Gripi i derrit, per here te pare dyshohet per nje femije

redi-

Anëtar i Respektuar
Mjeket e Institutit te Shendetit Publik do te dergojne edhe pese mostra te tjera analizash ne laboratorin e Bukureshtit.
Per here te pare dyshohet se nje vogelush i moshes 4-vjecare mund te jete prekur nga virusi i gripit te derrit A/H1N1.
Deri me sot ne vendin tone jane konfirmuar 12 persona te prekur nga A/H1N1 dhe pak se gjysma e tyre jane trajtuar me tamiflu.
Mjeku infeksionist Pellumb Pipero sqaron se numri i mostrave qe merren cdo dite ne poliklinika vazhdon te jete i larte. Personat te cilet paraqiten me rende trajtimin e marre ne spital por pjesa me e madhe e tyre trajtohen ne menyre te izoluar ne shtepi.
Rastet e konfirmuara jane banore te kryeqytetit dhe vetem dy prej tyre jane qytetare ne Sarande dhe Lushnje.
Verifikimi i rasteve te dyshuara nga laboratri i Bukureshtit vjen kryesisht pas nje jave cka, ben qe mjeket shqiptare te marrin vete vendimin per menyren sesi duhet t’i mjekojne pacientet dhe per dhenien ose jo te ilacit me tamiflu, i cili mund te rezultoje i rrezikshem, per personat qe nuk jane prekur realisht nga gripi i derrit.
 
Back
Top