Gruaja sipas mësimit të Kishës katolike

Alpha

Antar Aktiv
Në këtë kumtesë mbi gruan sipas mësimit të Kishës katolike e brenda komunitetit katolik në Shqipëri, më së pari kam dëshirë të nisem nga një presupost, se gruaja nuk është subjekt për t’u diskutuar se cili është roli i sajë në shoqëri apo roli i sajë në një institucion, kjo për faktin se gruaja është qenie njerëzore e krijuar nga Hyji dhe si e tillë duhet konsideruar. Libri i Zanafillës na e paraqet për mrekulli këtë aspekt të krijimit të njeriut si kryevepra e Hyjit: “Hyji krijoi njeriun në përngjasimin e vet, e krijoi në përngjasimin e Hyjit; i krijoi mashkull e femër” (Zan 1,27).

Në këtë fjali përmbahen të vërtetat antropologjike themelore: sepse njeriu është kulmi i krejt rendit të gjërave të krijuara në botën e dukshme, kurorëzon krejt veprën e krijimit, pra kjo do të thotë se te dy, burri dhe gruaja, janë qenie njerëzore në shkallë të barabartë, të krijuar në përngjasimin e Hyjit e, nuk është asnjëri superior apo inferior ndaj tjetrit.

Ky themel antropologjik dhe teologjik zgjidh problemin në lidhje me domethënien dhe me dinjitetin e të qenurit grua dhe të qenurit burrë.

Kjo e vërtet e amshuar e njeriut – burrë e grua të krijuar prej Hyjit– përbën edhe bukurinë e jetës së re të fituar nga vetë Krishti i cili i zbulon njeriut thirrjen e vet të cilën e kishte humbur si pasojë e mëkatit e që mëkati ka bërë që njeriu të humbas atë bukuri të imazhit të Hyjit dhe të reduktohet në atë që ne jemi.

“Ndër të gjitha egërsirat e fushës që Zoti Hyj krijoi, gjarpri ishte më dinaku. Ky i tha gruas: “Vërtet, Hyji ju urdhëroi që të mos hani prej asnjë peme të kopshtit?”. 2Gruaja iu përgjigj: “Ne i hamë frutat e pemëve që janë në kopsht; 3 porse për frytin e pemës që është në mes të kopshtit, Hyji na urdhëroi të mos e hamë as të mos e prekim që të mos vdesim”. 4 Porse gjarpri i tha gruas: “Nuk do të vdisni assesi. 5 Madje Hyji e di se kurdo të hani prej saj, sytë tuaj do të hapen e do të bëheni porsi Hyji duke e njohur të mirën e të keqen”.6 Atëherë gruaja pa se pema ishte e mirë për ta ngrënë dhe e bukur për t’u parë dhe pemë e dëshirueshme për të fituar dijen; gruaja mori prej frutit të saj dhe hëngri. Pastaj i dha edhe burrit të vet që ishte me të. Hëngri edhe ai. 7 Atëherë u hapën sytë të dyve. Kur panë se ishin lakuriq, gërshetuan gjethe fiqsh dhe bënë mbështjellës për vete”. (…) 13Atëherë Zoti Hyj i tha gruas: “Pse e bëre këtë”? Gruaja u përgjigj: “Më gënjeu gjarpri dhe hëngra” (…)16 E gruas i tha: “Do t’i shtoj mundimet e shtatzënisë sate, në mundime do t’i lindësh fëmijët, dëshirimi yt do të të shtyjë kah burri yt e ai do të sundojë mbi ty.” (Zan 3,1-16).

Duke u nisur nga ky këndvështrim Biblik, më së miri do të flisja për degradimin e njeriut femër në kthetrat e mëkatit, se sa të rolit të saj në shoqëri pasi që nuk është në diskutim roli i saj por çekuilibri i rolit të saj në shoqërinë njerëzore.

Thash më sipër se është pasojë e mëkatit që ka bërë që njeriu të humbasë atë cilësi të dinjitetit, duke bërë që burri të jetë superior mbi gruan dhe që të humbasë rolin e saj të bukur që kishte si kryevepra e Hyjit. Por edhe pse e tërë kjo përvojë e mëkatit që ka bërë njeriun të humbas atë bukuri të krijimit aq sa duke bërë që gruaja të jetë inferiore ndaj burrit, prapë se prapë Shkrimi i shenjtë, na paraqet jo pak gra të cilat kanë qenë gra “burrnesha” do të shpreheshim me gjuhen tonë shqiptare. Ndër to mjafton të përmendim: Sara, Rebeka, Lia, Rakela, Ana nëna e Samuelit, Debora, Judita, Ester e gra të tjera të cilat kanë shfaqur një autonomi të tyre e që kanë bërë që edhe historia e njerëzimit të ndryshojnë, gra të cilat kanë ditur që të ballafaqohen me situa jo mjaft të lehta në kohë të ndryshme.

Më pëlqen të theksoj këtu një grua për ekselencë që Kisha katolike e mban superiore dhe si e tillë është për të gjithë ne, Marinë. Maria, përveçse është Nëna e Jezusit, ështëedhe një grua e cila ka ditur të marrë njëpozicion mjaft të rëndësishëm në shoqërinë e asaj kohe dhe që nuk ka pasur frikë për të rifituar të drejtat e të shtypurit, një grua që shpall se Hyji është hakmarrës për padrejtësitë që u bëhen të shtypurve, që bën të rrëzohen të fuqishmit nga froni. Është një mesazh politik i vendosur në buzët e një gruaje të varfër hebraike(Lk 1,51-53). Mendoj se këtu lind nevoja për të gjetur në diskutimin mbi Marinë rolin e gruas akoma në Kishën tonë katolike. Çka do t’u thotë Maria grave të sotme? A është një grua që ia vlen ta ndjekim si model edhe sot? E në çfarë mënyre? Maria, është pikërisht ajo shenjë profetike e një roli perfekt të gruas, si shprehje e pranisë së Shpirtit të Zotit në jetën e njeriut. Maria mbart në vete edhe rrugën e re të të gjithë njerëzimit.

