Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hajduti me therret dhe me keshillon te jem njeri i ndershem

Akademiku Artan Fuga ka renditur disa nga rastet kur qytetarët ‘vidhen’ sipas tij, e hajduti ‘nuk lë gjurmë’.

artanfugaa1-1.jpg




Ndërmarrjet publike që ishin të të gjithëve u privatizuan në favor të ish drejtorëve, fituesve të paracaktuar të tenderave, dhuruar individëve gjoja për partneritet me privatin, m’i vodhën edhe mua. Hajduti përsëri nuk kap“, shprehet Fuga.

Më vodhën ajrin, pamjen e malit, diellin m’a zunë pallatet, më vodhën pra natyrën në qytet, hajduti nuk u kap akoma“, vijon ai.

Akademiku e mbyll shkrimin e tij me një ironi, ndërsa shprehet: “Andej nga ka ikur, hajduti më thërret dhe më këshillon që të jem njeri i ndershëm dhe mos vjedh!”


Postimi i plotë i Artan Fugës

14 herë i vjedhur, asnjëherë hajduti i kapur!
——————-
1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të miat, m’i morrën dhe ua dhanë atyre që ishin shitës atje, pra atyre që na shërbenin. Hajduti iku në drejtim të paditur.


2. Atyre që ishin në pallate dhe që paguanin qira u dhanë shtëpitë pothuajse pa parà, kurse ne që kishim paguar qira po në një shtëpi jopallat, nuk kapëm asgjë. Dolëm me nga një apartament mangët, na e vodhën.

3. Tokat bujqësore që ishin të fermave, pra pronë publike, ua dhanë atyre që punonin atje pavarësisht se edhe unë kisha pjesën time. Ma vodhën edhe tokën. Asnjë gjurmë hajduti.

4. Pronat e tokës të stërgjyshërve i shpërndanë te ish kooperativistët. T’i gëzojnë. Por, mua m’u vodhën në formë plackitjeje.

5. Ndërmarrjet publike që ishin të të gjithëve u privatizuan në favor të ish drejtorëve, fituesve të paracaktuar të tenderave, dhuruar individëve gjoja për partneritet me privatin, m’i vodhën edhe mua. Hajduti përsëri nuk kap.


6. Tenderat e privatizimit që u dhanë për miqësi e farefisni, të mirën publike, ma vodhën pjesën time. Hajduti iku në një makinë pa targa.

7. Bonot e privatizimit m’i dhanë, por ato u zhvleftësuan brenda një muaji, dhe vlera e tyre m’u vodh. Hajduti nuk u gjend.

8. Më vodhën ajrin, pamjen e malit, diellin m’a zunë pallatet, më vodhën pra natyrën në qytet, hajduti nuk u kap akoma.

9. Po më vjedhin edhe detin, hajdutët pa u kapur.

10. Më vodhën edhe nja 2000 dollarë te Sudja. Mirë ma bënë! Ca hajdutë vajtën dhe morrën edhe paratë e mia. Janë politikanë që hiqen se bëjnë teori të madhe dhe parimorë, gjoja. Pyesni Suden për ta. Bëjnë sikur nuk janë hajdutë tani.

11. Më vodhën edhe lekët që paguajta 10 vjet për taksën e pronësisë të apartamentit të blerë që ma merrnin edhe pse apartamentin nuk ma hipotekonin. Hajduti nuk kishte lënë asnjë gjurmë.

12. Më vodhën edhe floririn në tunel, edhe thesarin e Bankës. Hajduti nuk është ende i kapur. Mister!

13. Me vjedhin lekët sepse më duhet të blej pompa për ujin, t’i riparoj, të blej ujë për të pirë, të harxhoj korrent për pompën, kur me ujësjellsin paguaj që të ma sjellin ujin e pishëm në shtëpi. Hajduti bërtet kapeni hajdutin.

14. Më vodhën pardje edhe rrobat e banjos në pishinë. As e kërkova hajdutin fare, hallall t’i ketë !

Andej nga ka ikur, hajduti më thërret dhe më këshillon që të jem njeri i ndershëm dhe mos vjedh!


Panorama.al
 
Ndryshe ksaj i thon, të rraf ene s'të le me qa.
 
Ndryshe ksaj i thon, të rraf ene s'të le me qa.
Opo mire qe nuk te lene te qash por tani per dy muaj do na kerkojne edhe voten, ca per te vazhduar qeverisjen plot "suksese" e ca per te ndryshuar......hajdutin.
Tano Banushi ka nje batute-

Ate lloj ftyre e kte lloj ngjyre.

Fiks per hajdutet tane qe kane te njejten prerje por me ngjyre te ndryshme.
 
Opo mire qe nuk te lene te qash por tani per dy muaj do na kerkojne edhe voten, ca per te vazhduar qeverisjen plot "suksese" e ca per te ndryshuar......hajdutin.
Tano Banushi ka nje batute-

Ate lloj ftyre e kte lloj ngjyre.

Fiks per hajdutet tane qe kane te njejten prerje por me ngjyre te ndryshme.
Fiks lool
Ne jena bo mo keq se Cen Durim'madhi ???
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back