Arfenilla
Themelues i Forumit
Deputeti i BDI-së dhe shef i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi në një postim të tij në rrjetin social FB, ka shprehur përkrahjen e tij për deklaratën e sekretarit shtetëror amerikan Xhon Kerri gjatë vizitës së sotme në Prishtinë duke cituar si vijon:
Amerika foli në Prishtinë per tu ndëgjuar edhe në Shkup dhe në Tiranë: “Në emër të presidentit të SHBA-ve iu a përcjellë mbështetjen e presidentit Obama për shtetësinë e Kosovës. Ne nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që cenon, shkel apo dëmton pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ne kemi investuar shumë këtu”. John Kerry United States Secretary of State, ka shkruar Grubi në FB.
Me këtë, Grubi sqaron për Agjencionin e Lajmeve Zhurnal që Shteter e Bashkura të Amerikës kanë investuar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe ky mesazh i sotëm i Sekretarit Keri është rikthim i fuqishëm i përkushtimit Amerikan për një Ballkan në NATO dhe në BE, për të siguruar paqë, stabilitet dhe siguri, por edhe për ta mbrojtur investimin e madh amerikan në rajon.B tetova