”Habilajt transportonin drogë me ambulancën e spitalit dhe me lejen e drejtoreshës”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
”Habilajt transportonin drogë me ambulancën e spitalit dhe me lejen e drejtoreshës”

22852146_892904204203821_7558652553103568080_n-960x436.jpg


TIRANE- Duke iu referuar qytetarit dixhital, përmes një statusi në Facebook ish- kryeministri Sali Berisha thotë se vëllezërit Habilaj të arrestuar në Itali pë trafik narkotikësh transportonin drogë me ambulancën e spitalit të Vlorës dhe me lejen e drejtoreshës së këtij institucioni Brunilda Mersini.

Statusi i Sali Berisha:
Habilajt me lejen e drejtoreshes perdornin edhe ambulancat e Spitalit per transportin e droges!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“PESH Z berisha bashk me ifermjerin esht dhe dretoresha brunilda mersini jam i sigurt qe edhe Brunilda eshte e perfshire ne kte gje, kam jetuar 4 vjet ne vlore dhe kam qen ne brendesi te spitalit te vlores e di se cfar behet , aty edhe ambulancat benin transportin e hashashit per habilajt ku Brunilda ishte ne dijeni te plote per kte gjene vlor anonim te lutem”.

b.tiranaobserver
 
Vlorë, sekuestrohen pasuritë e Habilajve

pasuria1.jpg


Policia ne qytetin bregdetar te Vlores ka sekuestruar pasurite e vellezerve Habilaj, te dyshuar si te perfshire ne trafikun nderkombetar te droges

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilja dhe F.Habilja., si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme :

Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe F.H..

Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit F.H..

Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit A.H.

Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..

Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M.

Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit A.H.

Vijon puna për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(gazeta-Shqip.com)
 
Itali, Gjykata e Katanias lë në burg Habilajn

Gjykata e Rivlerësimit e Katanias, 48 orë pas dëgjimit të pretendimeve të 6 nga të arrestuarve të të ashtuquajturës “Dosja Habilaj”, vendosi këtë të enjte mosndryshimin e masës së sigurisë dhe qëndrimin e Moisi Habilajt dhe 5 bashkëpunëtorëve të tjerë të tij në burg.

Vendimi është depozituar rreth mesditës në sekretarinë e Gjykatës së Katanias nga tre gjyqtarët Iarato, Benanti dhe Catena. Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë do qëndrojnë në burg deri në përfundim të procesit penal ndaj tyre.
Provat e paraqitura nga Prokuroria e Katanias, lidhur me përfshirjen e këtij grupi në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë qenë bindëse për gjyqtarët, të cilët e refuzuan rekursin e paraqitur prej tyre, duke konfirmuar arrestin në burg.

Të martën, Moisi Habilaj dhe 5 nga bashkëpunëtorët e tij, të arrestuar tashmë, u paraqiten përpara gjykatës, ku nuk hezituan të mohonin akuzat dhe të kërkonin lirimin e tyre. Kërkesë kjo e konfirmuar nga avokati i Moisi Habilajt për Top Channel, sipas të cilit, akuza është sipërfaqësore.

Tashmë të arrestuarit do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, ndërsa nga ana tjetër Prokuroria e Katanias do të nisë përgatitjen e dosjes për dërgimin për gjykim të 12 pjesëtarëve të këtij grupi të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij janë ndjekur e përgjuar për katër vite, ndërsa janë kapur 3.5 tonë hashash që ata trafikuan drejt Italisë.

Arrestimi i Habilajve në Siçili shkaktoi tërmet politik në Shqipëri. Prokuroria shqiptare kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit Tahiri, por mori leje vetëm për kontroll personal dhe banese. Dosja “Habilaj” në Itali hapi në Shqipëri çështjen “Tahiri”, e cila për opozitën është kthyer në “kalin e betejës” politike.

(gazeta-Shqip.com)
 
Me i thon nje Veriori o spiun, ma mire e sha se i thu at fjale... po Saliu pavarsisht viteve, kshu ka qene dhe ne sistemin Komunist, i tille!
Spekulimet nuk jan prova dhe as te besueshme, une e shoh shume te fryre kte situaten e ketyre 3 Vllezerve Musketjeret e Hashashit. Di te them qe ka koka me te mdhaja se kto!
 
Back
Top