Gripi, 22 mijë të prekur. ISHP: Rënie e kërkesave për ndihmë mjekësore

Gripi, 22 mijë të prekur. ISHP: Rënie e kërkesave për ndihmë mjekësore

Gripi.jpg


Numri i personave të prekur nga gripi AH3N2 është rritur. Nga 19 mijë, që ishte numri i të prekurve nga infeksionet respiratore, që janë tregues të shpërthimit të epidemisë, këtë javë numërohen rreth 22 mijë të prekur.

E megjithatë shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva bino, thotë për Top Channel se edhe pse situata e gripit në vendin tonë mbetet mbi pragun e epidemisë, rritja është e lehtë, jo e thellë.


Sipas mjekes, ajo që vërehet është se nëse në Tiranë kemi një tendencë në ulje të të prekurve nga gripi, në qytete të tjera si: Berati, gramshi, fieri, durrësi, Skrapari dhe Peqini, numri i të prekurve është rritur.

Por, me rëndësi mbetet fakti që nuk shënohen shpërthime madhore, në ambiente me kolektiv të madh, siç janë azilët. Doktoreshë Bino thotë se vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve mbi moshën 60 vjeç.

Ndërsa sa i takon rasteve të rënda, duke iu referuar shtrimeve të ditëve të fundit, rezulton se në sistuatë kritike për jetën janë vetëm 2 persona, që janë raste të reja.

Bino sqaron për Top Channel se procesi i vaksinimit po vijon normalisht, ku një pjesë e mirë e rretheve e kanë kaluar pragun mbi 50% dhe disa të tjerë në 10%. Në rang vendi procesi i vaksinimit është në masën 30%.

Në lidhje me infeksionet diarike, mësohet se kemi një numër shumë më të ulët të të prekurve krahasuar me një vit më parë. Nga 1500 të prekur vitin e kaluar, sivjet janë vetëm 1161.

g.shqip
 
Titulli: Gripi, 22 mijë të prekur. ISHP: Rënie e kërkesave për ndihmë mjekësore

Ky ishte sezon ideal per mjeket. Kane bo pare me thase.

Mendoj se jane te vetmit qe nuk iu gezuan renies se bores, se u ndalen virusat.

P.s. Uroj te mos kete mjeke ne forum brrr.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top