Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gruevski jep dorëheqje në dhjetor

Në Bruksel e kanë mëse të qartë se në qoftë se Maqedonisë i merret rekomandimi për fillimin e negociatave, kjo thjesht do ta rëndojë situatën edhe ashtu të ndërlikuar në të cilën gjendet vendi. Një veprim i tillë do të ishte një precedent dhe vetëm do ta forconte pozitën e kryeministrit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë për të cilët ai vlen për kryeministër me politika anti-evropiane, thonë burimet e faktor.mk.

Jo rastësisht është zgjedhur koha e intervistës së ndërmjetësit për kontestin maqedonas-grek me emrin, Matju Nimic i cili pas një kohe të gjatë doli me qëndrimin se tani është koha e përshtatshme për tu arritur një kompromis për çështjen e emrit.

Sipas faktor.mk, është e paqartë se si ndërmjetësi erdhi deri te ky konkluzion, nëse kihet parasysh se Maqedonia është në një krizë serioze politike, ku pritet formimi i një qeverie kalimtare që do të duhet të përgatisë terrenin për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm, dhe ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që prokurori i posaçëm publik i cili do të hetojë rastet e përgjimeve, të ngrejë aktpadi penalë për veprimet e paligjshme.

Sipas informative të pakonfirmuara, kryeministri maqedonas ka shprehur gatishmëri që në Maqedoni të hapen dy kampe refugjatësh, njëri në kufi me Greqinë ndërsa tjetri në drejtim të Serbisë.

Sipas faktor.mk, është mëse e sigurt se Gruevski do ta respektojë atë që është kontraktuar dhe në dhjetor do të tërhiqet nga posti I kryeministrit, e më pas do ta përgatisë partinë për zgjedhjet e prillit të vitit të ardhshëm.


Burimi Mk::
 
Last edited by a moderator:

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back