Hahn dhe Reinhold: Si u transkriptua shqipja 155 vjet më parë

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Në parathënien e librit të tij „Noctes Pelasgicae“, botuar në Athinë më 1855, kryemjeku gjerman i flotës greke, Karl Heinrich Theodor Reinhold, shkruan: „Gjykoj se miqtë e gjuhës pellazge që jetojnë në stere e kanë lexuar dhe e kanë në dorë veprën e të shquarit J. G. von Hahn; përndryshe ‘le t’u rrinë larg kë*tyre ‘Netëve’ dhe le të kërkojnë të tjera kënaqësi‘. Në të vërtetë kjo përmbledhje është si një lloj midhjeje që i shtohet darkës së begatë të Hahnit, e cila me të merr kundër*mimin e këndshëm të detit, ndërsa pa të mbetet e rëndë për stomakun dhe e patretshme.“
camja-300x300.jpg


Në shumë pikëpamje librin e tij Reinholdi e sheh si plotësim të „Albanesische Studien“ të Hahnit, me specimene nga të folmet më jugore të arealit të shqipes: ato që vinin nga Peloponezi jugor, ishujt e Species, Porosit, Hidrës dhe nga Athina. Në vitet dhe dhjetëvjeçarët që pasuan kjo përshtypje do të mbeste: ajo e doktorit që u dashurua pas gjuhës së marinarëve arbëreshë në flotën greke dhe që botoi ca pak këngë të tyre në plotësim të veprës së Hahnit të madh. Sepse veç librit „Noctes Pelasgicae“ dhe një libërthi të shkruar me dorë (!) e të litografuar një vit më pas, më 1856 (disa kopje të tij ruhen edhe sot në disa biblioteka të Europës), deri më 2005, vit kur u botuan të plota tekstet që kishte mbledhur Reinholdi kryesisht në vitet 50 e 60 të shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjithë ajo pasuri e mbledhur nga doktori, kryesisht nëpërmjet priftit arbëresh Vasili Saqelaridhi, mbeti e panjohur. Gjithë ato pjesë në prozë, dialogje, këngë, përralla, përkthime, epistolar, i patën në duar vetëm pak albanologë si Gustav Meyeri e Gustav Weigandi, vetëm ata e ditën që nxënësi kishte qenë po aq mjeshtër sa dhe mjeshtri i parë, që Reinholdi i kishte regjistruar tekstet e tij me një saktësi e akribi të rrallë.

Le të shohim shkurtimisht mjetet që përdor njëri e tjetri për të transkriptuar tekstet

shqipe.

Hahni sikurse dihet transkriptoi kryesisht me gërmat greke. Për fonemat e shqipes që i mungonin greqishtes ai përdori:

- për b një b latine

- për j një j latine dhe në fund të fjalës një γ të greqishtes

- për g grykore-palatale një γ dhe një pikë sipër:

- për gj një γ me pikë sipër dhe një j:

- për d një d latine

- për ë një ε me një vizë poshtë

- për q κj

- për l alveolare λj

- për nj νj

- për zh një σ greqishte me një pikë sipër:

- për sh një σ greqishte me dy pika sipër:

- për y një ü të gjermanishtes

- për hj a h grykore një χ greqishte me një pikë sipër.



Reinholdi përdor shkronja latine për tekstet e tij. Në parathënien e Noctes

Pelasgicae thotë: „Për të shkruar gjuhën shqipe, që është barabar e afërt me greqishten dhe latinishten, parapëlqeva të përdor shkronjat latine për të shmangur kësisoj atë mori të mërzitshme theksesh dhe zanoresh të aspiruara“. Nga gërmat greke ai përdor δ për dh, λ për ll alveolare-dhëmbore, θ për th, ζ për z, χ për hj apo një h të aspiruar grykore-qiellzore si te hje, pastaj herë-herë gërma greke si ξ, φ, ψ në fjalë me burim grek. Edhe pse thotë se shqipja është e baraslarguar nga greqishtja dhe latinishtja, Reinholdi është i bindur që kjo gjuhë është më e afërt e me një ndikim shumë më të madh historik prej latinishtes, ndaj dhe ka zgjedhur për pjesën dërrmuese të transkriptimit alfabetin e saj. Për regjistrimin e fonemave të tjera të veçanta të shqipes që nuk mbulohen nga shenjat e greqishtes, ai përdor:

- për e një è patheksore ose é theksore

- për ë patheksore e

- për ë theksore ӧ të gjermanishtes

- për y ü të gjermanishtes

- për gj një ḡ ose thjesht g para e, ë, i

- për h grykore ch

- për j j ose ï

- për nj n̄

- për q k̄ ose k para e, i

- për rr r̄

- për sh s̄

- për zh ζ̄

Sikurse te Hahni c është kombinimi i t me s (këtu Reinholdi përdor herë-herë edhe një ʒ sidomos kur është gjysmë e zëshme si te ʒoppe), ç kombinimi i t me s̄, x kombinimi i d me ζ, xh kombinimi i d me ζ̄.

Përtej arsenalit fonetik të Hahnit Reinholdi dallon dhe shenjon edhe këto fonema:

- ن për një ae si te aerë, aegrë, të laertë, shaetërinj, dhaemon;

- ӧ për një ë të theksuar dhe të errët si te ӧmë, ӧndë, bӧnë, ӧmblë, nëng etj.

