Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 38,994
-
- Reagimet e mara
- 35,535
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms

Ka ardhur njohja e 87 për Republikën e Kosovës.
Pak minuta para orës 24 të ditës së premte, Ministria e Jashtme ka njoftuar se Haiti është vendi më i ri qa ka njohur shtetin e Kosovës.
”Ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme te Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë bërë publike njohjen zyrtare te pavarësisë së Kosovës nga Haiti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Haiti është shteti i 87 qe e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet vjen ne kohen, kur Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës se Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve te pavarësisë. //mesazhi