Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkencëtarët kanë paralajmëruar për mundësinë që një virus i gripit të shkaktojë epidemi të reja. Si pasojë e "Gripit të Spanjës", në vitet 1918 dhe 1919 vdiqën mbi 20 milionë vetë. Tani njeriu kërcënohet nga derrat.

Gripi i derrave ndryshon nga gripi i shpendëve
Edhe derrat mund të sëmuren nga gripi dhe madje nga gripi i vërtetë. Ndërkohë që virusi që shkakton këtë sëmundje është ngjitës dhe mund të kalojë shumë lehtë tek njeriu. Kjo sëmundje dallohet nga gripi i shpendëve.
A ekziston gripi i derrave edhe te derrat e Evropës?
Në kushtet normale ky virus nuk është asgjë i veçantë dhe i rrezikshëm. Gati çdo i dyti derr në zonat e Amerikës, prej nga edhe vjen kjo sëmundje, ka pasur kontakt me këtë virus dhe ka krijuar imunitet. Sëmundja ndërkohë duhet të jetë përhapur edhe në Evropë, por pronarët e derrave nuk janë të obliguar të lajmërojnë për të. Prandaj nuk dihet me saktësi, nëse kjo sëmundje me të vërtetë ekziston edhe në Evropë.
Janë dy gjëra që shqetësojnë mjekësinë e sotme: Së pari, në kohën e pandemisë së vitit 1918, e njohur edhe si "Gripi i Spanjës", kishte një valë infektimesh të derrave nga gripi. Dhe së dyti, derri njihet si bartës i virusit, ku virusët shumëzohet dhe përzihen me virusë të tjerë.
Rrezik përbën përzierja e viruseve
Shkencëtarët mendojnë se pikërisht një përzierje e tillë virusesh ka ndodhur në vitin 1918, në vitin 1957 me gripin aziatik dhe në vitin 1968 me gripin e Hongkongut. Pra viruset e gripit të shpendëve dhe viruset aspak të rrezikshëm të njerëzve janë përzier dhe kanë kaluar në derra, duke prodhuar kështu një virus të rrezikshëm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se virusi më i ri në Meksikë është një tip i ri i virusit H1N1, i cili paraqitet tek njerëzit, shpendët dhe derrat. Bildunterschrift: Derrat në Bali i vaksinojnë
Virusi ka prekur të rinjtë dhe kjo sinjalizon pandemi
Fakti që në Meksikë më shumë janë goditur njerëzit e moshës 20 deri 40 vjeç, të kujton pandeminë e vitit 1918, sepse në kushtet normale, fëmijët dhe të moshuarit janë ata të cilët preken më shumë prej virusit të gripit. Në rastet e fundit, virusi ka sulmuar njerëzit e kësaj moshe.
Ekspertët prej kohësh presin një pandemi, pra një valë gripi që do të përfshinte tërë botën. Mirëpo nuk llogaritet me një numër të madh vdekjesh, si në kohërat e kaluara. Si pasojë e "Gripit të Spanjës" kanë vdekur të paktën 20 milionë njerëz. Sipas disa të dhënave të pakonfirmuara, nga pasojat e këtij gripi kanë vdekur madje dyfish më shumë njerëz, por duhet ditur se në ato kohëra të luftës dhe urisë, imuniteti i njerëzve ishte shumë më i dobët. Valët e tjera të gripit më vonë nuk kanë pasur kurrë këto përmasa, në sajë të masave më të shpejta mjekësore dhe medikamenteve më të mira.

Autor: Werner Eckert/ Bahri Cani
Redaktoi: Auron Dodi
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

Mesa mora vesh une sot reth Virusit eshte qe transmetohet nga njeriu ne njeri nepermjet ajrit...prandaj eshte e rekomanduar te mbahet maska ( sic i shifni ne tv meksikanet) per menyre mbrojtese..
Akoma nuk eshte bere nje vaksine kundra virusit...

