuk botohet për herë të parë, është gati 10 faqe. E kam marrë vetë nga arkivi në Moskë dhe e kam botuar ashtu si ai e ka dërguar, madje edhe në dialogun gjirokastrit, ku kërkon që Kosova t’i bashkëngjitet Shqipërisë, por në një realitet të imagjinuar.
Që do të thotë…
Ideja e tij ishte që fillimisht Kosova të përmbyste regjimin e Titos, të krijohej një Parti Komuniste në Kosovë e pastaj t’i bashkohej Shqipërisë. Sigurisht, unë nuk e kam thënë se ç’ndodhi më vonë, por nga dokumente të tjera mësojmë se Stalini nuk i ktheu përgjigje zyrtare, por në një takim të mëvonshëm në Moskë i ka thënë që ky problem nuk mund të zgjidhet, sepse “ne nuk duam t’i kemi kundër popujt e Jugosllavisë dhe e dyta, kosovarët nuk mund të shkojnë aq larg dhe të krijojnë një parti komuniste, sepse ata nuk janë komunistë, por nacionalistë”. Dhe kishte të drejtë. Sigurisht që Enveri e pranoi. Pra, dinte të tërhiqej, dinte të kërkonte dhe të sakrifikonte të tjerët për të ruajtur pushtetin e vet.
Nga pikëpamja gjeopolitike, sa e rëndësishme ka qenë Shqipëria për Bashkimin Sovjetik?
Nga hulumtimet e mia, jo vetëm nga dokumentet ruse, por edhe amerikane e britanike, që kam pasur rastin të konsultohem e t’i njoh, them se Shqipëria pa diskutim kishte rëndësi gjeopolitike, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve të BS me ish-Jugosllavinë, por ne shqiptarët i ngarkojmë vetes ca përmasa që nuk mendoj se i kemi. Ne e dimë që në vitin 1955 Shqipëria u pranua në Traktatin e Varshavës, i pari traktat, që mund ta quajmë si të barasvlershëm me një traktat miqësie dhe ndihme reciproke me BS. BS kishte lidhur traktate të tilla me të gjitha vendet, përveç Gjermanisë Lindore dhe Shqipërisë. Dihej që Gjermania Lindore paraqiste të tjera probleme, një histori gati e paparashikuar, ishte si një vijë fronti, kurse Shqipëria nuk ishte e tillë. Madje, ka të dhëna që qeveria shqiptare ka kërkuar qysh në fillim të viteve ’50 që në Shqipëri të krijohej një bazë ushtarake dhe qeveria sovjetike nuk e ka miratuar në atë kohë. Mund t’ju sjell rastin e tërheqjes ruse nga baza e Vlorës, të cilën ne e paraqesim me përmasa gjiganteske. Në Byronë politike të KQ të BS, kur Hrushovi thotë se largimi nuk ka ndonjë kosto të madhe, “sepse ato nëndetëse që gjenden aty, janë të tipit të Luftës së Parë Botërore”. Këtë nuk mund ta them, sepse nuk jam specialist i kësaj fushe, por di që nëndetëset janë prodhuar më vonë, por mund të ketë qenë një lloj mllefi i Hrushovit, i cili njihej si një njeri emocional.
Dokumentet që ju botoni, janë zbardhje bisedash të regjistruara, mund të heqim një paralele të tyre me “Wikileaks”, sa i përket ndikimit që mund të kenë?
Nuk mendoj që janë të tilla, sepse këto dokumente janë arkivuar, ka kaluar një kohë shumë e gjatë dhe ata njerëz që i kanë dërguar këto, nuk janë më gjallë. Këto dokumente botohen brenda të gjitha rregullave ndërkombëtare. Por ato janë të rëndësishme, sepse përshkruajnë në mënyrë realiste historinë tonë. Kanë kaluar 20 vjet dhe ne akoma endemi për të realizuar këtë proces. Këto dokumente do të na ndihmojnë dhe mendoj se ne po shkojmë drejt kësaj rruge.
Ka të tjera dokumente në këta arkiva, që do të na vlenin për zbardhjen e historisë sonë?
