Hajdutët çmontojnë Benzin 50 mijë eurosh në mes të Durrësit

cent

...Lontano
DURRES – اmontohet Mercedesi 50 mijë eurosh në mes të Durrësit. Hajdutët kanë arritur të zbërthejnë makinën e shtrenjtë, duke i lënë vetëm kabinën dhe gomat. Ngjarja ka ndodhur në orët e natës të së premtes, në Lagjen Nr. 5 të qytetit bregdetar, ndërsa grabitja spektakolare u pikas rreth orës 07:00 të mëngjesit nga vetë pronari i automjetit, emigrant i ardhur nga Anglia. Autorët kanë hedhur dhe grabitur njëra pas tjetrës të 4 dyert e Mercedesit tip “AMG CLS 350”, i cili është një automjet i sigurt dhe shumë i vështirë për t’u ndezur apo grabitur i plotë.
ddnecx.jpg
Fillimisht hajdutët, ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë pasur njohuri për këtë tip automjeti, pasi fillimisht kanë thyer xhamin trekëndësh të derës së pasme dhe më pas kanë hyrë brenda dhe kanë çmontuar dyert, prapakolpin bashkë me sensorët, një pjesë të grupit të timonit dhe sende që kishte brenda në automjet. Automjeti me targë AA 657 HT ka qenë i parkuar në një rrugë të brendshme në Lagjen Nr. 5, e cila nuk ka ndriçim. I befasuar ka qenë sigurisht edhe pronari i automjetit, i cili ka njoftuar mëngjesin e djeshëm policinë për grabitjen e autoveturës së tij.

Mercedesi në fjalë ka një çmim jo më pak se 50 mijë euro, por falë sigurimit full kasko, kompania është e detyruar tashmë që të sigurojë blerjen e të gjitha pjesëve të kësaj autoveture që janë vjedhur.

/BalkanWeb
 
Re: Hajdutët çmontojnë Benzin 50 mijë eurosh në mes të Durrësit

Emigranti me AMG CLS 350 sa ka ky rogen mujore aq ha benzi ne muaj :P mire ja kan be se me lek te pista do e ket blere
 
Re: Hajdutët çmontojnë Benzin 50 mijë eurosh në mes të Durrësit

Lol hajde hajde cbehet
 
Re: Hajdutët çmontojnë Benzin 50 mijë eurosh në mes të Durrësit

Sa i paskan prish pune kot pronarit....o te plote, o asgje...ca hajdutash jane kta! :P
 
Re: Hajdutët çmontojnë Benzin 50 mijë eurosh në mes të Durrësit

Sic duket keta hajdutet paskan pas nevoje per dyert dhe ato qe i kan vjedh kesaj makine , per makinen e tyre se normale qe i bejne shtrenjet ! sidoqofte e paska casco qe s'eshte probleme per te... :D
 
Re: Hajdutët çmontojnë Benzin 50 mijë eurosh në mes të Durrësit

:vetull:Nje vetur e tille me gjithe ato sgurime te mos kete nje alarm e te lihet mes rruge pa drita :Dpffffffffffffffffff

I
vje era bashkepunim me pronarin kesaj hajnie:peshkim:
 
Re: Hajdutët çmontojnë Benzin 50 mijë eurosh në mes të Durrësit

Nuk kam gisht ne kete proces cmontimi, besomeni :P ;)
 
Back
Top