Hakmarrja, maskat pritë 34-vjecarit, udhëtonte me të fejuarën në makinë..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
MILOT- Qëllohet me armë zjarri, teksa usdhëtonte në rrugën nacionale Milot-Burrrel, plagoset rëndë 34-vjecari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur Bushkash.

Nga hetimet paraprake mësohet se Agim Hajdini po udhëtonte me të fejuarën e tij në makinën tip “Fiat” me targa AA440ET, teksa papritur është përballur me të shtënat e armëve që vinin në drejtim të tij nga persona të maskuar.

Maskat kanë qëlluar nga krahu i shoferit, i cili udhëtonte nga Tirana në drejtim të Burrelit, ndërkohë që Hajdini ka vazhduar rrugën edhe për 4 km në gjendje të plagosur deri në spitalin e Burrelit. Atentatorët pas aktit janë larguar në drejtim të paditur.

Nga dëshmia e babait të plagosurit personat e maskuar i kanë bërë shenjë të birit të ndalohet, por 34-vjecarit nuk i është përgjigjur thirrjes. Nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi Hajdini mësohet se në vitin 2010 ka aksidentuar për vdekje një polic në Durrës.

34-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa fatmirësisht e fejuara nuk është prekur nga breshëria e të shtënave.

Forca të shumta policia kanë ngritur postblloqe të shumta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)
 
Back
Top