Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1951)

Kresha

A pretty face can never trick me
Teologu, përkthyesi, poeti, publicisti, mësuesi e patrioti Hafiz Ibrahim Dalliu, lindi në Tiranë më 1878 në një familje të nderuar e me tradita fetare.



Autor: H. Faik A. Kasollja

Teologu, përkthyesi, poeti, publicisti, mësuesi e patrioti Hafiz Ibrahim Dalliu, lindi në Tiranë më 1878 në një familje të nderuar e me tradita fetare. Ndjenjat fetare ia ushqyen prindërit qysh në fëmijëri, më vonë gjatë procesit të studimeve në Stamboll, Ibrahimi i ri u pajis me një kulturë të shëndoshë islame e qytetare dhe që nga kjo kohë ai e përcaktoi rrugën e vet të një pasuesi të vendosur të Islamit e të një mbrojtësi konsekuent të çështjes së Shqipërisë.

Hafiz Dalliu mendonte se funksionarët e Xhamisë dhe të gjithë besimtarët myslimanë kishin nevojë të menjëhershme për literaturë fetare në gjuhën shqipe, prandaj nxitonte qysh kur ishte në auditorët e shkollës që fillimisht djemve e vajzave t'u mësonte shkrimin e leximin e shqipes dhe për këtë sapo u kthye në atdhe, me shumë zell mori përsipër detyrën e mësuesit në një nga shkollat e para të Tiranës (1901), me gjithë vështirësitë e shumta e pa u shkëputur nga detyra e imamit në faltoret e qytetit të lindjes.

Në formimin me ndjenja patriotike te Dalliu ndikoi bashkëpunimi me atdhetarë tiranas. Në librin e tij "Patriotizma në Tiranë", autori ka përmendur mbi 150 burra aktivistë e veprimtarë të vendosur të kombit. Këto qenë motivet që Hafiz Dalliu u zgjodh delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit më 1909, ku u vendos hapja e Shkollës Normale (e para shkollë e mesme pedagogjike në gjuhën shqipe në Shqipëri) e ku Dalliu u emërua mësues i kësaj shkolle të re. Mirëpo këto bindje e qëndrime 'heretike' të një shqiptari të përkushtuar e çuan Hafiz Dalliun në burgje mizore deri në dënimin kapital dhe përndjekje të egra. U desh ndërhyrja e miqve dhe e shokëve si Hasan Prishtina, Mihal Grameno etj., që detyruan autoritetet gjyqësore ta nxirrnin nga burgu. E gjithë jeta e Hafizit është e ngjeshur me ndjekje policore sepse ai luftonte padrejtësitë dhe mbronte interesat e Shqipërisë. Pas Luftës II Botërore u emërua mësues në Medresesnë e Përgjithshme të Tiranës për lëndët e Besimit Islam. Ne, ish-nxënësit e tij dëgjonim me vëmendje e interesim të posaçëm shpjegimet e mësimeve të besimit islam, të cilat pedagogu gjithsesi i shoqëronte me histori e ngjarje nga përvoja e tij e gjatë, ku binin në sy pikëpamjet e tij shoqërore e ideologjike që herë pas here i ilustronte më versete nga Kurani Famëmadh e porosi të zgjedhura nga fjalët e H. Muhamedit a.s.

Zhvillimet politiko-shoqërore që ndodhën në vendin tonë pas Luftës, në fundin e vitit 1944, ndryshuan strukturën sociale e të gjitha fushave të jetës në qytet e në fshat, në sistemin ekonomik, arsimor... deri në raportin e marrëdhënieve të individit me të tjerët. Vendosja e diktaturës së shtetit monist cenonte interesat e të gjitha shtresave dhe të drejtat e masave popullore, prandaj Hafiz Dalliu nuk mund të pajtohej me regjimin ateist, komunist e diktatorial dhe pikëpamjet e tij i shprehte hapur qoftë edhe përpara nxënësve gjatë orës së mësimit. Ai nuk mund ta mendonte shtetin të tillë që merr nëpër këmbë të drejtat më elementare të qytetarëve, ndërgjegjen dhe bindjet e tyre fetare. ثshtë thënë se atje ku ishin ngjarjet e mëdha të vendit, atje gjendej dhe Hafiz Dalliu. Vetë Hafiz Dalliu thoshte: "... Përderisa në vendin tonë do të dominojnë e do të administrojnë njerëz që nuk kanë menduar në të mirë të Atdheut, unë do të jem në opozitë..."

