Gruaja e ish-presidentit serb murgeshë në Pejë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Jeta private e zyrtarëve të lartë politik gjithmonë ka qenë interesante për publikun. Kush janë gratë e tyre, ku janë arsimuar, sa janë të suksseshëm, sa i përkrahin familjarët e tyre janë vetëm disa nga temat që shtjellohen. Historia e njërit prej tyre është gruaja e parë e ish-presidentit serb Boris Tadiq, e cila ka shkaktuar shumë vëmendje përtej kufijve të Serbisë.
Veselinka Zastavnikovic ishte një grua super-inteligjence, ambicioze, e bukur, tërheqëse, luftëtare e lirisë, revolucionare… Martesa e saj me Borisin zgjati 16 vite, dhe pas divorcit Veselinka i është dedikuar jetës shpirtërore. Ajo u bë një murgeshë dhe shërben në Patriarkanën e Pejës, me vendosshmëri të madhe kështu duke shmangur gazetarët nga Serbia dhe e tërë bota, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur të marrin ndonjë deklaratë nga ajo në lidhje me jetën e saj private.

Veselinka ka lindur në Osijek, dhe në studime në Beograd e ka njoftuar Borisin i cili ishte tre vite më i ri se ajo. Ajo ishte duke studiuar gazetarinë kurse Borisi psikologjinë. Përveç bukurisë dhe inteligjencës, ajo është dalluar edhe me qëndrimet e saj radikale dhe revolucionare, kështu që menjëherë hyri në udhëheqjen e lëvizjes studentore “Universiteti i kuq”, i cili ishte kundër qeverisë, transmeton gazetametro.net

Nevenka Tadiq, nëna e Borisit e kundërshtoi ashpër lidhjen e djalit të saj me Veselinkan ngase familja e saj nuk ishin me shkollim të lartë si ajo e Tadiqit. Mirëpo çifti u martuan përkundër gjithçka dhe jetuan në një dhomë të vogël me qera në rrugën “Koče” në Beograd. Borisi shiste gazeta në rrugë, kurse Veselinka shiste kukulla të bëra nga duart e saj. Pas diplomimit, Boris u punësuar si profesor i psikologjisë në gjimnazin e parë në Beograd. Miqtë e tyre thonë se çifti kishin një martesë të lumtur.
auto-veselinka-zastavnikovic1493622122_1493623461-2213158.jpg
 
Back
Top