Jo radhë herë edhe gjatë ministerit të Krishtit shohim një kujdes të veçantë për gruan përballë traditës së asaj kohe. Duke shkuar në origjinën e jetës publike të Jezusit, të 2000 viteve më parë, edhe pse është një kontekst më shumë mashkullor, gjithsesi gjejmë edhe praninë e grave që e ndiqnin Atë gjatë jetës së tij publike. Mjafton të mendojmë Dasmën në Kanë (Gjn 2-5); gruan e zënë në kurorëshkelje (Gjn 8,3.10), pastaj edhe nën kryq, te varri si dhe pritjen e zbritjes së Shpirtit Shenjt, të premtuar prej Tij.

Edhe në hapat e parë të Kishës së Jerusalemit, gjejmë një kujdes shumë delikat për tëvarfrit dhe për gratë e veja (Vap 6,1-4) 7 diakonat që kujdeseshin për ata që kishin humbur afektivitetin martesor, si dhe mbështetjen dinjitoze të të afërmve tyre.

Pastaj ka gra të cilat veprojnë edhe në shpalljen e krishterë e në ndërtimin e bashkësive të para të krishtera, si p.sh: Febee cila ishte “diakonesha” e kishës së Kenhreut (Rom 16,1).

Në jetën e Kishës në vazhdim, gruaja ka një prani domethënëse në familje, si nuse e nënë e cila ka rolin e edukimit të fëmijëve. Sigurisht që gjatë shekujve, në këtë këndvështrim, Kisha, për fatkeq, e ka humbur disi atë risi të sjellë prej Krishtit, për faktin e ndryshimeve të vazhdueshme të shoqërisë. Por, pavarësisht gjithçkaje, në Kishë nuk ka munguar kurrë forca shpirtërore dhe intelektuale e gruas. Mjafton të kujtojmë Mistiket e mëdha si sh. Katerina nga Siena (1347 – 1380) e cila ka mbrojtur të drejtat dhe lirin e Papës Gregorit XI nga Avinioni, Francë me 13 qershor 1376, dhe punoi me zell të madh për ta ripërtëri jetën rregulltare; Shën Tereza e Avilës, Shën Tereza e Jezusit Fëmijë e të tjera që kanë dhënë një kontribut tëjashtëzakonshëm në jetën e Kishës.

Në 150 vitet e fundit, pra pas revolucionit francez, struktura e shoqërisë në Evropë ka pasur një zhvillim dhe ndryshim imponues. Jo vetëm pse ka kaluar nga një shoqëri agrikulture-patriarkale të konfiguruar nga ritmet e natyrës dhe e udhëhequr kryesisht nga figura mashkullore-atërore (atë e pronarë) por edhe është shënuar nga fakti i fenomenit të industrializimit që i ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhëniet shoqërore. Pra duke bërë një shoqëri borgjeze me marrëdhënie të forta me shoqërinë civile aq sa duke ndryshuar në thellësi edhe realitetin e Martesës-familjes.

Sidoqoftë, është për t’u theksuar fakti se gjatë kësaj kohe kemi edhe një zhvillim të konsiderueshëm gati – gati si një shpërthim i instituteve të reja rregulltare femërore, të cilat i kanë dhënë Kishës dhe shoqërisë një ndryshim radikal. Ku më parë ekzistonte vetëm jeta soditëse e grave/virgjëreshave, pas revolucionit francez gruaja bëhet ungjillëzuese me fjalë e me vepra. Pra lind jeta aktive e të të kushtuarave të Hyjit, të cilat me karizmat e tyre kanë kontribuar për një shoqëri të shëndoshë e të përgjegjshme. Edhe pse, në të vërtetë, përsa i përket jetës së kushtuar femërore në një ecje përshpirtërie, Kisha që në shekujt e parë ka pasur një konsideratë të madhe për Virgjëreshat, e për gjendjen e tyre të jetës të ofruar në ndjekje të Krishtit.

Krahas zhvillimit kulturor dhe emancipimit të gruas në shoqëri, edhe Kisha katolike në këto vitet e fundit e ka lartësuar zërin e saj përsa i përket Martesës e rolit të gruas në veçanti.

Risia e Koncilit të Vatikani II, ka njohur mësë miri rolin e gruas në Kishë dhe vë në pah bukurin e thirrjes së gruas e cila po zhvillohet në plotësi, kohë kjo që gruaja po fiton në shoqëri një ndikim, një rrezatim, një fuqi të paarritur më parë. Pikërisht për këtë në një moment në të cilin njerëzimi po njeh një shndërrim kaq të thellë, gratë e ndriçuara prej shpirtit ungjillor mund të veprojnë shumë për të ndihmuar njerëzimin që të mos përkeqësohet.[1]

Pastaj edhe në Letrën Apostolike: MuglierisDignitatem, të vitit1988, të Atit të shenjtë Gjon Palit II, del në dritë kjo vlerë e thirrjes së gruas, të një misioni të jashtëzakonshëm marrë që prej krijimit dhe që është bërë evidente në personin e Marisë. Ashtu sikurse na e paraqet edhe shën Gjon Pali II, dy janë përmasat e thirrjes së gruas: Amësia – Virgjëria, pikërisht këto dy përmasa realizojnë personalitetin femëror që në dritën e Ungjillit, ato fitojnë plotësinë e kuptimit të vlerës së tyre në personin e Marisë. Këto dy përmasa thirrjeje janë takuar dhe janë bashkuar në Marinë në mënyrë të mrekullueshme[2]. Amësia është, fryti i “njohjes” së ndërsjellë të burrit dhe të gruas në bashkim martesor. Virgjëria/beqaria për Mbretërinë është fryt jo vetëm i një zgjedhje të lirë për shkak të Mbretërisë së Hyjit, por është hir i veçantë nga ana e Hyjit që e thërret një person të caktuar për ta jetuar virgjërinë/beqarinë si shenjë eskatologjike – e kohërave të fundit[3]. Këto dy përmasa janë njëkohësisht mision i pazëvendësueshëm në Kishën katolike.

