Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gruaja padit burrin në gjykatë

“Bashkëshorti im më dhunon mua dhe vajzën time të mitur, ai kërkon që ne të mbulohemi dhe nuk na lejon të frekuentojmë ambjente publike pa lejen e tij”.



Kjo është një pjesë e padisë së një 30-vjeçareje e cila kërkon urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes në gjykatën e Tiranës.

ثshtë bërë shkak festa e 7 marsit që nëna e dy fëmijëve me inicialet M.D, t’i thotë mjaft dhunës në familjen e saj dhe t’i drejtohet gjykatës për urdhër mbrojtjeje, pasi vajza e saj vetëm 11 vjeç kishte dalë pa lejen e të atit për të blerë lule për mësuesen.

Gruaja pretendon në gjykatë se, së bashku me të bijën dhunohen nga kryefamiljari me argumentin se ato duhet të mbulohen me ferexhe. Avokatja e dy femrave menjëherë pas përfundimit të seances është prononcuar për Top Channel.

“Gruaja dhunohej sistematikisht për shkak të fesë bashkë me të bijën. Atyre u kërkohej të mbuloheshin e të mos dilnin nga shtëpia. Nuk mund t’jua them emrin e tyre spese nuk ma lejon etika. Mendoj se të hënën do kemi një vendim për këtë çështje”, ka deklaruar avokatja Denisa Daka.

Në gjykatën e Tiranës depozitohen dhjetëra padi për dhunë në familje e për këtë ka gjithmonë edhe të shtunën e të dielën një gjyqtar të gatshëm që shqyrton kërkesa të tilla, që duan urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Ndërsa dhuna më së shumti në padi shpjegohet për shkaqe nga më të ndryshmet, është hera e parë që një femër i drejtohet gjykatës për marrjen e urdhërit të mbrojtjes për shkak të fesë./Tch
 
Titulli: Gruaja padit burrin në gjykatë

Shume mire ka bere smund te pranohet dhuna karshi nje femre dhe cdo lloj individi.
Duhet te marin shembull dhe shume gra te tjera qe dhunohen dhe nuk kane guximin
te flasin. I lumt.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back