Me sa duket virusi eshte rezistent ne 2 nga 4 ilacet qe perdoren per kurimin e viruseve humane...
Eshte virus agresiv i cili nqs nuk do ndalohet ne kohe do bej epidemi shume te madhe ne tere boten..
Kini kujdes me higjenen ( lani duarte sa me shpesh me uje me sapun / nqs skeni mundesi mund te perdorni dezinfektuese....peceta/ alkool nga farmacia- jo te pini alkool:P)
Dhe shenjat qe e diferencjojne kete virus nga gjendja gripale e zakonshme - jan GJENDJA E VJELLJES dhe TEMPERATURA...

Nqs ju shfaqen simptoma te tilla ose digjoni te afermit me kshu gjendje mos hezitoni ta dergoni me urgjence ne spital!!!

SHENDET TE GJITHEVE!

ps: nqs mishi i derrit eshte i pergatitur termik mire ( pra zjer/ pjekur ) nuk ka mundesi te meret virusi...- edhe pse mendoj qe ne kete periudh te haj me njeri mish derri!
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

Aman moj Sweet se po na ben me zemer :(
ne france jane futur punes per te nxjerre vaksinen sepse ka sherim thane sot por problemi eshte se pergatitja e kesaj vaksine ha shume dite (40 dite thane) dhe po bejne c'eshte e mundur. Deri tani ketej jane qetesi por thone se nje klase me nxenes prej 30 vetash ndodhet ne New York dhe pikerisht atje ku ka rene virusi i ketij gripi:( dhe po pergatiten per kthimin e tyre . Uroj mos te sjellin gje aman .Ne Shqiperi nuk mendoj se eshte futur akoma dhe uroj mos te futet sepse mendoj se do jete e veshtire ti perballojne me ate shendetesi qe kane :( me dhemb ne zemer per kete gje dhe te parat gjera te rendesishme per qeverine duhet te ishte shendetesia . Shpresojme qe mos te hapet me.
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

TIRANث - Zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Iavanaj tha sot se në Shqipëri nuk ka vend për panik lidhur me gripin e derrave.
"Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me gripin e derrave", siguroi Ivanaj, pas një takimi mes zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësise. "Ne po ndjekim me vemendje situatën, por theksoj se qytetarët duhet të kuptojne se nuk ka nevojë për panik", vijoi numri dy i Shëndetësisë.

Ndërkohë specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se gripi i derrave përhapet nga ajri dhe transmetohet përmes rrugëve respiratore. Sipas saj, ky lloj gripi ka shenjat e gripit të njeriut, por është vdekjeprurës. "Temperaturë e lartë, rrufë dhe mungesë rezistence", janë simptomat e këtij virusi të rrezikshëm që po përhapet me shpejtësi.
Pas Spanjes, një rast i dyshuar në Italinë fqinje. Një grua 31-vjeç shtrohet në spital
VENEZIA - Këmbana alarmi në Itali për epideminë e gripit të derrit. Mediat italiane bëjnë me dije të parin rast të dyshuar të virusit, në Venecia. Një grua, 31-vjeçe me origjinë nga Veneto është shtruar me urgjencë në repartin e sëmundjeve infektive në spitalin e Venecias, pikërisht si e dyshuar me virusin e gripit të derrit.
Gjendja e saj shëndetësore gjykohet për momentin e mirë dhe mjekët garantojnë se nuk rrezikon jetën.
Alarmi u përhap mbrëmjen e shkuar, kur zonja me temperaturë shumë të lartë mori ne telefon urgjencën në numrin 118. Kur gruaja u tha mjekëve se sapo ishte kthyer nga San Diego, në Kaliforni, zonë e cila është verifikuar si pjesë e listës së rrezikshme për shkak të virusit, u morën menjëherë masat e izolimit.
Ajo u transportua në spitalin e Venecias dhe u shtrua në një dhomë të veçantë,. Larg kontaktit me pacientë të tjerë.
Mjekët e morën në trajtim intensiv, ndërkohë që një kampion gjaku u dërgua në Universitetin e Padovas për t'iu nënshtruar një testi shumë të shpejtë, i gatshëm të dallojë nëse në të ka gjurmë të virusit të rrezikshëm, njohur shkencërisht si A-H1N1.
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

Po ka rast te gripit ne IT rreziku per shqiperin eshte me i madh!
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

Nuk kam digjuar te ket arritur ne It!
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

eh kjo semundja do uli cmimin e e derrit hahaha sa mish ne hell do bej nga 1 ane gje e mire por nga tjetra eshte shum keq gjendja me sa jep tv:(
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

Mesa mora vesh une sot reth Virusit eshte qe transmetohet nga njeriu ne njeri nepermjet ajrit...prandaj eshte e rekomanduar te mbahet maska ( sic i shifni ne tv meksikanet) per menyre mbrojtese..
Akoma nuk eshte bere nje vaksine kundra virusit...