Pa dyshim që ka dokumente dhe mendoj se disa syresh do të ishin të nevojshme për historinë tonë. Periudha e konfliktit Rusi-Shqipëri, ’59-’62, ka shumë dokumente, prej të cilave janë botuar vetëm një pjesë e vogël. Por të punosh në arkivat ruse, nuk është e thjeshtë. Ka një ndryshim nga perëndimi. Pas ardhjes së Putinit në pushtet, fatkeqësisht janë bërë hapa pas në hapjen e arkivave. Ka një lloj centralizimi. Ka dokumente që janë të disponueshme legalisht, por kur vjen puna për t’i shfrytëzuar ato, është e vështirë t’i marrësh.
Letër e Enver Hoxhës drejtuar Komitetit Central të PK të BRSS
“Mbi Kosovën dhe Metohinë”
Shqiptarët e Kosovës, që jetojnë në Republikën Jugosllave, përbëjnë një minoritet të konsiderueshëm. Ky minoritet shqiptar jeton ngjitur kufirit të Republikës Popullore të Shqipërisë. Kongresi i Berlinit dhe traktati i Versaille-s kanë shkelur padrejtësisht interesat e Shqipërisë dhe të minoritetit shqiptar në Kosovë. Sipas statistikave të vjetra të paraluftës (statistika të falsifikuara nga regjimet e kralëve të Serbisë, me qëllim që të provonin se ky minoritet shqiptar ish i vogël), figurojnë afro 700 mijë shqiptarë. Në të gjithë Jugosllavinë: Kosovë, Metohi, Maqedhoni e Mal të Zi, numri i shqiptarëve mund të arrijë një milion veta, në mos më shumë. Në këto statistika, një pjesë tjetër e shqiptarëve, regjimet e atëhershme, janë përpjekur ta masakrojnë, duke e quajtur myslimane ose turke. Shqiptarët e Kosovës, Metohisë etj. e kanë konsideruar dhe vazhdojnë ta konsiderojnë si një padrejtësi të madhe që u është bërë atyre duke i shkëputur nga Shqipëria, Atdheu i tyre. Ata nuk e kanë pranuar këtë zgjidhje dhe nuk pranojnë të rrinë nën Jugosllavinë dhe nën çdo regjim ekzistues në Jugosllavi. Ky është realiteti. Ata kanë për të vetmin ideal bashkimin me Shqipërinë…
Shqiptarët e Kosovës, pas masakrave të mëdha të serbomëdhenjve dhe në një gjendje politike të unjët, nuk mund të kishin besim tek “jugosllavët”, cilëtdo qofshin këta. Partia Komuniste Jugosllave e neglizhoi këtë moment dhe kjo nuk ishte e rastit. Organizimi i Luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë, nën drejtimin e Partisë Komuniste Jugosllave u bë në këtë frymë nacionaliste: Partia Komuniste Jugosllave nuk krijoi asnjë komitet nacional të veçantë për Kosovë e Metohi, ku udhëheqja të ishte kryesisht shqiptare dhe të organizonte partinë dhe luftën dhe të specifikohesh çështja e shqiptarëve të Kosovës dhe Metohisë. Këtë jo vetëm që nuk e ka bërë, por Partia Komuniste Jugosllave është përpjekur të mos e ngrërë në asnjë mënyrë çështjen e Kosovës, të mos ngrërë masat shqiptare të Kosovës në frymë patriotike, të mos lejonte këta që krahas me flamurin jugosllav, të mbanin flamurin shqiptar (shenjë e madhe simbolike për këta që do të bëhej një mjet mobilizues i tyre). Por, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave i ka shtypur këto aspirata të popullit të Kosovës, i ka luftuar, i ka dënuar kur ne i kemi çfaqur dhe propozuar…
Ne kemi menduar se çështjen e Kosovës nuk mundej ta vinim në diskutim gjatë Luftës N. ا. dhe se vija e partisë sonë, sikundër që e përcaktuam më lart, ish e drejtë. Jugosllavia më Luftën N.ا. ishte aleatja e popullit tonë dhe nuk mundet të binim në pozitat e reaksionit shqiptar. Partia jonë ka mbajtur qëndrim për Kosovën dhe ka dalë me sukses kundër demagogjisë fashiste, ka shpallur deklarata të përbashkëta me PKJ. Shqiptarëve të Kosovës, ku i thërriste këta në luftë kundra armikut të përbashkët.
