Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gruaja që s’do ta shoh më kurrë

Nga Agon Sinanaj


Tani jam në trenin që dërgon për “waterloo station”. Është ora dy e ditës. Bëhet fjalë për stacionin e fundit, drejt pjesës kryesore të Londrës – aty ku ndodhet “Big Beni” dhe Pallati i Mbretereshës.

Në tren është qetë. Veç meje shoh edhe një vajzë që po lexon dhe një të ri tjetër me gazetë në dorë. Në Londër të sheh ngado syri njerëz që lexojnë. Thënë të drejtën tani unë më se paku do të duhej të isha në tren. Në këto momente në shkollën ku po vijoj për dy javë ligjerata, mbahej mësim. Por, sot vendosa ta bëj njeriun që nuk iu përgjigjet rregullave dhe ika nga shkolla. Aty të gjithë ma shpifnin. Të gjithë flisnin shumë dhe në të njejtën kohë. Ligjerata ishte mbi intervenimin e komunitetit ndërkombëtar në vatrat e krizës. Për dikë që ka lexuar, qoftë edhe pak faqe, nga Herman Hesse, ama që t’i këtë ndjerë si të ishin qenia e tij, nuk është e lehtë të durojë këso broçkullash.

Në djall me githë këto, mendova. Ndodhem në Londër dhe dua ta shoh më shumë nga qyteti, ku, dikur, Stefan Cvajg, po i bënte, për të fundit herë, një vizitë mikut të tij të madh, Sigmund Frojd, i cili po jepte grahmat e fundit të jetës, i sëmurë në shtratin e vdekjes. Cvajgu, sigurisht, nuk do të ishte indiferent dhe ta linte pa e parë edhe njëherë babain e psikoanalizës. Nuk e di se nga ka ecur Cvajgu asokohe, se ç’vende ka vizituar dhe cfarë ka menduar kur është gjendur në urat e famshme të Londrës. Do të jetë ndjerë i humbur në mes turma njerëzish që në vend të ngrohjes, të bëjnë ta ndjesh vetminë edhe më shumë.

Nga këto mendime dola pas një lajmerimi për një prishje në tren. Para se të hipja në tren më ndodhi diçka që në fakt më bëri edhe të shkruaj. Në stacion pyeta një grua në moshë, se cilin tren duhej ta merrja për tek “Waterloo”. Ishte një zonjë tipike angleze; sy të kaltër, flokë të thinjur tej mase, me duar të flashkura që i vareshin në supe pafuqishëm. Fytyra e saj dukej mishërim i të mirës.

Treni tani sapo u nis për Waterloo. Isha duke folur për atë gruan. Ajo më tregoi me krejt qënien e saj se cka duhet të bëja. Unë e kuptova dhe e falenderova pafundësisht. Kur hypa në tren se pash më. U ndjeva cuditshëm. Në jetë takojmë njerëz që na tregojnë udhën por kurrë s’i shohim më.

Treni u ndal sërish. Të gjithë po zbrisnin. Në atë moment në supe ndjeva një dorë të lehtë. Ishte gruaja e njejtë. Sërish me atë fytyrën e saj plot mirësi, humanitet, mu drejtua: “Qëndro këtu ku je. Tani të gjithë do të dalin nga treni, por t’i qëndro”. Unë e dija tashmë rrugën dhe se ku duhej të ndalesha, por kjo grua, po kujdesej që edhe njeherë, për të fundit herë në jetën saj, të më drejtohej me mirësi, se mos nuk kisha kuptuar gjithçka.

Mbeta pa fjalë. Në grykë më mbeten fjalët dhe s’po dilnin. Di vetëm që e kam falenderuar. Ajo doli nga treni, ndërsa unë ndihesha i zbrazët, një ndjenjë tmerri e pakuptimësie më kapi në ato çaste. Mendova se kurrë më në jetën time nuk do ta takoj këtë grua. Ajo do të vdes një ditë, edhe unë po ashtu, por më nuk do të takohemi kurrë. A nuk është angështuese që takojmë njerëz të cilet s’do t’i shohim më kurrë.?! Nga ta marrim vetëm pak, por rruget tona pastaj ndahen, dhe të gjithë në fund takohemi tek e njejta pikë.

Në atë grua pash gjithë mirësinë dhe humanitetin e botës, nëse veç ka mbetur diçka e tillë. E kam të vehshtirë të shkruaj se si u ndiva. Nuk mjafton as gramatika e të gjitha gjuhëve të botës. Do të kisha dashur që për pak çaste ta pyesja se si ka qenë jeta e saj, se a ka vuajtur, se si ka arritur, që, përkunder moshës, të jetë kaq e çiltër dhe me nerva; nuk po kërkoj shumë dreqi e marrtë. Por ç’të bësh kur në të njejtën rrugë që e bëjmë ne vdekatarët, ka shumë ndalesa, dhe jo të gjithë udhetojmë drejt të njetës ndalesë. Unë, si i ri, nuk kam një ndalesë të vetme, por gruaja duhet ta këtë kutpuar që ka ardhur ndalesa e fundit. Kjo mund ta shpjegoj edhe fytyrën e saj të qetë dhe plot mirësi. Kurrë nuk do ta harroj atë fytyrë.
Treni arriti në Waterloo. Tani do të shkoj tek “Big Beni”. Atje është një kengëtar që i bie kitarës dhe, perreth tij, kalojnë me mijëra njerëz, që as që e çajnë kokën për muzikën e tij. Unë për aq kohë sa do të jem në Londër, do t’i degjoj tingujt e kësaj kitareje, dhe perreth të kundroj njerëz që ecin pa ndalur, që zvarriten si krimbat, në qërthullin e ekzistencës. Nuk është lehtë të jetosh. Ama të jetosh!
 
Edhe cfar pastaj?☺️
 
Ah c'domethenie!! :))
Copez e mrekullueshme
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back