Guinea Conarcy e Nigeri njohin Kosovën

Kresha

A pretty face can never trick me
Zëvendëskryeministri Pacolli ka bërë të ditur se edhe dy shtete afrikane kanë marr vendim për njohjen e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se edhe dy shtete afrikane kanë marr vendim për njohjen e Kosovës. Bëhet fjalë për Guinean dhe Republikën e Nigerit.

“Ju njoftojmë se zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinesë Conacry dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Këto njohje vijnë pas aktivitetit të dendur lobues të zëvendëskryeministrit Pacolli. Brenda ditës ju njoftojmë për detajet e këtyre njohjeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli./indeksonline/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top