Nga ana tjetër Papa Françesku ka kërkuar pikërisht që të bëhet një reflektim mbi rolin e gruas në Kishë, se si ajo duhet ta ushtrojë ministerin e vet, si dhuratë që e ka marrë në Pagëzim.

  1. Gruaja brenda komunitetit katolik në Shqipëri
Të flasësh për rolin e gruas nëshoqërinë shqiptare nuk jemi fort larg logjikës të sipërpërmendur. Tradita e lashtë na është transmetuar dhe si pasoj gjendemi mes dy rrymave: të së kaluarës jo fort të largët dhe të risisë informatike të përshpejtuar që ka kapluar krejt botën; globalizimi dhe informatika të cilat janë shprehjet më të famshme të ditëve tona, na bëjnë të endemi nëpër rrjetet sociale si kufoma nëpër ujët e turbullt pa e ditur se ku e kemi pikëmbërritjen.

Mirë e dimë se cili ka qenë dhe se cili është roli i gruas në shoqërinë tonë shqiptare. Duke qenë se edhe vetë jam pjesë e këtij realiteti, dua të ndalem pak të flas për rolin e femrës në Veri, sepse besoj se është pak më ndryshe se sa në qendër apo në jugun e Shqipërisë.

Këtu dua ta ndajë kohën në dy pjesë, për të verifikuar edhe rolin e gruas në Shqipëri: koha para turqve dhe gjatë pushtimit Otoman, si pasojë e politikës së asaj kohe.

Para ardhjes së turqve, në Shqipëri e në veçanti në brigjet shqiptare kemi një emancipim të gruas aq sa gruaja bëhet trashëgimtare e te mirave te burrit. Kjo do të thotë se gruaja gëzonte në shoqëri një rol mjaft të rëndësishëm. Nga ana e tjetër, pushtimi Otoman, duke qenë se marrëdhëniet diplomatike të turqve me Perëndiminishin të prishura, ndodhë që edhe situata në Shqipëri të ndryshojë. Ikja e njerëzve nëpër male për të mbrojtur fenë katolike, ka bërë që atje të lindë Kanuni i Lekë Dukagjinit i cili është përmbledhje e normave dhe dokeve shqiptare me karakter juridiko-social në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjini. Këto norma janë të lidhura ngushtë edhe me aspektin fetar/kishtar, e njëkohësisht janë bërë edhe formim i mendjes njerëzore. Prandaj roli i femrës sipas normave të Kanunit të Lek Dugagjinitështë shumë i rreptë, aq sa gruas gati ia heqin të gjitha të drejtat. Libri i tretë, i cili flet për Martesat, e shpreh shumë qartë se çfarë tagri = të drejte ka burri dhe gruaja. Del në pah se ajo nuk ka asnjë të drejtë për të vendosur për asgjë, por veçse me rrit e me eduku fëmijët e me krye ato punë që jeta e përditshme i sjellë në mbarëvajtjen e familjes. Kjo situatë ka vazhduar deri në ditët e sotme, mjafton të mendojmë martesat e kombinuara nga familjet.

Për tërë shoqërinë e asaj kohe e deri me shpalljen e pavarësisë, 1912 Veriu i Shqipërisë ka jetuar me këto norma. Pas asaj kohe e deri me ardhjen e komunizmit kemi një emancipim të grave nëpër qytete e kjo mjafton të shkojmë e të shohim tek fotografitë e vjetra mënyrën e veshjes së grave e cila dallon nga ajo e stilit të veshjes së grave nëpër male.

Gjatë kësaj periudhe deri para komunizmit, një kontribut të rëndësishëm e kanë dhënë edhe dy institute rregulltaresh: Motrat Stigmatine si dhe Motrat Saleziane; këta kanë ndihmuar shumë në kishën e asaj kohe në zhvillimin e rinisë dhe të emancipimit të gruas nëpërmjet shkollave të tyre që shërbenin jo vetëm për edukim fetar, por edhe për kulturën intelektuale.

Deri para 25 vitesh, d.m.th. para ardhjes së demokracisë, në kohën e komunizmit, gruaja shqiptare nuk ka gëzuar asnjëfarë të drejte, përveç atyre që kanë qenë anëtare të partisë socialiste, edhe kjo ka qenë politikë e diktatorit, për të treguar se sa i emancipuar është vendi ynë. Ndërsa pjesa tjetër e grave ka qenë e destinuar për martesë e për të bërë fëmijë, t’i edukojë e të punojë pa bërë zë. E jo vetëm kaq, por të tillat kanë vuajtur edhe një diskriminim të jashtëzakonshëm me tortura nga më të ndryshmet nëpër kampet e përqendrimit apo nëpër vende pune nëpër kooperativa e sidomos ato gra që ndoshta kanë pasur ndonjë të afërm të dënuar për arsye feje apo për çështje politike. Disa prej tyre kanë qenë vetë të burgosura, mjafton të përmendim këtu të Lumen MarieTuci e cila ka pësuar një vdekje tragjike, por që nuk ka lejuar kurrë të bie preh e kthetrave të persekutimeve. Dëshmia e sajë përpara vdekjes tregon edhe një herë se gruaja është e lirë e nuk është pronë e askujt e askush nuk ka të drejtë t’ia heq lirin. Ajo shprehet kështu: “Falënderoj Zotin që po vdes e lirë!”

Ja pra ku del në pah se edhe gjatë kohës më të errët edhe në shoqërinë shqiptare gruaja ka ditur ta tregojë rolin dhe vendin që i takon.