Mirëpo ky lloj qëndrimi nuk i pëlqente diktaturës së kuqe, prandaj e arrestuan, e burgosën dhe e torturuan pa asnjë argument ligjor; pas disa muaj mundimesh në duart e persekutorëve të birucave (nëpër qelitë e burgut), e liruan për mungesë faktesh dhe del nga burgu i sëmurë, i dobësuar sa nuk qëndronte dot në këmbë dhe për pasojë vdes në vitin 1951.

* * *

Harmonizimi i veprimtarisë së tij të larmishme dhe botëkuptimit me prirje idealiste në një linjë të unifikuar te Hafiz Ibrahim Dalliu, është në radhë të parë një dhunti që vetë Zoti xh.sh. i dhuron pa masë një kategorie të veçantë njerëzish, të cilët dallohen prej të tjerëve nga shpirti i tyre i madh e i pakursyer, iu dhuron atyre që bëjnë më shumë për të tjerët sesa për vetveten.

Me Madhninë e Tij, kë don, Allahu xh.sh. e drejton në rrugën e mbarësisë. "... Jehdi men jeshau ila siratin mustekim..." (Kurani,) ثshtë thënë se bujaria i hap besimtarit mysliman rrugën e Parajsës. Edhe Hafizi i tillë ishte. Ai nuk kurseu as pasurinë, as fuqitë fizike e as intelektin e tij me atë horizont të gjerë kulturor në të mirë të Islamit, në të mirë të Shqipërisë. H. I. Dalliu ishte i bindur se pa një shtet të stabilizuar, të qetë, të pasur e të sigurtë njeriu nuk mund të ushtrojë besimin fetar. Tek ai gjejmë të ngjizura në një ekuacion faktorët e binomit FE - ATDHE si zgjidhja më e mirë dhe e garantuar, ku asnjëra nga të dy kufizat nuk qëndron dot pa tjetrën.

Shkrirja në një front të vetëm të përpjekjeve për përparimin dhe konsolidimin e Islamit me luftën për çështjen kombëtare, pa zvogëluar rëndësinë e njërës në kurriz të tjetrës dhe pa i dhënë njërës më shumë prioritet se tjetrës, në këto motive konsistonte sekreti i mundit plot vetmohim i Hafiz Ibrahim Dalliut, mishërim i binomit "Fe-Atdhe" që bashkëjetojnë në të njëjtën kohë e vend e asnjëra nuk e përjashton tjetrën. Shqipëria dhe Islami janë dy nocione që detyrimisht qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. I madhi Faik Konica ka thënë: "Të mos ishte Islami, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër por jo shqiptar".

Hafiz Dalliu me shkrimet e tij u përpoq që të hapte shtigje drite në mendjet e në ndërgjegjen e bashkatdhetarëve, në atë periudhë tranzicioni dhe tepër kritike të historisë së kombit shqiptar të mbetur pa përkrahje e pa mbrojtje, mes armiqsh të shumtë e të pangopur. Të flasësh për Hafiz Dalliun nuk është asnjëherë e tepërt, porse për të njohur më mirë këtë figurë madhore islame, këtë luftëtar trim të shqiptarizmës, këtë poet gojëmjaltë të vargut shqip, gjithsecili në mënyrën e vet do të arrijë vetëm duke njohur shkrimet e këtij mësuesi veteran. Për këtë qëllim po sjellim fare shkurt subjektet e disa prej veprave të tij fetare e letraro-patriotike:

1. "Libri i së Falmes", tregon rregullat kryesore të të gjitha namazeve ditore e periodike, dispozitat kuranore në lidhje me këtë shtyllë të Islamit. Aty janë përfshirë pjesët kuranore që mund të shërbejnë gjatë faljeve dhe lutjet e rastit në arabisht e të transkriptuara dhe të përkthyera në gjuhën tonë. Hafiz Dalliu i vinte rëndësi të madhe faljes (namazit), ashtu siç e ka vlerësuar Allahu xh.sh. në Kuran. Libri është shpërndarë falas; ai ka ndihmuar për shumë kohë besimtarët myslimanë që të falen, të kryejnë këtë detyrë, të obliguar për çdo individ.

2. "Dhanti e Ramazanit", përmban rregullat e agjërimit, si e kur lejohet që të mos agjërohet, kur ndërpritet agjërimi dhe si konsiderohet agjërimi i prishur etj. Autori ka parashtruar në këtë libër edhe dobitë fiziologjike, rëndësinë e edukimit moral nëpërmjet agjërimit dhe vlerën shoqërore të tij.

