Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hakerat sulmojnë supermarketet në Suedi, temperatura e frigoriferëve rritet në 70 gradë, mijëra produkte rrezikojnë të prishen

Hakerat sulmojnë supermarketet në Suedi, temperatura e frigoriferëve rritet në 70 gradë, mijëra produkte rrezikojnë të prishen.​

1793622911961.webp
jë valë sulmesh kibernetike ka vënë në shënjestër disa prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të aktivitetit në disa prej pikave të shitjes.

Sipas raportimeve të mediave suedeze, ndërhyrjet kanë ndodhur nga mbrëmja e së dielës, më 1 nëntor, deri në mëngjesin e së hënës, më 2 nëntor. Hakerat dyshohet se kanë marrë kontrollin në distancë të sistemeve që rregullojnë temperaturën e frigoriferëve dhe ngrirësve, duke i çuar ato deri në 70 gradë Celsius.
Si pasojë, mijëra produkte ushqimore janë ekspozuar ndaj temperaturave të larta, duke rrezikuar dëmtimin e sasive të mëdha të mallrave.

Incidente me të njëjtën metodë sulmi janë raportuar pothuajse në të njëjtën kohë edhe në Belgjikë dhe Luksemburg, ndërsa një rast i ngjashëm ishte evidentuar më herët edhe në Francë.
Dëmet financiare në Suedi llogariten në qindra mijëra korona. Ndërkohë, raportohet se janë prekur edhe sistemet e arkave, të cilat kanë dalë jashtë funksionit, por ende nuk është konfirmuar nëse ky problem është drejtpërdrejt i lidhur me sulmin kibernetik.

Situata ka detyruar kompaninë të mbyllë përkohësisht disa prej supermarketeve të saj. Përfaqësuesit u kanë kërkuar ndjesë klientëve, ndërsa kanë bërë të ditur se po punohet për rikthimin e sistemeve dhe normalizimin e shërbimeve.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përmasat e plota të sulmit, mënyrën e ndërhyrjes dhe autorët përgjegjës.
G.shqip
 
Kur i lexoje këto lajme. Nuk bëhen pishman, qe kam hequr dorë nga këto gjëra.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back