Halimi: Nesër miratohet rritja e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Në një status në rrjetin social Facebook, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha se nesër do të miratohet në Kuvend edhe rritja e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Nesër në parlament, pagat e prokurorëve rriten me 20%. Pagë jo më e vogël se 1 milion lekë në muaj për prokurorët e shkallës së parë.

Pagë jo më pak se 1 milion e treqind mijë lekë për prokurorët e apelit, dhe krimeve të rënda të shkallës së parë. Pagë jo më pak se 1 milion e katërqind mijë lekë për prokurorët e krimeve të rënda të apelit”, shkruan ministri.

Ai bën me dije se çdo prokuror, i cili ka një vjetërsi prej 25 vjetësh, do të përfitojë pagën e prokurorit më të lartë, edhe në rast se nuk do të ketë mundësinë që të promovohet. Ai shprehu bindjen se rritja e pagave do të ulë korrupsionin në institucionet e drejtësisë.

“Paga më të larta, përmirësim i statusit do të ndikojnë në rritjen e pavarësisë dhe paanësisë së prokurorëve të Republikës nga vektorët ekonomikë, dhe do të reduktojë korrupsionin në këto institucione duke konsoliduar sistemin e drejtësisë.

“Do të ndihmojë ata qindra prokurorë e gjyqtarë që sapo kanë nisur karrierën e tyre, ata qindra prokurorë e gjyqtarë që e nisin ditën e tyre me mendimin për të kryer punën me përkushtim e ndershmëri, për emrin e tyre dhe të familjes së tyre”.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
 
Back
Top