3. Ilahija "Një lutje shpirtit të madhnueshëm të Resulull-llahit", botuar shumë herët, është hymn fetar i frymëzuar për dashurinë që ka myslimani për Profetin e tij dhe për Islamin. Ideja se feja myslimane është shtrirë në të tërë rruzullin tokësor jepet me art nëpërmjet perifrazës së bukur: "...N'rruzull t'dheutanëembanë/ Në çdo çast thirret ezan,/ Ty Resulull-llah të thanë./ ndoresh ja Resulull-llah...". Në hapësirat e veprimtarisë letrare H.I. Dalliu ka shpalosur talentin poetik dhe shpirtin patriotik të paepur.

4. Te libri "Patriotizma në Tiranë", autori ka marrë në analizë zhvillimet e shoqërisë shqiptare dhe pjesëmarrjen e atdhetarëve të Tiranës në veprimtari patriotike, para e pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, si lëvizje e përhapur edhe në qytete të tjera të vendit. "Patriotizma..." është një vepër dokumentare e papërsëritshme e këtij dëshmitari okular, siç ishte vetë Hafizi, pjesëmarrës aktiv i vijës së parë në veprimtaritë e kohës.

5. Poema satirike "Dokrrat e Hinit" vë në lojë ata njerëz që nuk i sjellin asnjë dobi atdheut dhe e kalojnë kohën nëpër lokale kafenesh me biseda të padobishme. Ja se si i ironizon poeti pseudointelektualët që i përdorin fjalët e huaja vend e pa vend: "...Ja, për t'quejt, inteligjenca,/ Flasin disa fjalë të gjata,/ Konferenca, konkurenca,/ Proponimi, komunikata./ A kështu ka folë yt atë?/ Ku asht shqipe kjo gjuhë dreqi?/ ç'janë kto fjalë nga'i hapashalë?....". Sidoqoftë kryevepra e Hafiz Dalliut është vepra "E lemja dhe jeta e të madhit Muhamed a.s.", vepër origjinale në vargje (6143 vargje), po nuk bie më poshtë edhe Tefsiri i Kuranit i titulluar "Ajka e kuptimeve të Kur'ani Qerimit" përkthyer prej vetë Dalliut.

Kontributin e Hafiz Ibrahim Dalliut në dobi të të gjithë botës islame shqiptare e kanë patur parasysh edhe shqiptarët e trojeve etnike të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e më gjerë. Ata kanë vendosur ta botojnë e ta ribotojnë të plotë të gjithë veprën e Hafiz Dalliut. Një studim me rëndësi për jetën e Hafiz Dalliut ka bërë Doc. Sinan Tafaj që ka mbetur në dorëshkrim deri tani.

Dihet edhe një gjë tjetër që emri i mirë që ka gëzuar dhe gëzon në popull, janë munduar që ta eklipsojnë elitat dhe është lënë në harresë prej tyre, siç konstaton edhe prof. Aurrel Plasari: "...Ka qenë prirje që figurën e Hafiz Ibrahim Dalliut për ta lënë jashtë, për ta lënë në harresë, për mos ta dashur...".

Pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri janë bërë studime e hulumtime serioze për dijetarë e atdhetarë të veshur me petkun e nderuar fetar; janë botuar monografi, artikuj gazetash e studime të posaçme shkencore e veprimtari të tjera për aktivistë të shquar si: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Said Najdeni, Ferid Vokopola etj.

Le të shpresojmë që edhe një monografi për Hafiz Ibrahim Dalliun të dalë sa më parë në dritë.

Krijimtaria e Hafiz Ibrahim Dalliut



a) Veprat fetare

• Texhvidi (Rregullat e leximit të Kuranit), botuar më 1921.

• Ilmihali (Mësime të Fesë Islame).

• Dhanti e Ramazanit, botimi i parë 1921.

• Ajka e kuptimeve të Kur'ani Qerimit (U botuan vetëm shtatë xhuze, pjesa tjetër mbeti pa u botuar).

• E lemja dhe jeta e të madhit Muhamed a.s., 6143 vargje, 1934.

• C'është Islamizmi, 1935.

• Udha Muhamedane (Tarikati muhamedije) e Muhamed Bergjiviut, përkthyer nga Dalliu dhe botuar më 1936. Ribotuar më 2000 nga AIITC.

• Besimet e muselmanëve, në vargje. Botimi IV më 1937.

• Libri i së falmes, botuar më 1937.



b) Krijimtari artistike e studime historike

• Grenxat e kuqe të Tiranës, poem satirik në vargje, 1915.

• Dokrrat e hinit, satirë në vargje, 1922.

• Patriotizma në Tiranë, botuar më 1930.



c) Publicistikë

• Gazeta "Dajti" 1924.

• Gazeta "Dajti në gaz".


//mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top