Në pragun e çlirimit të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë përsëri ne kemi menduar se nuk mundej ta shtroim çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, pse ishim përpara detyrave të forcimit e konsolidimit të pushteteve tona demokratike popullore….
.. në kohën e nënshkrimit të traktatit me Jugosllavinë, ne kemi menduar se ish momenti që çështja e Kosovës e Metohisë duhej të shtrohej dhe në këtë moment kjo çështje iu shtrua prej meje Titos. Titua m’u përgjigj: “se Kosova është shqiptare dhe kjo duhet të bashkohet me Shqipërinë; ne me gjithë shpirt e dëshirojmë këtë, por nuk mundet ta bëjmë dot tani, se reaksioni serbomadh është akoma i fortë dhe një akt i tillë i drejtë do të na dëmtojë”. Këto të gjitha u vërtetuan se ishin demagogji. Në situatat e tashme pas zbulimit të tradhëtisë së grupit Tito, ne mendojmë se çështja e Kosovës duhet të shtrohet…
Ne mendojmë se populli shqiptar i Kosovës, Metohisë, Maqedhonis dhe Malit të Zi duhet të luftojë që të çlirohet, ashtu si do të bëjnë dhe popuj të tjerë të Jugosllavisë. Gjëja e parë që ai duhet të bëjë, është të futet në luftë të ashpër kundra klikës së Titos deri në kryengritjen e armatosur. Luftën ai duhet ta fillojë sa më parë. Në qoftë se e fillojnë të tjerët, ca më mirë, pse kështu evitohet izolimi dhe shtypja e lëvizjes në Kosovë. Populli i Kosovës duhet të konsiderojë luftën e tij të lidhur ngushtë me luftën e gjithë popujve të Jugosllavisë në kuadrin jugosllav, pse ndryshe izolohet e shtypet…. Por çështja është se gabimet e PKJ nuk duhet të përsëriten në lidhje me Kosovën e Metohinë. Kosova e Metohia duhet të kenë udhëheqjen e vet të dalë nga lufta, me një Komitet Nacionalçlirimtar, i cili të përcaktojë vijën e luftës në bazë të Rezolutës së Byrosë Informative dhe në parimet marksiste-leniniste-staliniste. Në luftë të krijohet, të organizohet e të çelikoset pjesa e Partisë Komuniste Internacionaliste për Kosovë e Metohi brenda kuadrit të Partisë Komuniste Internacionaliste Jugosllave. Shqipëtarët e Kosovës dhe Metohisë të luftojnë me flamurin shqiptar…
Ne mendojmë se Kosova, Metohija dhe një pjesë e Maqedhonisë kufitare me Shqipërinë që banohet nga shqiptarë, duhet t’i bashkohen Shqipërisë, pasi Jugosllavia të jetë çliruar nga kthetrat e Titos….
اështja që ne ju parashtrojmë për Kosovën e Metohinë, na bëhet aktuale në lidhje me ndihmën që i jep Partia jonë shokëve jugosllavë anti-Tito dhe popullit të Kosovës e Metohisë që dëshiron dhe është i gatshëm të luftojë me të gjitha mjetet tradhëtarët e Beligradit, por që kosovarët në çdo moment na vënë përpara pyetjen: “Si do të zgjidhet problemi nacional i Kosovës e Metohisë”.
Ne mendojmë se kjo çështje është shumë e rëndësishme, mundet që edhe të gabojmë në shqyrtimin e saj, prandaj ne nuk do të bëjmë ndonjë hap pa këshillimin e shokut STALIN dhe prandaj po i parashtrojmë këto pikëpamje tona dhe, në rast se gabojmë, të na vihen përnjëherësh në dukje për t’i korrigjuar.
Për Komitetin Central të PPSH
Enver Hoxha
ALMA MILE //Panorama
 
Back
Top