"Guri i rende, ne vend te vet"

LoSsT

VIP
V.I.P
"Gurii rende, ne vend te vet" ishte nje shprehje-keshille qe perdorej nga
nga te vjeterit tane, qofte ai gjyshi e me pas babaji.

Kjo shprehje-keshille u trashegua dhe transmetohej brez pas brezi.

"Guri i rende, ne vend te vet", ne ate kohe kishte kuptimin e mbajtjes
se femijes prane families, prane prinderve por, ato e lidhnin dhe me
vendin, qytetin ku njeriu ishte rrit, ku kishte kaluar femijerine, ku
kishte prinderit, ku kishte shoqerine e kujtimet e tije, ku mendonin se
mund ta kishte me te lehte te perballonte dhe veshtiresite e jetes!

Vitet hecin, me kohen dhe shoqeria, konceptet evulojne.


Ne shqiptaret, jemi shpernda neper Bote dhe secili ka krijuar ambjentin e
tije social atje ku eshte. Dikush ndjehet mire e dikush mbase pak me
mire ne ate ambient, por kjo ska shume rendesi, rendesi ka si e
konceptoni kete thenie dhe sa vend zen tek Ju per vendimet e metejshme
ne jete?
Pershembull, me sakte, mendoni qe dikur ne moshen e pleqerise=pensionit
ti kalonit ato vite ne vendin tuaj ku keni lindur e jeni rritur?

Mendova ta shtroj kete pyetje sepse, shume shqiptare qe has-im, te cilet
jetojne diku jashte ne perendim , shprehin kete deshire.
 
Pe: "Guri i rende, ne vend te vet"

Ti shume gjera i ke thene vete.

Nje person qe iken jashte shtetit ne nje menyre ai behet pjese e atij vendi.
Krijon nje jete deri diku,nese kthehesh ne vendin tend je e huaj edhe atje.
Jane norma qe per nje moment te duken te reja,rregulla qe i harron etj.
Dhe nese kthehesh edhe ne vendin tend duhet tia fillosh nga 0.

Une skam sh kohe larg shqip por sdua te largoj sh dhe para pensionit dua te kthehem.
 
Pe: "Guri i rende, ne vend te vet"

Une sic duket sjam dhe aq gure i rend, duhet te jem nga ata qe kane boshlleqe me ajer brenda... lol
Gjithmon do shkoj per te takuar miq, shoke e familjare, por jo per te jetuar.
Megjithate nuk i dihet se cfare te sjell jeta.
 
Pe: "Guri i rende, ne vend te vet"

Teme e bukur, te pergezoj.

Veshtiresia ama qendron tek peytja: ku eshte vendi im? A konsiderohet vendi yt ai vend ku prinderit te sollen ne jete, ku kalove vitet e para te femijesire dhe ku e flet gjuhen zyrtare, apo valle vendi yt te behet ai vend ne te cilin u rrite, kalove adoleshencen, u edukove, u punesove dhe me realitetin e te cilit perballesh ç’do dite?
 
Redaktimi i fundit:
Pe: "Guri i rende, ne vend te vet"

Elushe, ne fakt pyetja eshte me se e drejte, dhe pergjigjes time i takon te jete e shkurter, nje fakt tjeter mbeshtetes i gjykimit tend eshte se nje pjese e mire e emigranteve kane tentuar dhe vazhdojne te bejne nje gje te tille, qe edhe pjesa tjeter e te njohurve te tyre ( gjiri i gjere familjare ) te jete pjese e jetes se tyre te re atje ku jetojne, si pasoje lind edhe bindja per te konsideruar te pandashem vendin ku ndodhen. Megjithate besoj se koncepti i temes mbetet korrekt ( te pakten per ate pjese te mire qe kane rrenje te thella ne vendin Meme ).
 
Titulli: "Guri i rende, ne vend te vet"

C' ne sqenka komentuar kjo tema me shume?! Gjthss,

Shprehje shume e vertete,Duke lexuar Morenen Zanen dhe Elushen, mendoj se NDoshta kjo shprehje mer varjacjon te vendit ku je rritur e jeton, vetem per disa shtete te botes, ne te cilat pas nje kohe te caktuar nuk arrin te dallosh vendasin nga i ardhuri, ama ne disa te tjera dhe 30 vjet te jetosh prap e ndjen diferencen se nuk i perket atij vendi.

Nqs do flisja duke ju referuar Vetes, Une pjesen me te madhe e kam kaluar ne Shqiperi, Kam gati 6-7 vjet ne shtetin ku jam tani, ama asnjeher sjam ndjere pjese e tij edhe pse kam shoqeri te pafund, kam perfaqsuar ket shtet ne shume konferenca e budallalliqe, ama prap snuk:(. Normal sh gjera ketu jane me te lehta per mua, si puna psh dhe ana profesjonale. MGjth, sa here qe bej plane per jeten, synim kam Shqiperine(edhe pse ndoshta nuk kthehem me kurre atje perfundimisht).Per vete sa here kthehem ne Shqiperi, (1 her ne 2 vjet, Lol) kurre sjam ndjer e huaj, perkundrazi mduket sikur cdo gje eshte atje ku e kam lene si familja si shoqeria si vendi... cdo gje.. Madje dhe me te afermit sillem sikur mos te isha larguar kurre. Tani a jam une kshu apo eshte per te gjithe se di ama per mua vertet GUR i REnde ne vend te tij.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Guri i rende, ne vend te vet"

ah... cna cove larg. Por eshte dicka qe do vije. Nuk kam asnjeri ne AL, gjith kusherinj, shoqeri gjimnazi i perkasin atij brezit te djegur dhe si rrjedhoje nuk me terheq asgje ne Al.

