Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka deklaruar sot se do të merren masa të ashpra për të ndërprerë fenomentin e gjakmarrjes, duke parashikuar dënime të rënda.

Në një mesazh në Facebook, Halimi thekson se një person që vret për gjakëmarrje duhet të dënohet deri në burgim të përjetshëm.

“Une gjykoj se një person i cili vret duke përdorur institutin e gjakmarrjes nuk duhet të dënohet më pak se 40 vjet deri në burgim të përjetshëm. E gjithë shoqëria duhet të reagojë për ta ndërprerë këtë fenomen, por ligji duhet të jetë i ashpër ndaj atyre që mendojnë ta përdorin këtë mekanizëm, gjakmarrjen për të vazhduar ritin me tronditës në Europë” shkruan Halimi .

Sipas tij, kjo do të jetë paketa më e ashpër ndaj krimit urban, në këto 20 vjet, duke synuar reduktimin e këtyre fenomenëve tronditëse.

Halimi thekson se historia e lindjes së gjakmarrjes, është e lidhur ngushtë sa me mungesën e rregullave dhe shtetit dhe ligjit aq dhe me ata që e inkurajonin atë. Madje nëse nuk kryeje gjakmarrjen të gjithë të përçmonin, ashtu si Gjorgun, tek i shërbenin kafen nën dorë.

“Inkurajimi i këtij fenomeni makabër edhe nga vetë shoqëria, solli një situatë absurde në këtë vend. Tashmë është koha të presim me gërshërët e ligjit këtë fenomen, të ndërpresim inkurajimin, dhe për më tepër të ndëshkojmë ashpër ata që përdorin institutin e gjakmarrjes për të marrë jetë të tjera njerëzish” shkruan Halimi.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./
 
Titulli: Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

Pasi gjysma popullsis esht vrar nga ky fenomen,jan larguar... tani u kujtuan ta "presin me gersheret e ligjit".
Dhe vet Kryeministri esht ne gjakmarrje!
 
Pe: Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

Me perpara ne media lexoje "ne nje deklarate per shtyp" kurse tani shkruhet "ne nje mesazh ne facebook"....sa kemi perparuar :P

...dhe për më tepër të ndëshkojmë ashpër ata që përdorin institutin e gjakmarrjes për të marrë jetë të tjera njerëzish
Ne fillim duhet te mendoj te ndeshkoj ashper ata qe kryejne krime kot me koti per gjerat me te vogla ky dhe nese ata marrin ndeshkimin e merituar, nuk arrin njeri deri ne gjakmarrje...por kur tjetri lihet i lire eshte normale qe njeriu ta marre drejtesine ne duart e veta.
 
Titulli: Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

Plotësisht ministër burri i huaj.Ore ministër në rradhë të parë ligjet duhen ndryshuar me masën minimale që jep për vrasje gjykata,me dhe pa paramendim.Nëse një vrasës e dënon ashtu si duhet dhe ashtu si thua më lart për gjakmarrjen atëherë edhe nevoja e gjakmarrjes nuk ka pse shfaqet.Shëmbujt i ke në Shqipëri me diktaturën komuniste,po vrave me paramendim të vras,po vrave në gjaknxehtësi të fus 50-vjet në burg edhe hajt shëndet.Pse thoni nuk kishte gjakmarrje në atë kohë?Shumë thjesht gjakun e merrte shteti.
 
Jam shume dakort,

Na mbyten idiotet ne qeveri , mjere populli yne , :(
 
Titulli: Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

Sa muaj mungojne nga qershori????

Tani do degjojme nga nje perrall per dite, nga te dyja anet :).
 
Titulli: Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

Budallalliqe me brire opo sdin cte thone keta kur jane keto zgjedhjet aman!
Sa per te genjyer popullin kot.
 
Titulli: Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

Persa i perket gjakmarrjes, Enver Hoxha nuk ndaloi gjakmarrjen. Vrasje per motive gjakmarrjeje apo motive te tjera nderi e ku di une ka pasur edhe ne ate kohe por nuk merrej vesh nga njerezit si sot. Atehere nuk kishte media qe te raportonin keto gjera. Gjakmarrja qe sot eshte thjesht hakmarrje, do te zhduket ose ulet qe te mos ndjehet kur shqiptaret te urbanizohen me teper, te bjere rendesia e fisit, mentaliteti tribal me nje fjale.

Shqiptaret ta vleresojne me shume jeten dhe te mos vriten me nj-tj pse shikohen shtrember ne rruge ose ne kafene. Nderkohe nga ana tjeter sistemi i drejtesise duhet te dale nga kjo gjendje ku eshte, forca e ligjit te ndjehet por nuk zgjidh gje shteti me force. Eshte çeshtje kulture. Ai qe do te vrase ka per te vrare edhe sikur te jete shteti me i forte ne bote. Italia e jugut ka pasur problemin e gjakmarrjes si Shqiperia. Amerika nuk ka pasur gjakmarrjen por ka pasur Murder Incorporated. Kasaphane ka qene bere.
 
Titulli: Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

Mua me pelqeu kjo gje, por te dale ta shkruaje ne fb sa seriozitet mund te kete kjo valle?
Pffffff statuse ne fb per te vene ne dukje ligje hajde hajde

Gjithsesi uroj te funksionoje :)
 
Titulli: Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

As skan per te funksionuar ndonjehere keto ligje ne shqiperi pasi kjo esht metod e politikes ne prag zgjedhjes,per ti dhen popullit siguri,por ta harrojn kta se genjehet populli me statuse neper fcb-ra...Ah pika ktyre
 
Titulli: Halimi: Burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

Ne prag te zgjedhjeve kujtohet dikush, te marre masa dhe te ndryshoje ligjet, o gjoja se eshte per me te miren e popullsise, kur cdo dite nuk shihet vecse vrasje, gjakmarrje, ja edhe per nje fjale goje te vret njeriu. Ligjin e ben Maliqi! Keshtu jane poitikanet, shume llafe, premtime, por pak pune, ose aspak, dhe persa i perket fatkeqesise se tjetrit, nuk interesohet askush prej tyre. Njerezit vuajne dhe vazhdojne te vuajne.
 
Back
Top