Gripi, Berisha: Jo dramatizimit, do blejmë tamiflu dhe vaksina

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp për të qetësuar popullatën tashmë që gripi i derrave njeh çdo ditë raste të reja në vendin tonë. "Nuk ka nevojë të dramatizohet situata, gjithçka është nën kontroll dhe qeveria ime zotohet se do të blejë me mijëra tamiflu dhe kur të dalë vaksina do të blejmë gjithë dozat e nevojshme", tha Kryeministri.
Sipas tij, gripi përhapet shpejt por është në forma të lehta siç shihet edhe nga rastet nëpër botë ai nuk është agresiv. "Mua më kanë informuar strukturat shëndetësore ashtu si edhe ju, për katër të prekur me këtë grip, por theksoj se edhe shumë të tjerë mund të jenë duke e kaluar në shtëpi në forma më të lehta, pasi A/H1N1 është viral dhe përhapet me shpejtësi", tha Berisha.

Lidhur me vaksinen antigrip, ai tha se "po bëhen përpjekeje për prodhimin e vaksinës, provat e para janë bërë në Australi por besohet se do të jenë të gatshme nga shtatori". Ndersa per medikamentin kurues tamiflu Berisha u shpreh se "ne disponojmë mijëra doza tamiflu. Natyrisht qeveria është e gatshme të importojë sasinë e nevojshme të tamiflusë, që do ti duhet për të kuruar të sëmurët".
Kryeministri ka nënvizuar faktin se gripi i derrave është shumë larg viruseve të rrezikshëm që kanë ndodhur në të kaluarën dhe si rezultat nuk ka arsye për dramatizimin e situatës.
Berisha ka përgëzuar autoritetet shëndetësore për marrjen e masave dhe për ndjekjen me vëmendje të përhapjes së virusit A/H1N1, ndërkohë që ka pohuar se rastet e prekura mund të jenë më tepër se 4 për shkak të përhapjes së pashmangshme dhe të formës së zbutur të gripit.



Ministrja Godo në Durrës: 8 të dyshuar me A/H1N1 në spital


ora 12:20


DURRثS- Një ditë pas analizave të 3 marinarëve që rezultuan me A/H1N1, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo ka vizituar portin e Durrësit dhe spitalin e këtij qyteti, dy pikat e kontaktit të të infektuarve. Godo tha janë edhe 8 raste të tjera të dyshuara në këtë qytet. "Autoritetet shëndetësore në Durrës kane investiguar 8 raste te dyshuara si mbartës të virusit A/H1N1. Këto pacientë janë të shtruar në repartin e infektivit", u shpreh ministrja. Sipas saj, ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa priten përgjigjet e analizave për personat e dyshuar.
Ndërkohë sot është publikuar edhe raporti i kapitenit të anijes me të cilën erdhën marinarët e sëmurë me gripin e derrave. "Pas simptomave të shfaqura menjëherë është bërë kontrolli mjekësor në repartin e infektivit në spitalin e Durrësit nga mjekët infeksionistë. Analizat kanë dalë negative pas kontrollit të bërë, dhe tre orë më pas të katër marinarët janë shoqëruar për në anijen e tyre. Ndërkohe që u mor kampioni për analizën në laboratorin e specializuar të Bukureshtit", thuhet në komunikatën e kapitetinit. Marinarët kanë ardhur në Shqipëri më 29 qershor dhe janë larguar të nesermen, më 30 qershor. Shekulli
 
Tamiflu, vetëm me rekomandimin e mjekut


Konfirmohen 6 raste të reja, të personave të dyshuar si të prekur nga Gripi i Derrave. Mjekët: Mos blini Tamiflu pa na pyetur
Ministria e Shëndetësisë raportoi dje 6 raste të reja të personave të dyshuar si të prekur nga gripi i derrave. Personat të cilët janë skeduar në qendrat shëndetësore përkatëse janë nga Shkodra, Tirana dhe Elbasani.

Dikasteri i Shëndetësisë informoi se për rastet e dyshuara janë çuar analizat për ekzaminim, ku do të përcaktohet nëse janë ose jo të prekur nga Gripi i Derrave. Po dje, Ministria e Shëndetësisë raportoi, se të tre marinarët e huaj, dy filipinas dhe një rumun, të dyshuar si të prekur nga virusi A/H1N1, kanë rezultuar pas ardhjes së analizave, pozitiv, që do të thotë se ishin të prekur nga sëmundja.

Por për këta marinarë, Ministria e Shëndetësisë nuk mund të bëjë asgjë në këtë moment, pasi ata janë kthyer në vendin e tyre të origjinës.

Mjekët, rekomandojnë, që asnjë nga personat i cili ka dyshime se është prekur nga Gripi i Derrave, të mos marrë Tamiflu pa u konsultuar paraprakisht me mjekun e familjes. Të vetmet rastet, kur Tamifluja do të përdoret nga popullata, do të jenë ato kur lejohen me rekomandim të mjekut.Shekulli
 
duhet te lani duart per c'do gje te dyshimte qe prekni.

dhe perdorni shampo anti-bakterie shum e rendesishme.

merruni me gjimnastike qe te nxjerrni djers sa me shum hani mire dhe nuk ju gjen asgje.
 
Back
Top