Me sa duket virusi eshte rezistent ne 2 nga 4 ilacet qe perdoren per kurimin e viruseve humane...
Eshte virus agresiv i cili nqs nuk do ndalohet ne kohe do bej epidemi shume te madhe ne tere boten..
Kini kujdes me higjenen ( lani duarte sa me shpesh me uje me sapun / nqs skeni mundesi mund te perdorni dezinfektuese....peceta/ alkool nga farmacia- jo te pini alkool:P)
Dhe shenjat qe e diferencjojne kete virus nga gjendja gripale e zakonshme - jan GJENDJA E VJELLJES dhe TEMPERATURA...

Nqs ju shfaqen simptoma te tilla ose digjoni te afermit me kshu gjendje mos hezitoni ta dergoni me urgjence ne spital!!!

SHENDET TE GJITHEVE!

ps: nqs mishi i derrit eshte i pergatitur termik mire ( pra zjer/ pjekur ) nuk ka mundesi te meret virusi...- edhe pse mendoj qe ne kete periudh te haj me njeri mish derri!

ndegjova qe ke edhe kollitje , fyti i skuqur si sdi si ta shpjegoj

mka hi friga per ket send , para disa dite e kisha nje lloj gripi si kjo po me kaloj siq duket kaq e pati ky grip te un smujti me me mposht :grusht2:
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

Katastrof osht kjo gjendje puth e kakaplu boten , po ma e keqja osht puth nuk po e tregojne numrin e vertet te rasteve me kete virus .

Me te vertet osht per mu brengos !!!
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

ndegjova qe ke edhe kollitje , fyti i skuqur si sdi si ta shpjegoj

mka hi friga per ket send , para disa dite e kisha nje lloj gripi si kjo po me kaloj siq duket kaq e pati ky grip te un smujti me me mposht :grusht2:
Patjeter qe ka dhe kollitje e skuqje fyti...por kto jan gjera te zakonshme ne nje grip..Kurse temperatura shume e lart e cila nuk zbret....dhe gjendja e vjelljes nuk i ka nje grip i zakonshem.....
Une thash ca e karakterizon kte virusin e ri...
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

Atehere te fillojme nga e para, Virusi qe ka prekur si fillim Meksiken dhe pastaj ka pasur disa raste ne ndonje vend tjeter, kryesisht nga turiste te kthyer nga Meksika, nuk vjen nga derrat dhe derrat nuk hyne fare ne kyte mes. Se dyti ne Meksike nuk kemi 150 te vdekur por vetem 7, dhe e gjitha ka qene nje montature dhe spekullim i Shtepiave Farmaceutike, per te shitur vaksina.
Pra si minimum duhet t'u kerkojme te falur derrave, natyrisht qe eshte nje batute. Por nuk e ka konsideruar batute qeveria egjyptiane qe ka ekzekutuar te gjithe derrat qe numri i tyre ishte rreth 400 mije, qe mbaheshin nga 10% e popullsise egjiptiane qe jane te krishtere. Egjypti ka qene vendi qe ka pasur me shume viktima nga semundja e pulave nder vendet jo aziatike, dhe ne ate kohe as qe u shkoi ndermend qe te ekzekutonin as edhe nje pule, pamvarsisht nga 20 te vdekurit.
Si per çudi sot qe, Egjipti nuk ka asnje rast te semuresh nga Virusi aktual, qe nuk ka asnjefare lidhje me Meksiken, qe nuk rrezikohet aspak nga ky virus, dhe qe derrat e gjore nuk hyjne aspak ne kyte mes, vendosin te miratojne ne Parlament me shumice votash, qe te ekzekutojne ushqimin e qindra mijerave njerz.
Natyrish qe parlamentaret e krishtere kane protestuar duke e konsideruar "nje deskriminim te bere me dashje, per t'i diktuar minorances se krishtere menyrat se si duhet te ushqehet dhe si duhet te jetoje".
Edhe une kam qene i shqetesuar nga ky lajm, mbi te gjitha kur dikush na kujtoi se eshte e shkruar ne Kuran se derrat do te vrasin njerzimin...........por nuk e kisha menduar se do te beheshin shkak per shkeljen e te drejtave te njeriut.
 
