Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski i dha NATO-s një qortim thumbues të martën (22 maj) pasi organizata nuk miratoi opsionin për t'i ofruar anëtarësinë vendit të tij për shkak të kundërshtimeve prej një kohe të gjatë nga Greqia.
Kundërshtimi pritej nga vëzhguesit, por kjo nuk e pengoi Gruevskin që të kritikonte ashpër NATO-n në një intervistë të martën me Agjencinë Informative Maqedonase (MIA).
"Një politikë të tillë me standarte të dyfishta, mungesë të parimeve dhe largiminga vlerat që ata vetë i promovojnë publikisht, nuk e kam parë prej kohësh si me rastin e Maqedonisë. Ata injorojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë," tha Gruevski, duke iu referuar vendimit të dhjetorit 2011, në të cilin gjykata arriti në përfundimin se Greqia kishte shkelur një Marrëveshje të Përkohshme më 1995 kur vendosi veton për kërkesën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO më 2008.
Gjuha jashtëzakonisht e çiltër e Gruevskit pasqyron zhgënjimin e maqedonasve, ku sondazhet e fundit treguan se 85% e popullatës dëshirojnë që vendi të bëhet anëtar i NATO-s. Titujt e gazetave në Maqedoni e quajtën takimin e nivelit të lartë dy ditor të اikagos një "turp".
"Më në fund, dikush shpreh atë që mendon populli, plotësisht i ndërgjegjshëm për pabarazitë e realitetin e politikës ndërkombëtare. Zgjedhja që i jep NATO Maqedonisë për të kënaqur Greqinë nuk është zgjedhje; nuk do t'a ndryshojmë kurrë emrin tonë e nuk duhet t'a ndryshojmë atë. Nëse NATO nuk na dëshiron si Maqedoni, duhet të rishqyrtojmë përkushtimin tonë ndaj aleancës," thotë për SETimes Borche Ristevski, 32 vjeç, një banor i Shkupit.
Ndërsa kritikoi disa prej udhëheqësve perëndimorë, Gruevski tha se fajtori i vetëm këtu është Greqia, e cila tha ai ka përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion për dy dekadat e fundit për të ngadalësuar zhvillimin e Maqedonisë për shkak të mosmarrëveshjes prej një kohe të gjatë për emrin e Maqedonisë.
"Këto vende [anëtarë të NATO-s] i konsideroj miqtë tanë, por janë njëkohësisht mike më të ngushta me Greqinë. Kështu ka qenë për 21 vitet e fundit dhe kjo është arsyeja pse Greqia ka sukses në ngacmimin e Maqedonisë në maksimum, pa u përballur me pasoja të rënda," tha Gruevski. Maqedonasit thonë se çdo gjë tjetër, përveç emrit "Republika e Maqedonisë" mohon të drejtën e kombit për identitet. Greqia ka thënë se emri është një kërcënim i nënkuptuar ndaj provincës së saj me të njëjtin emër.
Maqedonia është njohur nga më shumë se 100 vende dhe u pranua në OKB më 1993, por në atë organ -- dhe në shumicën e organizatave ndërkombëtare -- identifikohet si "Republika Ish-Jugosllave e Maqedonisë". Maqedonia bëri kërkesë për anëtarësi në NATO më 2005 dhe besoi se do të pranohej më 2008, por Greqia e bllokoi dhënien e ftesës zyrtare.
Pavarësisht nga zhgënjimi i fundit, Gruevski theksoi se Maqedonia mbetet e përkushtuar për anëtarësimin përfundimtar. "Do të mbetemi të përkushtuar për të materializuar qëllimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO e do të punojmë drejt këtij qëllimi. Nëse dikush thotë të vërtetën, nuk do të thotë se po zihet me partnerët strategjikë të tij," përfundoi Gruevski.
Shumica e analistëve thanë se fjalimi ishte një thirrje për të bashkuar politikisht vendin dhe se Gruevski -- pa dyshim -- ia arriti qëllimit.
"Gruevski e ka prekur popullin aty ku duhej, sepse është udhëheqësi i parë maqedonas që i deklaron gjërat në mënyrë objektive siç janë, pavarësisht nga një kërcënim i mundshëm për pozicionin e tij. Intervista kanalizoi dhimbjen që ndjenë maqedonasit e ndikuar në çdo formë të mundshme nga bllokimet e pengesat e Greqisë në arenën ndërkombëtare," tha për SETimesVladimir Bozhinovski, analist i Institutit për Studime Politike.
"Fjalimi vendos gjithashtu themelin që Maqedonia të përcaktojë 'vijën e kuqe' të saj në lidhje me çështjen e imponuar të emrit nga Greqia," shtoi ai.
Bërësit e politikës së tanishme e të mëparshme shprehën mbështetje, veçanërisht duke vlerësuar rëndësinë që vazhdon t'i japë politika e brendshme shtetit të së drejtës e të drejtës ndërkombëtare.
"Nëse Maqedonia dërgon më shumë ushtarë në misionet e NATO-s sesa kombet e tjera për frymë; nëse ushtarët e saj luftojnë terrorizmin në Afganistan e Irak me profesionalizëm të lartë si aleatë të NATO-s; nëse kemi përmbushur të gjitha standartet e kriteret, kemi arritur të gjitha reformat e nuk marrim asgjë për këtë, atëherë Maqedonia ka të drejtë të jetë kritike ndaj proceseve e sjelljeve të disa shteteve," tha për SETimes Sllobodan Kashule,ish-ministër i jashtëm i Maqedonisë.
"Në rastin e Greqisë, duket se këtu NATO e BE po shpërblejnë sjelljen e keqe. Një metodë e tillë është tashmë shumë e kushtueshme për BE e shpresojmë që të mos jetë po aq e kushtueshme edhe për NATO-n," tha Kashule.
SETimes