Gruevski vizitë në Shqipëri, digjen flamujt maqedonas në Tiranë..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
60734.jpg

TIRANث-Vizita e kryeministrit Nikolla Gruevski në Tiranë u shënua me disa incidente.
Qëllimi me vezë i makinës së Gruevskit pasoi dhe djegien e flamujve të Maqedonisë ne sheshe të Tiranës nga persona të panjohur.

Hiqen nga shtyllat dhe digjen flamujt maqedonas të vendosur në sheshet kryesore të Tiranës, me rastin e vizitës së kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski në kryeqytetin shqiptar ditën e djeshme.
Në një video të hedhur në Youtube që mban siglën e tifozave kuq e zi, shfaqen persona që zhvasin nga shtyllat flamuj e Republikes së Maqedonisë.
Një rast i tillë është në sheshin “Nënë Tereza”, ku duket mjaft mjaft qartë dhe dekori me të cilën është veshur Tirana per 100 vjetorin e pavarësisë. Një person që mban kapuc në kokë, dhe i maskuar në fytyrë për mos t’u identifikuar pasi zhvat flamurin e Maqedonisë i vë zjarrin atij.

Qëlloi me vezë makinën e Gruevskit, i riu: Mbrojta shqiptarët në Maqedoni
Policia ka vënë në pranga sot të riun që qëlloi dje me vezë makinën e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Në një intervistë të dhënë për TvNews 24 ndërsa kërkohej nga policia, Taulant Capa tha se veprimi i djeshëm ishte një formë reagimi ndaj cënimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Në mënyrë demokatike dëshmuam zërin tonë për cënimin e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që shkelen të ndalet dhuna dhe shqiptarët atje të marrin të drejtat e tyre njerëzore. Veprimi im ka qenë spontan. Ky nuk është incident është veprim demokratik”.

Më tej Capa tregon se ai u largua sepse shumë forca policie iu kundërvunë në cast.

(d.b/News24/BalkanWeb)
 
Back
Top