ma e mira tmires eshte qe te mbyten 400 mij derra se sa nje jet njeriu , dhe me e mira tmires eshte te mirren masat sa ma heret se sa kur te jet von , po tme vdes mu nje i aferm nga kjo semundje un do ja futi ngoj derrin komplet ati qe ja shoh , por mendoj qe per ket send do te kompensohen ato familje qe jau kan mbyt derrat per ket jom i sigurt !
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

me sa degjova ne radio ka 7 raste ne europe :( se mora vesh se ku se cfare por 7 rastet i degjova :(
 
Titulli: Gripi i derrave- çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

ma e mira tmires eshte qe te mbyten 400 mij derra se sa nje jet njeriu , dhe me e mira tmires eshte te mirren masat sa ma heret se sa kur te jet von , po tme vdes mu nje i aferm nga kjo semundje un do ja futi ngoj derrin komplet ati qe ja shoh , por mendoj qe per ket send do te kompensohen ato familje qe jau kan mbyt derrat per ket jom i sigurt !
Ne kte rast derrat skan asnje faj...
Virusin nuk e mer nqs ha mish derri;)
 
Patjeter qe ka dhe kollitje e skuqje fyti...por kto jan gjera te zakonshme ne nje grip..Kurse temperatura shume e lart e cila nuk zbret....dhe gjendja e vjelljes nuk i ka nje grip i zakonshem.....
Une thash ca e karakterizon kte virusin e ri...

vjellje dhe temperature te larte japin te gjithe viruset e gripit.
njerezit nuk vdesin nga gripi, por nga komplikacionet e tij.

shenjat e gripit dmth e semundjes se gripit qe shkaktohet nga virusi i influenzes( ketu bejne pjese shume nentipe midis te tjerave dhe H1N1 pra gripi i derrave, gripi i shpendeve, gripi i hong kongut, gripi spanjoll etj etj) jane: dhimbje fyti, dhimbje koke, kolle e thate, dhimbje muskujsh, te dridhura e me pas temperature e larte qe arrin deri ne 40 grade biles dhe 41, te vjella mund te kete.
zakonisht zgjat 1 jave maximumi dhe gjednja normalizohet.
ne raste te ralla komplikohet me bronkopneumoni, me pneumoni, me encefalit, me meningoencefalit , prej te cilave dhe mund te vdesi njeriu sidomos ata qe kane sistemin imunitar te dobet si femijet e vegjel , pleqte, te rriturit me deficite te imunitetit, ata qe jane me AIDS etj etj.
 
Gripi i derrit, simptomat që shfaqen tek të prekurit

Gripi i derrit, simptomat që shfaqen tek të prekurit​
Shkruar nga Elberta Spaho

Si përhapet virusi, evidentimi i rasteve dhe këshillat e specialistëve​

Alarmi për gripin e derrave ka vënë në lëvizje strukturat shëndetësore në të gjithë botën, duke përfshirë dhe vendin tonë. Me konfirmimin e rastit të parë në Shqipëri të gjithë duhet të tregojmë kujdes maksimal. Specialistët kanë bërë të ditur se si duhet të evidentojmë rastet se kur një person është i prekur nga gripi i derrit. Specialistët sqarojnë se përhapja e sëmundjes ndodh nëpërmjet ajrit, kontakteve të drejtpërdrejta me kafshët dhe nëpërmjet konsumimit të mishit të derrit. Ndërkohë, që simptomat janë të njëjta me ato të gripit të njeriut dhe të gripit të pulës. Personat që mendojnë se kanë simptomat e gripit të derrave duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të njoftojnë qendrën më të afërt shëndetësore. Kjo është këshilla e parë që japin specialistët e shëndetësisë.