Në raste të radha ka qenë ndonjë grua – vajzë e pamartuar e cila është dashur të merret me punët e mbarëvajtjes së shtëpisë e si të tilla janë quajtur: “Burrnesha”. Gjithsesi kjo tregon se prapëseprapë burri është ai që dominon. Kjo ka bërë që gruaja jo radhë herë ta shikojë veten si të “namun”, për faktin e mos të ndierit kurrë e aftë dhe e lirë për të qenë vetvetja, për të vendosur vetë të paktën për jetën e vet.



Liria e ardhur në vitet 90, e në veçanti me ardhjen e misionarëve/misionareve, i kanë paraqitur Kishës sonë shqiptare një model të ripërtërirë feje, risi kjo e ndodhur në Koncilin e Vatikanit II, që ishte zhvilluar në 1962-65, kohë kjo e errët për ne. Ardhja e misionarëve/misionareve ka ndihmuar në shumë nivele e shumë më i vyeshëm ka qenë fakti i ndihmesës së dhënë gruas, duke ia rikthyer asaj dinjitetin e humbur për shkak të shtypjes. Kjo ndihmesë i është dhënë nëpërmjet shkollimit; faktor të gjallë të këtyre realiteteve kemi të gjitha shkollat katolike, ku institutet femërore drejtojnë, bashkëpunojnë ose marrin pjesë në shkolla; një shembull konkret është edhe Instituti ynë i filozofisë / teologjisë këtu në Shkodër, ku motra të Instituteve të ndryshme rregulltare e frekuentojnë e jo vetëm si studente, por që prej pothuaj 10 viteve, motrat japin edhe mësim, gjë kjo që ishte e pamundur më parë.

Në përmbyllje të këtij reflektimi mbi rolin e gruas, dua t’u bashkohem fjalëve të martirëve tanë, këtë e them si grua dhe si motër e cila punon në kishën katolike këtu në Shqipëri, se “Ku është Shpirti i Zotit, aty është edhe liria”, prandaj unë nuk ndihem aspak inferiore apo superiore në Kishë, madje jam e kënaqur sepse falë këtij Shpirti kam gjetur vendin tim në Kishë dhe prandaj me bindje të thellë e them se unë i përkas Kishës dhe Ajo më përket mua.

[1]Krh. Kon. II i Vatikanit, Nuntius ad Muglieres, 08.1965: AAS 58 [1996] 13-14.

[2]Krh. Muglieris Dignitatem, nr. 17.

[3]Krh. Muglieris Dignitatem, nr. 20.

 
Nuk e lexova komplet këtë gazetë. Por po e thëm Vetëm diçka @Alpha .
Ma sill në shqip vargjet e para tek ( 1'korinti 11) të lutem.
Ç'farë do kuptojme aty rreth gruas ? ;)
 
... Por unë dua që ju të dini se Krishti është koka e çdo burri, dhe burri është kreu i gruas, dhe Perëndia kreu i Krishtit.
Sepse njeriu nuk duhet ta mbulojë kokën, sepse ai është imazhi dhe lavdia e Perëndisë; por gruaja është lavdia e burrit.
sepse burri nuk është nga gruaja, por grua e burrit,
dhe burri nuk u krijua për shkak të gruas, por gruas për shkak të burrit.

Prandaj gruaja duhet të ketë një shenjë autoriteti në kokën e saj për shkak të engjëjve.
Sepse ashtu si gruaja vjen nga burri, edhe burri lind nga gruaja; por gjithçka vjen nga Zoti.
Gjykoni vetë: a është e drejtë që një grua t'i lutet Perëndisë pa e mbuluar kokën?
A nuk ju mëson vetë natyra se është e pandershme që njeriu të le flokët e tij të rriten?

Përkundrazi, për një grua që të lejë flokët e saj të jetë e nderuar; sepse në vend të perdeve jepen flokët.
Me gjithë këtë, nëse dikush dëshiron të jetë i diskutueshëm, ne nuk kemi një zakon të tillë, as kishat e Perëndisë....
 
... Por unë dua që ju të dini se Krishti është koka e çdo burri, dhe burri është kreu i gruas, dhe Perëndia kreu i Krishtit.
Sepse njeriu nuk duhet ta mbulojë kokën, sepse ai është imazhi dhe lavdia e Perëndisë; por gruaja është lavdia e burrit.
sepse burri nuk është nga gruaja, por grua e burrit,
dhe burri nuk u krijua për shkak të gruas, por gruas për shkak të burrit.

Prandaj gruaja duhet të ketë një shenjë autoriteti në kokën e saj për shkak të engjëjve.
Sepse ashtu si gruaja vjen nga burri, edhe burri lind nga gruaja; por gjithçka vjen nga Zoti.
Gjykoni vetë: a është e drejtë që një grua t'i lutet Perëndisë pa e mbuluar kokën?
A nuk ju mëson vetë natyra se është e pandershme që njeriu të le flokët e tij të rriten?

Përkundrazi, për një grua që të lejë flokët e saj të jetë e nderuar; sepse në vend të perdeve jepen flokët.
Me gjithë këtë, nëse dikush dëshiron të jetë i diskutueshëm, ne nuk kemi një zakon të tillë, as kishat e Perëndisë....
Nuk është ekzakte përshkrimi. Mund të bësh foto vargjeve :)
Pali ju thotë që gratë duhet të mbulojnë kokën ose të qethen 0 ,,ose të rrujanë kokën fare.
Ngaqë është turp të qethet një gru, atëherë më mirë të mbulohet .
 
Nuk është ekzakte përshkrimi. Mund të bësh foto vargjeve :)
Pali ju thotë që gratë duhet të mbulojnë kokën ose të qethen 0 ,,ose të rrujanë kokën fare.
Ngaqë është turp të qethet një gru, atëherë më mirë të mbulohet .

Mora nje pjese te saj. Une jam pro prerjes se flokeve.
 
