Hajduti i çokollatave

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date
Kur themi Belgjikë shumëkujt i shkon mendja tek çokollatat, prodhimet e famshme në të gjithë botën, me shije nga më të ndryshmet, që zor se mund t’u rezistosh.

Por tundimi i çokollatës mund të rezultojë fatal…ndonjëherë, dhe të përfundosh para gjykatës, siç është rasti i një 29-vjeçari në Belgjikë.

Historia e pazakontë e tij e ka vënë në qendër të mediave vendase. 29-vjeçari ka përfunduar para gjykatës pasi është kapur jo një, as dy, por plot 26 herë duke vjedhur çokollata në një supermarket.

E veçanta në këtë histori është se nuk kemi të bëjmë me ndonjë lypës apo të pastrehë që nuk ishte në gjendje të paguante çokollatat, por me një person të “shëndoshë ekonomikisht” i cili pranoi para gjykatës se kishte vjedhur, plot 26 herë në supermarket.

Gjykata mori në shqyrtim “dosjen” e tij dhe sipas mediave belge, pritet të dënojë “hajdutin e çokollatave” me një gjobë sa 10 fishi i dëmit që i ka shkaktuar supermarketit nga vjedhja e ëmbëlsirave.

Top-Channel
 

Attachments

  • cokollatat.jpg
    cokollatat.jpg
    33.9 KB · Shikime: 13
Pe: Hajduti i çokollatave

Po dhe ky sa budalla. Nuk shkonte dot me vjedh noj banke e te mbushte xhepat..po cokollata?
 
Titulli: Hajduti i çokollatave

haha :D

Te shijojne tmerresisht shume kur nuk i paguan. :D
 
Titulli: Hajduti i çokollatave

haha :D

Te shijojne tmerresisht shume kur nuk i paguan. :D

Po ju ne c`vend i vidhni, lol

Ps : U be ca kohe si kur i jam larguar disi ketyre gjerave te embla, preferoj me shum te kripurat...
 
Titulli: Hajduti i çokollatave

Te dollapi i shtepise. :D
 
Titulli: Hajduti i çokollatave

S'i ve faj te shkretit...ato çokollatat belge jane shume, por shume ama, te shijshme. Jane shkaku kryesor i kileve te teperta POR ia vlejne. :--P
 
Titulli: Hajduti i çokollatave

S'i ve faj te shkretit...ato çokollatat belge jane shume, por shume ama, te shijshme. Jane shkaku kryesor i kileve te teperta POR ia vlejne. :--P

si ska faj te shkoje ne burg per cokollata ??!! po te jene jimy choo shoes hajde de po per coko no chance:P LOLLOL per ty e ekame ahhaha

he more se ishte edhe nje shef ne angli para ca javesh qe vidhte djathe ne supermarket edhe kur them shef eshte celebrity chef po jo se nuk kishte lek ta blinte por i pelqente ose si te themi i ngjitej per dore ishte si tip semundje qe duhet kuruar
 
Pe: Hajduti i çokollatave

mmmmmmmmm....
 
Titulli: Hajduti i çokollatave

un kisha mendu se cokolladet e zvicrres jan me te mira se te belgjikes! nejse qenka hajdut i embel.
 
Titulli: Hajduti i çokollatave

LOL hahahah hej medet se paska as per her te par qeka i fiksum ku .
 
Pe: Hajduti i çokollatave

haha po ti mor djale hyje ne supermarket, e haje ate te shkrete cokollate mrena dhe mbasi te kishe mbaruar dilje nqfse i paske pas kaq fiksim :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top