Simptomat​

Gripi i derrave shoqërohet me një problem frymëmarrjeje tipike që shfaqet tek derrat dhe që shkaktohet nga një virus i veçantë gripit të tipit A (H1N1). Mundësia për t’u infektuar është më e madhe tek njerëzit që janë në kontakt direkt me këto kafshë, por pas të prekurit të parë kjo sëmundje fillon të përhapet me shpejtësi nga një person tek tjetri. Simptomat e këtij gripi tek njerëzit janë të ngjashme me simptomat e një gripi normal, temperaturë, kollë, dhembje koke, marrje mendsh dhe këputje. Shumë nga personat e prekur nga sëmundja kanë pasur edhe diarre dhe të vjella të vazhdueshme. Mënyrat e transmetimit të këtij gripi janë dy: ose përmes kontaktit me kafshët që bartin virusin ose përmes kontaktit me personat e sëmurë. Personat e prekur nga sëmundja konsiderohen të infektuar përgjatë gjithë kohës që janë me këtë grip dhe deri në 7 ditë pas shërimi total nga simptomat.

Masat​

Më konfirmimin e rastit të parë të gripit të derrit në Shqipëri janë thelluar masat e marra. Por ndërkohë gjithsecili duhet të jetë i kujdesshëm për të mos u prekur nga virusi. Sëmundja është një kombinim i gripit të derrit, shpendëve dhe njeriut, ndërsa ende nuk ka një vaksinë specifike për parandalimin e tij. Pavarësisht se quhet gripi i derrit kemi të bëjmë me një virus të ri, i cili nuk është identifikuar më parë, dhe ky virus përhapet në rrugët respiratore dhe nëpërmjet kontaktit. Ndërkohë që simptomat janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm.

10
ditë​

më parë u raportua nga spitali infektiv i QSUT rasti i parë i konfirmuar me gripin e ri pandemik A (H1N1). Rasti u identifikua si infeksion nga gripi A dhe u dërgua për konfirmim në laboratorin e referencës. Shenjat klinike ishin shumë të lehta dhe pas dhënies së ndihmës së parë dhe marrjes së mostrave për diagnozë, rasti nuk u shtrua në spital. Duke qenë se rasti ishte klinikisht mjaft i lehtë nuk i është administruar antivirali Tamiflu. Rasti për momentin konsiderohet i shëruar. اdo ditë ISHP vijon të përpunojë mostra të dyshuara nga Tirana dhe rrethet.

48
ثshtë
numri i mostrave të mbledhura për ekzaminim në Laboratorin Kombëtar të Gripit, ISHP nga spitali infektiv QSUT, 42 nga spitali pediatrik QSUT, 3 nga spitali rajonal Durrës, 3 nga spitali rajonal Vlorë, 2 nga spitali rajonal Shkodër dhe 1 nga spitali rajonal në Fier. Sipas MSH janë porositur 10 mijë doza Tamiflu, ndërsa 5 mijë të tjera janë rezervë në spitalet e vendit. Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një fond prej 350 mijë eurosh për të përballuar një pandemi të mundshme të këtij gripi. Masat janë rritur me identifikimin e rastit të parë.
Trajnimi i spitaleve
Janë trajnuar dhe pajisur me dokumentacionin specifik të gjithë spitalet e vendit, ndërkohë që shumica e qendrave shëndetësore në vend kanë të paktën një person të trajnuar lidhur me përballimin e gripit të ri pandemik.

Mjetet mbrojtëse​
Për gripin e derrit janë shpërndarë në të gjithë spitalet rajonale mjete mbrojtëse dhe desinfektantë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sasia e shpërndarë planifikohet të përballojë valën e parë të gripit.