Nuk është ekzakte përshkrimi. Mund të bësh foto vargjeve :)
Pali ju thotë që gratë duhet të mbulojnë kokën ose të qethen 0 ,,ose të rrujanë kokën fare.
Ngaqë është turp të qethet një gru, atëherë më mirë të mbulohet .
Laur, une jam i pajtimit se duhet ta rruajne :Dlool
 
Nuk është ekzakte përshkrimi. Mund të bësh foto vargjeve :)
Pali ju thotë që gratë duhet të mbulojnë kokën ose të qethen 0 ,,ose të rrujanë kokën fare.
Ngaqë është turp të qethet një gru, atëherë më mirë të mbulohet .

Lauri ky artikull shpjegon me sakte ndikimet tekstuale ne Bibel lidhur me rolin e gruas.


Bart Ehrman



Fragment i shkëputur nga libri i “Misquoting Jesus: The Story Behind Who Changed the Bible and Why”, (Harper One 2007, kap. 4)



Gruaja dhe teksti i shkrimeve



Diskutimet rreth rolit të gruas nuk kanë luajtur një rol dhe aq të madh në përçimin e tekstit të Dhiatës së Re, por gjithsesi ato kanë qenë të pranishme dhe janë shkaku kryesor për disa ndryshime interesante në pasazhe të rëndësishme. Për t’i kuptuar ndryshimet tekstuale që janë bërë si pasojë e një faktori të tillë, na nevojitet të njohim kontekstin dhe natyrën e këtyre diskutimeve 1.



Gratë në Kishën e hershme



Teologët bashkëkohorë kanë konstatuar se diskutimet rreth rolit të grave në Kishën e hershme kanë ndodhur si pasojë e faktit se gratë në atë kohë kanë luajtur një rol shpesh domethënës dhe me profil të lartë publik. Për më tepër, kështu ka qenë që nga fillimi, duke filluar që me jetën publike të Jezusit. Është e vërtetë se ndjekësit e afërt të Jezusit, dymbëdhjetë dishepujt, kanë qenë të gjithë meshkuj, ashtu siç është e pritshme për një mësues çifut të shekullit të parë, por ungjijtë më të hershëm rrëfejnë se Jezusi ka qenë i shoqëruar edhe nga gra gjatë udhëtimeve të tij dhe shumë nga këto gra kanë siguruar për të dhe dishepujt e tij burime financiare, duke shërbyer si udhëzuese dhe mbrojtëse gjatë rrugës (shih: Marku 15:40-51; Luka 8:1-3).

Thuhet se Jezusi është përfshirë në diskutime publike me to dhe u ka përcjellë atyre lajmin e mirë (Ungjillin) (Marku 7:24-30; Gjoni 4:1-42). Në veçanti, na thuhet se gratë e kanë shoqëruar Jezusin edhe gjatë udhëtimit të tij të fundit për në Jeruzalem, ku ato ishin të pranishme gjatë kryqëzimit, të vetmet që i kishin mbetur besnike në ato çaste, ndërkohë që të gjithë dishepujt meshkuj kishin marrë arratinë (Mateu 27:55; Marku 15:40-41). Më domethënëse se të gjitha këto që përmendëm është ngjarja e treguar në katër ungjijtë kanonikë, sipas së cilëve ishin gratë, Maria Magdalena e vetme ose me shoqet e saj, ato që zbuluan varrin e zbrazur dhe, në këtë mënyrë, u bënë dëshmitaret e para të ringjalljes së Jezusit (Mateu 28:1-10; Marku 16:1-8; Luka 23:55-24:10; Gjoni 20:1-2).

Është joshëse të pyesësh veten se çfarë kishte në mesazhin e Jezusit që e bënte atë kaq tërheqës për gratë. Shumica e teologëve janë të bindur se Jezusi ka shpallur ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë, në të cilën nuk do të ketë më padrejtësi, vuajtje, ligësi; në të cilën njerëzit, të pasur dhe të varfër, skllevër dhe të lirë, burra dhe gra, do të jenë të barabartë dhe pjesëtarë të saj. Ky mendim natyrisht që është shfaqur shumë tërheqës, si një mesazh shprese për të gjithë ata që në atë kohë ishin të paprivilegjuar, të varfër, të sëmurë, të përjashtuar nga shoqëria dhe sidomos për gratë. 2

Sido që të jetë, është e qartë që edhe pas vdekjes së tij, mesazhi i Jezusit vazhdoi të ishte tepër tërheqës për gratë. Shumë kundërshtarë të hershëm paganë të Krishterimit, duke përfshirë, për shembull, kritikun e fundshekullit të dytë, Celsusin, që e kemi përmendur më herët, e sulmonin Krishterimin duke pohuar se ai ndiqej vetëm nga fëmijë, skllevër dhe gra (d.m.th., nga njerëz që nuk kishin asnjë vlerë shoqërore). Çuditërisht, Origjeni, që shkroi një përgjgje të krishterë ndaj Celsusit, nuk e mohoi akuzën, por u përpoq ta përdorte atë si armë ndaj kundërshtarit, duke treguar se Perëndia mund të marrë atë që është e dobët dhe mund ta veshë me pushtet e fuqi.

Por nuk na duhet të presim shekullin e dytë për të parë se gratë kanë luajtur një rol madhor në kishat e hershme. Ne mund ta kuptojmë në mënyrë të qartë rolin e tyre nga shkrimet më të hershme të krishtera që kanë mbijetuar deri më sot, siç janë shkrimet e Palit.

Letrat e Palit që gjenden sot të përfshira në Dhiatën e Re na pajisin me dëshmi të gjera që tregojnë për pozitën e lartë që gratë zotëronin në bashkësitë e sapoformuara të krishtera.

