Faqja zyrtare e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut është bërë objekt i hakersave shqiptarë. Sipas faqes “e-saloniki.gr”, hakerat i adresohen autoriteteve helene për rastin e Kudret Kumes (Ilia Karelit), duke dënuar ngjarjen dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund racizmit, ndaj shqiptarëve dhe jo vetëm.
Gazeta “Panorama” raporton se “bashkë me fjalët, hakerat shqiptarë kanë postuar edhe një video të diktatorit Enver Hoxha, kur ai fliste për marrëdhëniet fqinjësore më Greqinë”. “Kjo është për Kudret Kumen”, shkruajnë ata, ndërsa bëjnë thirrje që t’i jepet fund racizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Greqi.