Antiviralet​
Janë pajisur me një sasi antiviralësh Tamiflu të gjithë spitalet rajonale dhe ruhet një stok në Institutin e Shëndetit Publik. Ndërkohë është porositur dhe pritet të sigurohet shpejt një sasi prej rreth 100 000 tabletash.

Komunikimi me publikun​
Lidhur komunikimin me publikun ISHP ka prodhuar në muajin mars një poster për udhëtarët me 2000 kopje të shpërndara në të gjithë pikat kufitare. Këtë javë nis shpërndarja e një posteri të ri për higjienën personale dhe për fëmijët.

Izolimi, karantina​
Izolimi dhe karantina, megjithëse janë të parashikuara në planin e kontigjencës për pandeminë nuk duket se do të jepnin ndonjë efekt domethënës për sa i përket këtij momenti epidemiologjik, pasi është siguruar sasia paraprake e vaksinave.

Vaksina specifike​
Ende nuk është certifikuar një vaksinë specifike për virusin e ri pandemik, megjithëse ka filluar prodhimi i saj dhe pritet që një sasi të jetë gati nga vjeshta. Janë vlerësuar ndërkohë grupet e popullatës me prioritet për vaksinim.

Simptomat:​
- temperaturë e lartë
- dhimbje koke
- dhimbje muskujsh
- lodhje
- ndjesi këputje
- të vjellja
- diarre

Si të mbrohemi nga virusi i gripit të derrit​
- Shmangni kontaktin me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit.
- Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në shkollë, punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit.
- Gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët.
- Larja e duarve ka shumë rëndësi, ashtu si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës ose larja menjëherë e duarve.
- Edhe dieta e shëndetshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve.
- Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem.

tirana observer
 
Duke kërkuar në FV pashë se ka shumë tema të hapura
për gripin e derrave, andaj vendosa që tek kjo temë të postoj
disa video, në të cilat pohoet se virusi që shkakton atë
është krijuar nga njeriu. Siç thuhet: "ai që ta gjen ilaçin, ta gjen
edhe sëmundjen"!

[youtube]z64mrb-M7KE[/youtube]

[youtube]zYrlFMFoaDE[/youtube]

[youtube]eNS0Q-uxycA[/youtube]

[youtube]PJN2p1ThVvQ[/youtube]
 
Redaktimi i fundit:
Me then te drejten ,gripi i derrit eshte edhe ne Shqiperi ,ose me sakte ne Vlore ....per kete kam fakte 100% por mjeket nuk i publikojne rastet .

Kam gocen e halles te njejtat siptoma te gripit te derrit ka, dhe ka 1 jave me temperatur 39 e 8 vija qe nuk po i ulet ,ka kolle te thate dhe dhimbje muskujsh, dmth eshte ne gjendje te rende.
Mjeket kane ndaluar cdo vizit tonen ,nuk lejojne askend te hyj ne dhomen ku eshte shtruar.
Por se kuptoj pse nuk i publikojne rastet ,ne menyre qe njerzit te ruhen.
 
Jane Bürgermeister ka ngarkuar me akuza bioterroriste kunder gjiganteve farmaceutik si Novartis International AG, me baze ne Bazel, Zvicerr, Baxter AG, me baze ne Austri, dhe kompanin e saje ame Baxter International ne Deerfield, Illinois. Qellojani kush eshte duke ofruar vikcinen kunder gripit te derrave per vakcinim masiv? - Baxter International dhe Novartis.

Kjo eshte e njejta kompani Baxter International qe ne fillim te ketij viti e "dergoi gabimisht" virusin e shpezeve neper laboratoret Europiane dhe qe u perzie me virusin e rregullt sezonal per te krijuar nje verzion me te rrezikshem te virusit.