Me e bukura eshte se kur jam ketu ndjehem e huaj por edhe kur vij ne Al ndjehem e huaj.

Nese kthehem kam ca toka ne Velipoj afer derdhjes se Bunes. Nuk do jem ajo gjyshja tipike shqiptare, une do jem nje plake e vrazhde me llull ne goje, me cizme gjahu apo rrjete peshku( cpo me kujton ky pershkrim Antoni Quins tek filmi "plaku dhe Deti ") . Deti ku do qe te jete ai do jete mbremja e jetes sime
 
Titulli: "Guri i rende, ne vend te vet"

Ngado qe te shkosh, nga do qe te jetosh, ngado qe te lesh gjurme dhe cfardo suksese te arrishe kam pershtypjen se sinonimi i ardhur apo ardhacak do kohe, kohe e kohe qe te hiqet.

Kshu pra, gjurma jote, fryma jote, suksesi yt eshte me i rende (me i rande i thoshim ne) ne vendin e tij. Se paku aty ke nje toke mbi te cilen ke shkuar zhagas dhe me te cilen jan perzier djerset tua, lotet tu, thembrat tua dhe cfar jo tjeter. Ke dhe lidhjen gjenetike me te (rrenjet i ke fell te ngulura aty).
 
Titulli: "Guri i rende, ne vend te vet"

ah... cna cove larg. Por eshte dicka qe do vije. Nuk kam asnjeri ne AL, gjith kusherinj, shoqeri gjimnazi i perkasin atij brezit te djegur dhe si rrjedhoje nuk me terheq asgje ne Al.

Me e bukura eshte se kur jam ketu ndjehem e huaj por edhe kur vij ne Al ndjehem e huaj.

Nese kthehem kam ca toka ne Velipoj afer derdhjes se Bunes. Nuk do jem ajo gjyshja tipike shqiptare, une do jem nje plake e vrazhde me llull ne goje, me cizme gjahu apo rrjete peshku( cpo me kujton ky pershkrim Antoni Quins tek filmi "plaku dhe Deti ") . Deti ku do qe te jete ai do jete mbremja e jetes sime

A po ma run edhe mu nji dhom?

Ngado qe te shkosh, nga do qe te jetosh, ngado qe te lesh gjurme dhe cfardo suksese te arrishe kam pershtypjen se sinonimi i ardhur apo ardhacak do kohe, kohe e kohe qe te hiqet.

Kshu pra, gjurma jote, fryma jote, suksesi yt eshte me i rende (me i rande i thoshim ne) ne vendin e tij. Se paku aty ke nje toke mbi te cilen ke shkuar zhagas dhe me te cilen jan perzier djerset tua, lotet tu, thembrat tua dhe cfar jo tjeter. Ke dhe lidhjen gjenetike me te (rrenjet i ke fell te ngulura aty).

E paskam pyetur LoSsT me lart, edhe te njejten pyetje po ta drejtoj edhe ty: ku eshte vendi im? A eshte i njejte per te gjithe apo varet se ku e ndjen te tille?
 
Titulli: "Guri i rende, ne vend te vet"

A po ma run edhe mu nji dhom?

E paskam pyetur LoSsT me lart, edhe te njejten pyetje po ta drejtoj edhe ty: ku eshte vendi im? A eshte i njejte per te gjithe apo varet se ku e ndjen te tille?

Degjo Elushe, me duket e kam sqaruar me ceshtjen e rrenjeve. Me rrenjet kam patur parasysh lidhjet gjenetike (se bashku me ca virtyte dhe karakteristika) te cilat deshte apo nuk deshte ti, i ke thelle nga atje ku erdhe. Kujtoje se kudo qe te lindesh rrenja bazike primare eshte atje nga vjen.
 
Pe: "Guri i rende, ne vend te vet"

Te njejten pyetje kam dhe une si Elushja...Ku eshte vendi im??Ai vend ku jetoj mesoj,edukohem,kam shoqeri,miqesi,familje,kam kaq shume shume vite apo ai vend nga vij,qe shkoj njehere ne vit,qe skam askend atje,te gjithe te shperndare??...
Nejse ndoshta teme e gjate kjo,por i bashkohem mendimit te KarameleZana...Une do shkoj ne Shqiperi,per pushime,per miq apo ndonjeehre qe na bie rruga te mblidhemi te gjithe ne familje e ne fis,por per te jetuar nuk besoj se do kthehem ndonjehere...Atje ndihem si e huaj,pasi nuk gjej dicka qe me pershtatet,pervec gjuhes se folur...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top