Le të marrim, p.sh., letrën e Palit drejtuar romakëve, në fund të së cilës ai përshëndet anëtarë të ndryshëm të bashkësisë së tij (kapitulli i 16). Ndonëse Pali aty përmend më shumë burra se gra, është e qartë se këto të fundit nuk shiheshin si më të parëndësishme se burrat në kishë. Pali aty përmend Febën, për shembull, që ishte dhjake e kishës që ndodhej në Kenkrea, si dhe ndihmëtare e Palit, të cilës ai i kishte ngarkuar detyrën që të dërgonte letrën e tij në Romë (v. 1-2). Aty ishte Prishila, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj Akuilën, ishte përgjegjëse për veprimtarinë misionare mes xhentilëve dhe që shtëpinë e saj e kishte shndërruar në kishë (v. 3-4: vini re, Prishila përmendet para bashkëshortit të saj). Pastaj kemi edhe Marinë, një bashkëkohëse e Palit që punonte në bashkësinë e Romës (v.6). Kemi, po ashtu, edhe Trifenën, Trifozën dhe Persidën, gra që Pali i quan bashkëpunëtore në Ugjill (v. 6, 12). Më pas është Julia, e ëma e Rufit, si dhe motra e Nereut, të cilat duket se kanë një rol shumë të rëndësishëm në bashkësi (v. 13, 15). Më domethënëse se të gjitha është Junia, një grua që Pali e quan “e para ndërmjet apostujve” (v.7). Grupi i apostujve, me sa duket, ka qenë më i zgjeruar se numri i dymbëdhjetë meshkujve, me të cilët jemi kaq shumë të familjarizuar.

Gratë, për ta thënë shkurt, duket se kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kishën e Palit. Deri diku, ky profil kaq i lartë shoqëror është i pazakontë për botën greko-romake. Ai duhet ta ketë prejardhjen, siç përmendëm më lartë, në shpalljen nga ana e Jezusit të ardhjes së Mbretërisë së Perëndisë, ku do të ketë barazi ndërmjet burrave dhe grave. Ky duket se ka qenë edhe mesazhi i Palit, siç mund të shihet, për shembull, në pohimin e tij të njohur në librin drejtuar Galatasve: “Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur. Nuk ka as jude, as grek, nuk ka as skllav, as të lirë, nuk ka as mashkull, as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.” (Gal. 3:27-28)

Barazia në Krisht duhet të jetë përkthyer, doemos, në shërbimet konkrete të adhurimit të bashkësisë së Palit. Duke mos qenë aspak veç “dëgjuese të heshtura të fjalës”, gratë duket se janë përfshirë gjallërisht në takimet javore, duke marrë pjesë, për shembull, në adhurime dhe profetizime më shumë se ç’bënin burrat (1 Korintasve 11).

Njëkohësisht, interpretuesve bashkëkohorë mund t’u duket se Pali nuk e ka kanalizuar këndvështrimin e tij të marrëdhënieve burrë-grua në Krishtin në atë që mund të quhet rrjedhim logjik i tyre. Ai kërkon, për shembull, që kur gratë të luten dhe të profetizojnë në kishë, ato duhet ta bëjnë këtë me kokë të mbuluar për të treguar se janë “nën pushtet” (1 Korintasve 11: 3-16, veçanërisht v. 10). E thënë ndryshe, Pali nuk nxiti ndonjë revolucion shoqëror në lidhje me marëdhëniet burrë-grua, ashtu sikurse nuk nxiti shfuqizimin e skllavërisë, ndonëse ai pohonte se në Krishtin “nuk ka skllevër dhe të lirë”. Në vend të kësaj, ai këmbëngulte se duke qenë se “Ora është afër” (deri në ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë), çdokush duhet të jetë i kënaqur me rolet që i janë dhënë dhe se askush nuk duhet të përpiqet të ndryshojë gjendjen e tij, qoftë skllav apo i lirë, i martuar apo beqar, mashkull apo femër (1 Korintasve 7:17-24).

Kjo mund të shihet, më së shumti, si një qasje e dyvlershme përballë rolit të grave; ato janë një në Krishtin dhe u lejohet të marrin pjesë në jetën e bashkësisë, por si gra e jo si burra (ato duhet, për shembull, të mos e heqin shaminë e kokës për të mos u dukur si burra, pa një “pushtet” mbi kryet e tyre). Kjo qasje e dyvlershme nga ana e Palit pati një ndikim shumë interesant në rolin e grave në jetën e Kishës pas vdekjes së tij. Në disa kisha ishte barazia në Krishtin që theksohej më shumë. Në disa të tjera theksohej nevoja që gratë të ishin të nështruara ndaj burrave. Në këtë mënyrë, në shumë kisha, gratë luajtën një rol me të vërtetë madhor, madje kryesues. Në kisha të tjera, roli i tyre u dobësua dhe zëri i tyre u mbyt. Duke lexuar dokumentet e mëvonshme që i përkasin kishës së Palit, pas vdekjes së tij, do të shohim se diskutime të shumta u ngritën mbi rolin që duhet të luajë gruaja në kishë. Aty duket se ka një prirje shumë të madhe për ta shtypur krejtësisht rolin e gruas në kishë. Kjo është e qartë në letrat që janë shkruar në emër të Palit. Shumica e teologëve sot janë të bindur se 1 Timoteu nuk është shkruar nga Pali, por nga një ndjekës i tij i brezit të dytë. 3

Në një nga pasazhet famëkeqe të Dhiatës së Re që bën fjalë për rolin e grave, na thuhet se gratë e kanë të ndaluar të mësojnë burrat, sepse ato janë krijuar në pozitë më të ulët, siç tregohet nga vetë Perëndia në Ligjin e Tij. Zoti e krijoi Evën të dytën, për hir dhe kënaqësi të burrit. Gratë (të lidhura me Evën) nuk duhet përdorin pushtet ndaj burrit (të lidhur me Adamin) përmes mësimit të tyre. Për më tepër, sipas autorit të kësaj letre, çdokush e përfytyron se çfarë ndodh kur një grua merr rolin e mësueses; ajo mashtrohet lehtësisht nga Djalli dhe e çon burrin drejt shkatërrimit dhe shmangies nga rruga e drejtë.