- gk për një ng të shkrirë, të ngjashme me greqishten γκ si te nëgk (nuk), gka, shtrogkë.

Por nuk janë vetëm këto fonema të mirëfillta që kanë gjetur grafemat përkatëse, Reinholdi shenjon edhe bashkëtingëlloret gjysmë të zëshme (apo gjysmë të shurdhëta), dmth. shkallët e ndërmjetme mes p e b, t e d, k e g, c e x, f e v, s e z, duke i vendosur bashkëtingëllores së shurdhët një pikë poshtë, përkatësisht p̣ ṭ ṣ etj. për të shenjuar fjalë si mp̣sonj, u mp̣lak, ṣbardhet, ṣgjonj, kuvenṭa, vëshṭon etj. Më tej, Reinholdi shenjon me grafema dyshe disa raste konsontesh „ekspolozive“, ku ndihet se ka rënë një konsonante tjetër pra kemi një grup të asimiluar: kështu mmërda ku do ketë qenë mbërda, jammë ku është asimiluar p pra ka qenë japmë, vannë ku ka qenë vajtnë, munnë ku ka qenë mutnë etj. Theksimi i konsonantit mund të ketë një arsye tjetër si te vunnë, lënnë (p.sh. për analogji) me një shqiptim që të kujton atë të bashkëtingëlloreve dyshe të italishtes.

Pasi përshkruam sistemin grafik të Reinholdit, le të shohim shkurtimisht një tekst nga fletoret e tij, Kuvent i di vetëvet, për të kuptuar saktësinë dhe sofistikimin e regjistrimit të gjuhës dhe le ta krahasojmë atë me një tekst të regjistruar nga Hahni te Albanesische Studien.



Në tërësi, krahasuar me atë të Hahnit, sistemi grafo-fonematik i Reinholdit është më i rafinuar dhe më pranë gjuhës së folur shqipe. Vetëm se ka një të keqe: është tepër i hollë për t’u përdorur prej kujtdo, aq më pak për t’u bërë normë për transkriptimin e shqipes, qoftë dhe vetëm të toskërishtes. Në qoftë se mund të themi që Hahni punoi me incizim pllakash të thjeshta, Reinhodi, dy vjet më mbas, përdori një diktofon elektronik modern. Kuptohet, flasim gjithmonë në mënyrë figurative, sepse bëhet fjalë për një periudhë rreth 30 vjet para se Edisoni të shpikte gramafonin.



Teksti 1.

Kuventë di vetëvet (me të prëgjegjurë)

Jorgji (pjek derën’ e Dhimitrit). Dhimtrë! Flae akoma?

Dhimitri. Ti Jorgj Je? Ndëlemë një çiçkë: pce jam zgjeshurë.

J. Akoma nani flae? Vate gati drekë -

Dh. Nani mbë një! prit! arrura. – (U ngre Dhimitri e hapi derënë).

J. Mirë ditë!

Dh. Mirë ditë! Mi’s'erdhe! urdhëro! rri ndë thron! – Më lipsetë shërbëtori, e do vinjë ku-do

ishtë: – mik! ndëlemë prë një çiçkë të vishem. (U vesh e erdh)

Dh. E si vete Jorgj, si shkon? si na këltove?

J. U, mik, kam ardhurë të të ftonjë: çë kemi sot një shoqëri, ka pesë vetë: ishtë Kosta i Xhinit, Antoni Glati, Jorgji Rusi, ti edhe u: pesë: të vemi de një perivol, të hamë një

ber të pjekurë.

Dh. Le të jeni mirë, çë më këltoni – po u do mos kem nge (flet shërbëtorit:) Jan! bën di

kafe, sellna edhe donjë t’ëmblë: çibuk mikut

J. Jo, mik! nëkë bën, të mos vish, pce do helmonhenë tuti shokëtë, më shumë Russi



Teksti 2.

Qe dhe s’qe. – Qe një herë vajzë, e martuarë, ndë një vënd të huaj, pa vaturë ndë njerëz të saj pesë vjet.

Një ditë tek mirte ujë ndë krua, rëkonte për njerëz të saj; atje tek rëkonte, erdhi një plakë (e ajo qe siqenëza), që kie katër si, di prapa di pëpara, po vajza s’e njohu, se të di të prapësmitë i kish lidhurë me shami) e i tha: pse qa biro?

i thotë: qa o zonjë, se kam pesë vjet që s’kam parë babanë e mëmënë time, udha ishtë e largë e s’kam njeri të vete.

i thotë plaka: unë të shpie biro, se kam punë ngjer atje, po hajde, ormisu e këtu të pres.

vate vajza ndë shtëpi të saij: uormis e shpeijtoi te plaka, që e prit ndë krua.

muarë një a di sahat udhë, e uarruanë ndë një vënd të fshehurë, që atje qe shtëpi e siqenëzësë, e vajzë e saij, që e thoshnë maro, rinte brënda.

ahere e kupëtoi vajza, që plaka qe siqenëza, po s’kish nga të ikën.

si rijti brënda siqenëza, porsiti vaizën‘ i saj të dhiste furënë, e vetë dolli jashtë për të mbëjidhurë dru.

(nga „Albanesische Studien II“, Jena 1854, f. 164.
Përralla është mbledhur nga mësuesi i Hahnit për toskërishten Apostol Panajoti, në fshatin Labovë pranë Gjirokastrës) Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top