Groposet audienca e TV Klan, Frangaj përdor Berishën si “fishek” të fundit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Groposet audienca e TV Klan, Frangaj përdor Berishën si “fishek” të fundit

BERISHA-FRANGAJ.png

Gazeta Shqip ka raportuar më herët, sesi ish kryeministri Sali Berisha është shfaqur si aksioner i TV Klan, duke mbrojtur qartësisht vetëm interest e këtij televizioni. Këtë e ka bërë vazhdimisht, njëherë fliste për daljen e TV Klan nga Digitalb, njëherë tjetër për audiencën që po i binte TV Klan-it dhe njëherë tjetër për hallin e qytetarëve që nuk shikonin TV Klan.

Pra, vetëm një aksioner shqetësohet kaq shumë!

Ndërkohë sot, Berisha arriti kulmin. Ai u përdor si “fishek” i fundit nga pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, për të sulmuar AMA-n, për një proces që duhej të ishte përmbyllur vite më parë.

Berisha po derdh lot për fatin e shikuesve shqiptarë, por në fakt ai ka hallin e TV Klan, sepse me fikjen e sinjalit, me daljen nga Digitalb, ky televizion do të fundoset përfundimisht.
Të paktën 250 mijë abonentë të Digitalb nuk shohin aktualisht më TV Klan, ndërkohë nga fikja e sinjalit analog, pritet që kjo shifër abonentësh që nuk do ndjekin këtë televizion, do të 4 fishohet. Pra e thënë më qartë, duke nisur nga nesër, në Tiranë dhe Durrës, nuk do mundet asnjë qytetar të shoh TV Klan-in, me antenë të thjeshtë.
Por a ka vërtetë hallin e qytetarëve, Berisha?

Procesi i digjitalizimit të frekuencave televizive nisi në vitin 2007, ku Shqipëria që drejtohej nga qeveria e Sali Berishës, ratifikoi marrëveshjen e Gjenevës për digjitalizimin e frekuencave televizive.
Më pas në maj të vitit 2012, sërish qeveria e Berishës miratoi Strategjinë Kombëtare të Digjitalizimit, ku përcaktoi me ligj se pas qershorit 2015 asnjë televizion shqiptar nuk do të mund të transmetonte më në analog, por të gjitha duhet të kalonin në teknologjinë digjitale.
Pra, ishte vetë Sali Berisha, që në 2015 do t’u fikte sinjalin të gjithë shqiptarëve. Dhe që prej atij viti, procesi është shtyrë pafundësisht dhe pa argumenta të bazuara, ndërkohë që Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që transmeton me sinjal analog.
Vijojmë më tej.
Berisha kërkon të manipulojë opinionin publik, duke thënë se mbyllja e sinjalit televiziv nga AMA, po bëhet për të shitur dekodera Digitalb.
Në fakt kjo është e pavërtetë, sepse qytetarët shqiptarë do të blejnë të njëtin numër dekoderash nëse sinjali mbyllet sot, para 6 muajsh apo pas 1 viti. Ndryshimi i sinjalit është një detyrim ndërkombëtar që lidhet ngushtësisht me procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Dhe herët ose vonë ky proces i kalimit nga analog në digjital do të ndodh.
Prandaj, Berisha dhe Frangaj sot janë më të shqetësuar se kurrë. Koutat e tyre po bien në treg, emisionet nuk po ndiqen, dhe për pasojë tregu i reklamave është tërhequr nga TV Klan.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Attachments

  • BERISHA-FRANGAJ.png
    BERISHA-FRANGAJ.png
    202.2 KB · Shikime: 0
  • BERISHA-FRANGAJ.png
    BERISHA-FRANGAJ.png
    202.2 KB · Shikime: 0
Si eshte kjo jete ....dikur Aleksander Frangaj nje mesues I thjeshte vizatimi dhe pa asnje koncept politik dhe thjsh gabimisht u gut ne ate rrjet dhe ne vitet 1995 1996 I fshihej Sali Berishes te mos e vriste ...sot Jane nje ..eshte vertet to thuash dheut hapu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top