Për këtë arsye, gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për ruajtjen e virtyteve femërore, që kanë të bëjnë me sigurimin e një pasardhësi për bashkëshortët e tyre dhe të qënurit modeste. Pasazhi është si më poshtë.

Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim. Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdorë pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. Në fakt, së pari u krijua Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje. Megjithatë, ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe shenjtërim me modesti.” (1 Tim. 2:11-15)

Kjo duket shumë larg këndvështrimit të Palit se “Në Krishtin nuk ka…mashkull dhe femër.” Duke lëvizur në shekullin e dytë, vijat e luftës duken të shpalosura qartësisht. Ka disa bashkësi të krishtera që theksojnë rëndësinë e grave dhe u lejojnë atyre të luajnë një rol të rëndësishëm në kishë, sikurse ka të tjera që besojnë se gratë duhet të qëndrojnë në heshtje e të nënshtruara ndaj burrave të bashkësisë.

Shkruesit (skribët) që kanë kopjuar shkrimet që u bënë, më pas, pjesë e Dhiatës së Re, kanë qenë të përfshirë dhe ata në këto diskutime. Në disa raste, ky debat ka lënë gjurmë në shkrimet e kopjuara prej tyre dhe pasazhe të caktuara janë ndryshuar për t’u përshtatur me këndvështrimin e shkruesve që janë marrë me kopjimin dhe përçimin e tekstit. Pothuajse në çdo rast që ka marrë jetë një ndryshim i tillë, teksti është ndryshuar në mënyrë që të minimizojë rolin e gruas dhe rëndësinë e saj për bashkësinë e krishterë. Më poshtë do të përmendim disa syresh.



Ndryshime tekstuale lidhur me statusin e gruas



Një nga pasazhet më të rëndësishme në diskutimet bashkëkohore lidhur me rolin e gruas në kishë gjendet te 1 Korintasit 14. Pasazhi, siç shfaqet më së shumti në përkthimet e sotme të Biblës, është si më poshtë: “Sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve. Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikur thotë edhe ligji. Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë. Prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm te ju arriti?

Ky pasazh shfaqet si një urdhëresë e drejpërdrejtë për gratë që të mos flasin (lëre pastaj të japin mësim!) në kishë, njësoj si në pasazhin e 1 Timoteut, në kapitullin 2. Siç e pamë më lart, shumica e teologëve janë të bindur se nuk është Pali autor i pasazhit të 1 Timoteut, sepse ai pasazh shfaqet në një letër që duket se është shkruar në shekullin e dytë nga një ndjekës i Palit që ka përdorur emrin e tij. Askush nuk dyshon se Pali ka shkruar letrën drejtuar Korintasve, por ekzistojnë dyshime në lidhje me pasazhin e cituar më lart. Ashtu siç gjendet në formën e sotme, versetet në fjalë (v. 34-35) janë zhvendosur në shumë prej dorëshkrimeve të rëndësishme biblike. Në tre dorëshkrime greke dhe në dy latine, versetet nuk gjenden pas versetit 33, por pas versetit 40. Kjo i ka bërë shumë teologë të hedhin hipotezën se këto versete nuk janë shkruar nga Pali, por fillimisht kanë ekzistuar si shënime anësore, të shtuara nga një skrib, me shumë mundësi i ndikuar nga pasazhi i Timoteut 2. Ky shënim anësor, më pas, është futur në vende të ndryshme të tekstit nga shkrues të ndryshëm. Disa e kanë vënë këtë shënim pas versetit 33 e të tjerë pas versetit 40.

Ka arsye të mjaftueshme për të besuar se Pali nuk është autori i këtij pasazhi. Së pari, ky pasazh nuk shkrihet mirë me kontekstin. Në këtë pjesë të 1 Korintasve, Pali diskuton për çështjen e profetizimit dhe udhëzon profetët e krishterë se si duhet të sillen gjatë shërbimeve të adhurimit në kishë. Kjo është njëkohësisht tema e verseteve 26-33 dhe 36-40. Nëse heqim versetin 34-35, pasazhi shfaqet si një tërësi që bën fjalë për rolin e profetëve të krishterë. Diskutimi për rolin e grave në kishë ndërhyn në mënyrë të beftë në kontekstin e pasazhit, duke thyer në mes udhëzimet që Pali po jep për një çështje krejt tjetër.

Jo vetëm që versetet ndërhyjnë ashpërsisht në kontekstin e kapitullit 14, por ato shfaqen edhe në kundërshti me atë që Pali ka pohuar qartë në një tjetër vend të po të njëjtës letër. Siç e kemi parë më parë, Pali ka dhënë në këtë letër udhëzime për gratë që flasin në kishë. Sipas kapitullit të 11, kur luten dhe profetizojnë, veprimtari këto që janë bërë gjithnjë me zë të lartë në shërbimet e adhurimit të krishterë, ato duhet të sigurohen që të mbulojnë me shami kryet e tyre (11:2-16). Në këtë pasazh, që askush nuk e ka vënë në dyshim se është shkruar nga Pali, është e qartë se Pali i lejon gratë që të veprojnë dhe të flasin në kishë. Në pasazhin e diskutueshëm të kapitullit 14, është, gjithashtu, e qartë se “Pali” i urdhëron gratë që të heshtin. Është e vështirë të pajtohen këto dy këndvështrime. Sikurse nuk është e arsyeshme të mendosh se Pali, në mënyrë të hapur, të ketë kundërshtuar vetveten brenda hapësirës së shkurtër të tre kapitujve, duket qartë se versetet në fjalë nuk janë shkruar nga Pali.

Kështu, duke ndërthurur të dhënat, pra, duke vërejtur shumë dorëshkrime që kanë bërë zhvendosje të pasazhit në fjalë, mospërputhjen me kontekstin e afërm, si dhe me kontekstin e 1 Korintasve në përgjithësi, arrijmë në përfundimin se Pali nuk është autor i pasazhit të 1 Korintasve 14:34-35.

