Grusht i fortë për të dobëtit... historia vazhdon

Nuk është ndonjë e re e madhe në të vërtetë. Në Shqipëri ka qenë gjithnjë kështu: Përkëdhelje në faqe për të fortët, grusht i fortë për më të dobëtit. Por pritej një ndryshim prioritetesh. Kërkohej deri nga thellësia e barkut, aty ku kemi Universin tonë të vlerave, drejtësi, të ndryshonin prioritet sipas aftësive, punës, respektit të natyrës dhe të rregullave.

Nuk është ndonjë e re që administratorë të drejtësisë, ekonomisë, apo politikës, të kapur në flagrancë, të shpëtojnë paq, të dalin pa lagur. Ka qenë kështu në gjithë këto 25 vite liri, por pritej një ndryshim. Një frymë përmbysjeje.

Por kështu nuk po ndodh. Nuk do të doja të rendisja listën e gjatë të emrave që ia kanë dalë të shpëtojnë nga akuza dhe fakte për dëmtim të pronës, madje dhe jetës së shqiptarëve. I njohim të gjithë. Falë mediave, ata janë ngulitur në mendjet tona më shumë se emrat e mirë të letërsisë, artit, sportit të pastër.

Kur del jashtë nga Tirana dhe flet me njerëzit e periferisë para një çaji, në pasditet që mbyllen shpejt për shkak të jetës së varfër, por dhe mungesës së dritave, kupton se gjërat nuk po shkojnë për mirë. "Po vazhdojnë të bëjnë hilerat e Berishës"... "Pse nuk i shohim ne çfarë pisllëqesh po bëhen me pronat në Jug"... "Kush i ka parë kryebashkiakët e rinj... ligjin dhe maliqin e bën filan fisteku"..."Po fusin në punë njerëz që nuk kanë lidhje fare me vendin e punës, vetëm se janë servila të atij të partisë...". Njerëzit e periferisë, larg Tiranës, janë lënë vetëm me hallet mbartura e të tjera të reja.

Në Gjirokastër, në muze, restorant, bar, apo rrugë, njerëzit të flasin hapur: Janë të pakënaqur. Janë të zhgënjyer. "Kush bënte pisllëqe i ka gjetur rrugët të vazhdojë t'i bëjë. Mjafton të paguajë gjobën te agai..." Në Gjirokastër, ashpërsia e banorëve është si ajo e gurëve. Nuk dinë të zbukurojnë ata. Shtëpia e Skëndulatëve, krenare që nga 1700 kur e ngritën me gurë e dru gështenje, është siç ka qenë. Në vite politika dhe administratorët vetëm i kanë marrë, në vend që t'i japin kësaj ndërtese të rrallë. "Kujtohen vetëm kur kanë hall të realizojnë planin - tregon i zoti i një B&B në Gjirokastër - Duan vetëm të marrin para nga ne, por ndërkohë nuk respektojnë detyrimet: Ja jemi pa drita. Të tregojnë burgun po vonove pak detyrimet. E c'tu them unë që nuk bëj dot kafe se jam pa drita. Kush m'i paguan këto humbje".

Në qytetin e Kadaresë kudo duket hapur dëshira për të kontribuuar për respektimin e rregullave. Nuk ka dyqan, bar, apo tjetër aktivitet që të mos ketë vendosur të printuar me gërma të mëdha:Ju lutem tërhiqni kuponin tatimor!... Po kur nuk ka drita?...



Nga Alba malltezi (Shqiptarja)
 
Titulli: Grusht i fortë për të dobëtit... historia vazhdon

Po vloren qe e kane rruar e kane zbathur fare edhe ato palmat e bukura qe kishte ja kane qethur te gjitha me ardhjen e ketij bashkiakut te ri qe lidh kemishen tek beli dhe thote : Jam fashion men ,ju ka munguar nje bashkiak i tille . Ah sa dele te bukura qe jemi kur vijne zgjedhjet . Hallall ti kemi te gjithe keta ,madje me spat kokes te na (ju) bien
 
Titulli: Grusht i fortë për të dobëtit... historia vazhdon

Po vloren qe e kane rruar e kane zbathur fare edhe ato palmat e bukura qe kishte ja kane qethur te gjitha me ardhjen e ketij bashkiakut te ri qe lidh kemishen tek beli dhe thote : Jam fashion men ,ju ka munguar nje bashkiak i tille . Ah sa dele te bukura qe jemi kur vijne zgjedhjet . Hallall ti kemi te gjithe keta ,madje me spat kokes te na (ju) bien

Aaa mos na e shaj doktorin e cicave te lutem lool
 
Titulli: Grusht i fortë për të dobëtit... historia vazhdon

Hallall ta kene ata shoket e mij vlonjat dhe gjithe vlonjatet qe ngelen duke me thene : ik ore injorant se ate do votojme se duket qe eshte djal i ri me vizion ,shife qe nga veshja eshte europian dhe do e bej vloren europiane . Une vet shyqyr per mos tu ndjer pjes e fajit u zhvendosa me letra ne Tirone lale :p
 
Back
Top