Halili kryen ritin, “bekon” Tiranën

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Halili kryen ritin, “bekon” Tiranën

Autori: Adi Metaliu

Data: 28/11/2008

Bardheblutë janë mbledhur të gjithë rreth orës 18:30, ku kanë festuar e diskutuar për skuadrën

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka një mënyrë origjinale për t’i motivuar futbollistët e tij. Sigurisht, trajneri Slishkoviç ka bërë detyrën e tij gjatë gjithë javës në seanca stërvitore, për të marrë më të mirën nga futbollistët e tij në fushën e blertë, por nga ana tjetër Halili ka menduar për t’i çliruar psikologjikisht. Në përfundim të seancës së djeshme stërvitore të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit teknik janë lajmëruar se në orën 16:30 do t’i priste presidenti Halili në rezidencën e tij te “Vila Goldi”. Në fakt, që në orët e paradites, futbollistët janë lajmëruar se i kanë gati rrogat e muajit të fundit, kështu që mënyra më e mirë për ta mbyllur një ditë kaq të mbarë ka qenë festa e organizuar nga presidenti. Një mënyrë kjo për “t’i larguar futbollistët nga veset e këqija”. Më mirë një gotë bashkë me presidentin sesa kafe në lokalet e zhurmshme të Tiranës. Mjaft në humor është shfaqur vetë presidenti Halili, i cili ka theksuar se takime të tilla janë të përjavshme: “ثshtë një takim me mish peshku dhe gjel deti. Në mblidhemi shpesh kështu, nuk është hera e parë kjo…” Javët e fundit kritikat në drejtim të Tiranës kanë qenë të ashpra, pasi bardheblutë i janë gëzuar vetëm tripikëshit shumë të vështirë me Lushnjën, ndërsa me rivalët e Besës dhe Vllaznisë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, pa harruar edhe humbjen në Elbasan. Fitorja me Teutën këtë fundjave është detyrë dhe presidenca bardheblu nuk pret me “surpriza” siç ka ndodhur kohët e fundit. Halili “ka luajtur” shkëlqyeshëm duke i paguar futbollistët apo me organizimin e një mbrëmjeje të këndshme në rezidencën e tij, tani u takon lojtarëve t’ia shpërblejnë presidentit me fitore ndaj Teutës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top