Nga kjo kuptojmë se këto versete janë rrjedhim i ndryshimit të tekstit të bërë nga skribët, fillimisht të vendosura si shënim anësor e më pas, me shumë të ngjarë, në një fazë të hershme të kopjimit të 1 Korintasve, janë futur në tekst nga shkruesit e mëvonshëm duke u bërë pjesë e tij. Ndryshimi është bërë, pa dyshim, nga skribë që kanë synuar të theksojnë se gratë nuk duhet të kenë asnjë rol publik në kishë, se ato duhet të heshtin e t’u binden bashkëshortëve të tyre. Ky këndvështrim u bë pjesë e tekstit përmes ndryshimeve tekstuale 4.

Tani le të shohim shkurtimisht disa ndryshime të tjera tekstuale të ngjashme me atë çka sapo përfunduam së analizuari. Njëri prej tyre gjendet në një pasazh që e përmendëm më parë, te Romakët 16, në të cilin Pali flet për një grua të quajtur Junia dhe për një burrë, Andronikun, që duket se është bashkëshorti i saj, të cilët ai i quan “të parët ndër apostujt” (v. 7). Ky është një verset i rëndësishëm, sepse është i vetmi rast në të gjithë Dhiatën e Re, që një grua quhet apostulle. Interpretuesve biblikë u ka bërë aq shumë përshtypje kjo, saqë shumë prej tyre kanë pohuar se pasazhi në fjalë nuk ka atë domethënie që duket në pamje të parë dhe e kanë përkthyer versetin në atë mënyrë, saqë tani ai nuk i drejtohet më një gruaje të quajtur Junia, por një burri të quajtur “Junias”, duke e shndërruar emrin nga gjinia femërore në atë mashkullore. Problemi i përkthimeve të tilla qëndron në faktin se ndërsa “Junia” është një emër i zakonshëm, i përdorur për gratë, nuk ka asnjë të dhënë nga bota e lashtë që “Junias” të ketë qenë një emër burri. Pali përmend një grua të quajtur Junia, ndonëse në shumë përkthime biblike bashkëkohore (ju mund ta vërtetoni vetë) përkthyesit vazhdojnë ta përmendin këtë grua apostulle si një burrë me emrin “Junias” 5

Shumë skribë, gjithashtu, kanë hasur vështirësi në veshjen e termit “apostulle” një gruaje të panjohur e, në këtë mënyrë, kanë bërë një ndryshim shumë të vogël në tekst për t’i bishtnuar kësaj vështirësie. Në shumë dorëshkrime, në vend që të lexojmë, “Të fala Andronikut dhe Junias, kushërinjtë e mi dhe shokë të burgut, të parët midis apostujve,” teksti është ndryshuar si vijon: “Të fala Andronikut dhe Junias, kushërinjt e mi dhe shokë të burgut. Gjithashtu dërgou të fala shokëve të mi të burgut, të parëve ndërmjet apostujve.” Pas këtij ndryshimi tekstual, nuk është më e nevojshme të shqetësohet askush nga cilësimi si apostulle i një gruaje në mes të një grupi meshkujsh!

Një ndryshim i ngjashëm është bërë edhe nga shumë skribë që kanë kopjuar Librin e Veprave. Në kapitullin 17, mësojmë se Pali dhe shoku i tij në mision, Sila, kaluan shumë kohë në Thesalonikë duke predikuar Ungjillin e Krishtit çifutëve të sinagogës vendëse. Në versetin e katërt thuhet: “Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silën, si dhe një numër i madh grekësh të përshpirtshëm dhe jo pak gra të rëndësishme.” Cilësimi i grave si “të rëndësishme”, aq më shumë si “të konvertuara të rëndësishme”, është i tepërt për një skrib e, në këtë mënyrë, teksti duhej ndryshuar. Në shumë dorëshkrime lexojmë: “Disa prej tyre besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silën, si dhe një numër i madh grekësh të përshpirtshëm dhe jo pak gra të burrave të rëndësishëm”. Tani janë burrat ata që janë të rëndësishëm, jo gratë e konvertuara. Ndërmjet shoqëruesve të Palit në Librin e Veprave pohohet se ishin edhe një çift, Akuila dhe Prishila. Shpesh, kur përmendet emri i tyre, autori i Veprave përmend në fillim emrin e gruas, më pas atë të bashkëshortit, sikur ajo të kishte një lloj epërsie të veçantë si në marrëdhëniet brenda çiftit, ashtu edhe në marrëdhëniet me të krishterët (siç ndodhi edhe te Romakër 16:3, ku ajo është quajtur Prisha).

Nuk është për t’u habitur që skribët janë ndier shpesh të fyer nga kjo renditje emrash dhe e kanë ndryshuar atë, duke i dhënë burrit vendin që “meriton” e duke ia vendosur emrin në krye, “Akuila dhe Prishila” në vend të “Prishila dhe Akuila”. 6

Si përfundim, mund të thuhet se në shekujt e hershëm të Krishterimit janë ndezur debate lidhur me rolin e gruas në kishë. Në disa raste, këto diskutime janë pasqyruar edhe në përçimin e vetë tekstit të Dhiatës së Re. Skribët kanë ndryshuar herë pas here tekstin e Biblës në mënyrë që ta sillnin atë në pajtim me këndvështrimin e tyre për rolin e kufizuar të gruas në shoqëri dhe në kishë.

Perkthyes i materialit Rezart Beka
 
@Alpha kam një libër që flet për trajtimin e grave sipas librave të shenjtë.
Besoj që të lexosh titullin të vijnë të dridhurat. Artikuj sa një gazetë, e interpretime teologjike të pa fund vetëm të humbin kohe mendje hapurve si unë.
 

Attachments

  • IMG20200806170810.jpg
    IMG20200806170810.jpg
    249.3 KB · Shikime: 26

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top