Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

litar-karrige.jpg

Një histori si në filma. Kjo është ajo që ka ndodhur në një familje në Ndroq, ku gruaja ka inskenuar një skenar grabitje për të tërhequr vëmendjen e të shoqit që sipas saj e kishte lënë në harresë.

Personazh i kësaj ngjarje të pazakontë ka qenë 29 vjeçarja Daliza Azuni e cila, ka sajuar historinë e grabitjes së parave nga një hajdut i cili edhe e kishte lidhur. Por nga hetimet e policisë, u gjetën paratë të fshehura në dhomën tjetër të shtëpisë, nga vetë gruaja, duke rrëfyer se ishte lidhur po vetë me litar në karrige.

Ngjarja

Blutë e Tiranës informojnë se “rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh”.

Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje. Nga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Duke qenë përpara këtyre fakteve, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallëzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se: Pas largimit të bashkëshortit të saj, Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve, të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve, më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmëruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.

Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase. Sipas bluve, nga intervistimi paraprak shtetësja Dalina Azuni ka pranuar se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit, pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarrëveshje mes tyre.

Duke qenë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik”./b.l/noa.al/
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

Cfare deshperimi psikollogjik!
Kot nuk thote populli ;-Zot na ruaj mendjen e kokes!
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

Sa budallaqe :P
tashi vec qe paska dal pa burre,do haje edhe ca dit burg ..mendje grash mo lol lol
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

Une do i referohem vetem moralit...Gjithsesi perpjekja per te shpetuar martesen vlen qofte e ne kete menyre ndonese e gabuar per shume...
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

gjynah... asgje nuk vret me shume se indiferenca, te mos qenit e konsideruar, e deshiruar.... te mbulosh nje rrol per figure . ..
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

Gjynah...deshperimi te con te besh ato qe asnjehere si ke menduar ti besh....
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

Lot?

Nale pereni lol
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

E nali policia :P
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

Tyryfyle nga mendt! E paska gjet dhe kjo mo menyren per te rifituar burrin.
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

Tyryfyle nga mendt! E paska gjet dhe kjo mo menyren per te rifituar burrin.

Eshte diletante kjoo
Sekreti eshte...ose ndonje aksident ose damaret lol
Te gjitha keto qe kane bere tentaiva vetevrasje tani i kane burrat :P
 
Titulli: Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige

Ka dy lloj grash:

1) Ato qe e dine se sa vlejne dhe jane krenare per ate qe ato jane, dhe e vleresojne vete veten e tyre ashtu sic edhe e qortojne kur duhet
2) Ato qe nuk kane fare respekt apo stime per vete, dhe presin nga te tjeret dhe sidomos meshkujt qe t'i vleresojne.

Cdo femer ka mundesi te zgjedhi qe te jete ne nje nga ato grupe, por qe te jesh ne grupin e pare duhet te jesh shume e forte ne shume drejtime dhe femrat e kane me te lehte qe te luajne rolin e viktimes apo te delikates se sa te luftojne per ate qe duan.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top