Vitin e kaluar se paku 81 persona vdiqen nga medikamenti per tehollimin e gjakut me emrin Heparin prodhuar nga kompania Baxter International. Medikamenti ishte prodhuar ne Kine nga (perveq tjerash) zorret e derrave. A nuk eshte medicina farmaceutike e mrekullueshme? Heparini i kontaminuar gjithashtu demtoi me qindra persona te tjere dhe u zbulua se fabriken e Baxterit ne Kine nuk e kishin inspektuar asnjehere as organizata per mbrojtjen publike Amerikane e as ajo Kineze

Me teper se 50 persona vdiqen me 2001 per shkak te defekteve me paisjet e Baxter International, dhe ne kete muaj, Korporata Baxter per shendetesi (Baxter Healthcare Corporation) pjese e Baxter International, arriti nje marreveshje jashte gjyqit prej 2 milion dollaresh me shtetin e Kentackyt. (Baxter u zu duke inflatuar qmimet e barerave intravenoze te shitura kompanise Medicaid te Kentacky-t per 1300% me shtrenjet.)

Kjo qarte eshte nje kompani qe duhet "besuar" dhe tani eshte burimi me i madh i vakcines qe qeverite boterore duan tua imponojne popullates me kontrolle sigurie minimale ndaj kunderefekteve. Vakcina eshte duke kaluar neper proceduar te shpejta te sistemit rregullativ me testimin e siguris se saje ne me pak se nje jave.

Kompanive farmaceutike u eshte dhene edhe imunitet nga ndjekja penale ne rast se vdes dikush ose demtohet nga vakcina, ne nje dokument te nenshkruar nga sekretari i Obames per shendet dhe sherbime humane (Health and Human Services).

Baxter International ka aplikuar per patenten e vakcines H1N1 me 28 Gusht 2008. Kliko ketu to per te lexuar me shume ...

Baxter Vaccine Patent Application US 2009/0060950

Patenta u publikua ne Mars te vitit 2009 nje muaj para se te shperndahej virusi ne Meksike ne Prill, ndersa aplikimi ishte bere 7 muaj me heret. Ky eshte nje plan i pa pare ndonjehere dhe i pergaditur mire

E njejta qendron edhe per kompanine tjeter Novartis.

E tera kjo tregon se vakcina po prodhohet nga njerez qe nuk do te mund te kujdeseshin me pak per shendetin e popullates boterore. As qe ju intereson shendeti mbareboterore.

YouTube - Avian Swine Flu created by the CIA#
 
Sipas keti shkrimi kjo gje qenka ber me qellim , ose per perfitime personale te ksaj kompanie , qe qenka me nam te keq 80 te vdekur aty 70 aty etj etj po don me i prodhu kto vaksina pasi qe vet e ka bo ket virus , ose kurr si dihet ndoshta disa shtete botrore kan bo me qellim te mbyten ca njerz per shkak te krizes apo qfar po di un lloj lloj njeri ka ne ket bot dhe me shum me vjen inat qe pasi u zbulu qe ka qen gabim njerzor te ky virus ? pse ende nuk u murr asnje mas kunder tyre ? apo un nuk e di ?
 
Gripi i derrave: Shenjat dhe parandalimi

Si njerëzit, edhe derrat preken nga gripi (influenca virusi), por ky lloj virusi nuk është i njëjtë me ata të njerëzve, dhe shumë më rrallë na prek neve për shkak të kontaktit të rrallë me derrat. Por, shpërthimi i fundit i këtij virusi është më ndryshe, pasi ai ka pësuar disa ndryshime dhe është aftësuar të kalojë prej njeriut tek njeriu, dhe jo vetëm nga derri te njeriu.

Derisa virusi gjithnjë na afrohet edhe neve, më poshtë po japim disa këshilla se cilat janë shenjat e para të prekjes nga ai.

Simptomat e gripit të derrave

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, kokëdhimbje.

Shumica e njerëzve me grip të derrave kanë diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me këtë grip i ka së paku dy nga këto simptoma.

Por kjo nuk do të thotë se jeni prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje shkaktojnë këto shenja. I takon analizave laboratorike të vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.

Si mund ta parandaloni infektimin me grip të derrave?

- Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujë, veçanërisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose përdorni faculeta me alkool.
- Shmangni kontaktim me njerëz të sëmurë.
- Shmangni prekjen e gojës, hundës ose syve. Kjo nuk është lehtë për t’u bërë, andaj kujdesuni që duart tuaja të jenë vazhdimisht të pastra.
- Nëse ndjeheni i sëmurë, qëndroni në shtëpi.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top