Gruaja denoncon 15 vjet pas operimit: Më mungon veshka

cent

...Lontano
o5x9gz.jpg
Një grua rreth të 56- ave nga qyteti i Patosit, e cila kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale para 15 vitesh në Spitalin “Nënë Tereza”, ka zbuluar se i mungonte njëra veshkë.
Ngjarja e rëndë është denoncuar dy ditë më parë në Policinë e Tiranës nga bashkëshorti dhe djali i pacientes me inicialet A. K. Para një muaji ajo ka kryer një kontroll mjekësor dhe një skaner të përgjithshëm në Spitalin e Fierit, pasi kishte probleme shëndetësore. Konstatimi i mjekëve ka qenë mjaft tronditës për të dhe familjarët, pasi ka rezultuar se ajo kishte vetëm një veshkë. Të alarmuar nga ajo çfarë rezultonte për mjekët e Fierit, të afërmit e së dëmtuarës janë drejtuar menjëherë në Prokurorinë e rrethit për të denoncuar ngjarje, me bindjen e plotë se veshka i ishte hequr në Tiranë, në vitin 1998, kur ajo kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale, pasi kishte hernie diskale. Por, duke qenë se vepra penale, ashtu siç pretendonin të afërmit e 56-vjeçares, kishte ndodhur në Tiranë, edhe denoncimi duhej bërë në Policinë e kryeqytetit. Vonesat për të kryer kallëzimin kanë ardhur për shkak se familjarët e A. K., nuk kanë qenë të mirinformuar për procedurat që duhet të ndiqnin. Madje edhe në momentin që kanë mbërritur në Tiranë për të kryer denoncimin, fillimisht ata kanë ndaluar te Gjykata e Krimeve të Rënda, ku janë orientuar nga punonjësit e Policisë që ndodheshin në shërbim.

DENONCIMI
Dy ditë më parë, në Komisariatin Nr. 4 të Policisë së Tiranës janë paraqitur për të bërë kallëzim penal shtetasit K. K. dhe T. K., përkatësisht bashkëshorti dhe djali i 56- vjeçares A. K. nga Patosi, e cila në vitin 1998 kishte bërë një operacion në QSUT. Të afërmit e gruas së dëmtuar kanë pretenduar se ajo ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale shumë delikate në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi kishte hernie diskale. Familjarët e saj kanë shpjeguar se gjatë këtij operacioni dyshojnë se mjekët i kanë hequr njërën veshkë për qëllimi që mund të jenë nga më të ndryshmet. Por ata nuk kanë pasur dijeni rreth këtij problemi, pasi askush nuk kishte dyshuar për një veprim të tillë. Bashkëshorti i pacientes ka treguar se e shoqja ka pasur vazhdimisht probleme të vogla, kryesisht kur ngrinte pesha të rënda, por nga neglizhenca, nuk kishte bërë ndonjë vizitë në spital. Vetëm para një muaji, duke qenë se pësoi një krizë, 56- vjeçarja është transportuar në Spitalin e Fierit, ku mjekët zbuluan gjithçka nga rezultatet e skanerit. Aty u konstatua se A. K. nuk e kishte njërën veshkë, në një kohë që 15 vjet më parë, para operacionit ajo kishte kryer edhe një skaner të tillë dhe rezultonte që i kishte të dy veshkat. Kjo ka shtuar dyshimet te familjarët, të cilët pretendojnë se mjekët që kryen operacionin në vitin 1998, mund t’i kenë “vjedhur” veshkën.
/panorama
 
Titulli: Gruaja denoncon 15 vjet pas operimit: Më mungon veshka

Me mire vone sesa kurre!
 
Titulli: Gruaja denoncon 15 vjet pas operimit: Më mungon veshka

Ketu te vrasin si qeni e te bejne copa copa e ske as ku denoncon se keshtu veshka iken vete ndaj :D
 
Back
Top