MONIKA SHOSHORI STAFA
Në qindvjetëshin e Shqipërisë shtetërore, një prej pyetjeve që bëhet është ajo se sa ka përparuar gruaja.
Sami Frashëri shkruante se një shoqëri është aq e përparuar sa e përparuar është gruaja.
Ky nuk është një problem shqiptar, është problem europian. Në shumicën e vendeve të Europës gratë e kanë fituar të drejtën e votës pas Luftës së Dytë Botërore.
Vini re, sa herë përgjigjen gratë në telefon për profesionin e tyre thjesht “casalingha”.
Shtëpiake, me gjuhën televizive, do të thotë “shtëpiake të dëshpëruara”.
Por a keni dëgjuar ndonjëherë që ndonjë burrë të përgjigjet “shtëpiak”? Besoj se jo, sepse nuk ndodh.
Po të bëhej një anketim i shpejtë i grave qeverisëse, çfarë do të na vinte në mend?
Margaret Thatcher, Kancelarja gjermane, Tansu Ciller e Turqisë, Hillary Clinton, apo dhe një Kryeministre pakistaneze.
Gruaja në Shqipëri është edhe sot në një autodiskriminim pozitiv. E di dhe unë se kjo mund t’ju duket e habitshme, por si mund të jetë ndryshe. Gruaja shqiptare sot brohoret kur ligji e privilegjon që të ketë një të tretën në Kuvend dhe po aq dhe në administratë, mburret se sa shumë është demokratizuar shoqëria, dhe në fund as këto vende nuk i plotëson. Burrat, doemos, në këtë rast e kanë edhe më të lehtë të mburren.
Me emancipimin është mashtruar dhe vazhdon edhe sot mashtrimi. Dikur emancipim quhej që gruaja të bënte qitje si një ushtar i stërvitur, të vishej me kominoshe, të kishte muskuj të fuqishëm, të drejtonte skodën e buldozerin. Ndodhi ajo dukuri që më shumë se emancipim mund të quhej mashkullorizim.
Sot çfarë po ndodh?
Sot punëdhënësi, edhe shtetëror, kur përgatit kriteret e konkurrimit për një vend pune, nëse mendon se duhet të jetë grua, shënjon: të jetë e paraqitshme, të jetë e disponueshme. Edhe kjo është një formë diskriminimi.
Pse nuk shënjohet për kandidatët burra kjo apo ajo kërkesë?
Merrni Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, kërkoni emrat e grave personalitete dhe do të gjeni një minimum të minimumit. Sepse historia qindvjeçare e Shqipërisë, si histori e gruas, është shumë e varfër. A janë gratë të pazonjat për të bërë histori? Apo janë burrat të prirur që pjesën e suksesshme të veprimtarisë ta mbajnë për vete? Besoj se Po. A është shoqëria e padenjë për të ngushtuar së paku dallimin? Pa dyshim që Po.
Shqipëria është një shoqëri kaposh, një shoqëri maskiliste. Por unë mendoj se nuk ka vend për t’u ankuar, sepse edhe gruas po i pëlqen roli dytësor, diku bukuroshja e studios, diku koketa e mjedisit, diku kanakarja e shefit, diku e përkëdhelura e zyrës. Të dyja po i ndihmojnë njëra-tjetrës, dhe çfarë del nga kjo. Del se maskilizmi është i nxitur pikërisht nga vetëpërulja e grave.
Unë nuk them se duhet të bëjmë si Rosa Luxembourg dhe Carla Libcnecht. Por mendoj se është e palejueshme të mburremi me prapambetjen dhe të ankohemi pse nuk kemi më shumë vend.
Kujt t’i ankohemi?
Shoqëria i ka bërë gjinitë të barabarta. Kupa dhe këlshejti, kama dhe gota, Krishti dhe Maria Magdalena, thonë simbiologjistët, janë të barabartë. Por ata janë të barabartë në teori.
Unë jam tmerruar kur kam mësuar se sot bëhen studime mbi diskriminimin gjuhësor të gruas. Sepse një grua, në një gjuhë, nuk mund t’i thotë një burri “të dua” me të njëjtën shprehje si mund ta thotë po në atë gjuhë burri.
Sepse, për shembull, edhe në gjuhën frënge, nëse ambasadorja është grua, nuk mund të thirret “zonja ambasadore”, por do të thirret “zonja ambasador”, pra jo “Madame Ambaciatrice”, por “Madame Ambasadeur”.
Kjo tregon se diskriminimi është një traditë, që ka zënë rrënjë edhe në gjuhë. Vini re urimet kur lind një fëmijë. Për një djalë thuhet “me jetë të gjatë”, për një vajzë thuhet “pastë fat”.
Kohët e fundit kam lexuar librin “Ana femërore e luftës”, me dëshmi të grave shqiptare të burgosura në Serbi. Pamja e luftës është e tmerrshme kur shihet me pasojat te gruaja.
Mendimi im është të hiqet dorë nga ankimimi, të promovohet fuqia e gruas përmes arritjes.
Po harrohen emra shumë të rëndësishëm të historisë shqiptare, dhe kjo vetëm për faktin se janë gra. Unë do ta nis nga portreti i Musine Kokalarit.
Më pas e kanë radhën motrat Zengo.