Gruaja priti 6 orë në trotuar për ambulancën, vdiq në spital

1576827326265.png
Një nënë u detyrua ta presë ambulancën për gjashtë orë mbi një trotuar të ftohtë, pasi u rrëzua në rrugë dhe theu këmbën. Më pas vdiq në spital pas një infarkti.
Dona Gilbi, nga Uellsi i Britanisë së Madhe, kishte dalë nga apartamenti dhe ishte rrëzuar, duke thyer këmbën.


Familja e 47-vjeçares u kërkoi mediave britanike që të postojnë foton që i bënë gruas në trotuar teksa priti ambulancën për gati 6 orë, ndërkohë që njerëz të ndryshëm e kishin ndihmuar me mbulesa për ta mbajtur ngrohtë.


Babai i gruas thotë se përgjigjja që kishin marrë nga ambulanca kishte qenë: “Kemi një ngarkesë të madhe tani, por do të dërgojmë dikë sapo të jetë e mundur”.


“Pasi pritëm për një orë dhe nuk erdhi njeri, telefonuam sërish. Këtë herë na thanë se po bënin maksimumin, por nuk e dinin se kur mund ta sillnin një ambulancë”, thotë babai i gruas.


Ai thotë se ambulanca erdhi pak para orës 2, ndërkohë që gruaja ishte rrëzuar që në 8:30 të mëngjesit. Megjithatë, gruaja pati një infarkt në spital dhe humbi jetën, duke lënë pas një vajzë 11-vjeçare.

Burimi:Top-Channel
 
Ky eshte problemi i vendeve me popullsi te madhe.
Por njerezit jane ndergjegjesuar qe nese kane fat,mumd edhe te shpetojne.
Dy raste te tilla me kane ndodh dhe mua per njerez te njohur,por fatmiresisht jo me rezultate fatale.
Mesatarisht qe te te vi nje ambulance do 3-5 ore.
Vdis ti po deshe po problemi eshte me duru meqe e telefonove.
Seriozisht shume problem.
Ne Shqiperi nja nje jave kjo do ishte njgarja me e diskutuar ne media.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top