Gruaja me mitër të transplantuar- shtatzënë

Tuana

Nada é por acaso!
Një spital thotë se gruaja turke që u bë personi i parë që transplantoi me sukses një mitër është shtatzënë, në javën e gjashtë, transmeton AP.Derya Sert kishte lindur pa mitër dhe kreu një transplantim në gusht të 2011.

Duke përdorur një nga vezët e saj, mjekët vendosën embrionin në mitrën e gruas 22 vjeçare në muajin mars, transmeton REL.

Një deklaratë nga spitali universitar Akdeniz tha se mjekët kanë monitoruar rrahjet e zemrës së fetusit dhe se shtatzënia është duke u zhvilluar mirë.

Lindja e suksesshme do të ofrojë shpresë për gratë që kanë lindur pa mitër, ose që e kanë humbur atë për shkak të sëmundjeve./ko/

 
Titulli: Gruaja me mitër të transplantuar- shtatzënë

Wow, sa lajm i mire.
Kisha kohe qe kisha pyetur nqs eshte e mundur kjo gje, pasi qe duhet te pershtatet dhe me ciklet e hormoneve, e detaje te tjera.

Bravo, edhe nje hap perpara i shkences:)

Uroj ti vej mbare shtatzania dhe te behet nje nene e mire!
 
Back
Top