Grinduni për gjithçka (por jo tani).

Të vjen keq ta konstatosh, por qe e nevojshme një tjetër dramë, më e rënda që prej nisjes së fenomenit, që Europa të niste ta vinte re se Mesdheu është një kufi europian dhe është vendi ku të vdekurit, që prej fillimit të vitit, përbënin, përpara dramës së fundit, 79 % të personave që në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën duke u përpjekur të kapërcejnë një kufi në të gjithë planetin. ثshtë e pamundur që takimi që kërkoi dje Italia në Bruksel të arrijë t’i zgjidhë të gjitha nyjet të një çështjeje tjetër të ndërlikuar. Por do të jetë më e vështirë tani e tutje për vendet që deri tani kishin shfaqur shenja moskokëçarjeje të fortë, t’i kthejnë krahët një çështjeje që nuk prek vetëm Italinë dhe Greqinë. Tragjedia e fundit duket se i ka zgjuar ndërgjegjet, i ka shkundur të palëvizshmit dhe ka bërë të mundur një konvergjencë mes forcave politike italiane dhe i ka sqaruar më mirë për të gjithë europianët kushtet e çështjes.

Nuk është e mundur që t’ua ndalosh burrave, grave dhe fëmijëve të vazhdojnë t’ia mbathin nga Siria, Iraku, Sudani, Kongo dhe Kenia, ku qeveria po përgatitet të mbyllë një kamp që ka mbajtur deri më tani gjysmë milioni somalezë. Të luftohen ISIS, Boko Haram, Al Kaeda, Al Shabab dhe organizatat e tjera terroriste në botën myslimane, është e domosdoshme, por të gjithë e dinë se nuk mund të arrihen fitore vendimtare brenda pak ditësh. ثshtë propozuar që vendet e BE-së të hapin zyra konsullore në disa shtete arabe për të shqyrtuar atje kërkesat për strehim dhe për të dhënë viza humanitare. ثshtë një ide e mirë, e promovuar, ndër të tjera nga Komuniteti Sant’Egidio dhe te Senati italian nga Luigi Manconi. Por nuk do të mund të funksionojë nëse vendet europiane nuk do të pranojnë të angazhohen publikisht lidhur me numrin e personave që është gati të strehojë. Nuk do të mund të ketë asnjë zgjidhje nëse vendet e BE-së nuk do të kuptojnë se ndaj kësaj emergjence duhet reaguar me të njëjtën gatishmëri dhe zemërgjerësi me të cilën secili prej tyre përgjigjet ndaj katastrofave përkatëse kombëtare.

Vizat humanitare nuk do të jenë të mjaftueshme dhe do të ketë gjithnjë persona të gatshëm të rrezikojnë jetën për të tentuar kapërcimin e Mesdheut. Kështu që duhen shkatërruar varkat atje ku janë të ankoruara, në pritje që të mbushen me ngarkesat njerëzore. Por këto janë veprime ushtarake dhe të inteligjencës, që mund të realizohen vetëm me bashkëpunimin e autoriteteve lokale. Bashkëpunimi i Libisë është i domosdoshëm dhe nuk është për t’u përjashtuar që të shtrëngohet dora me ata që herët apo vonë do të duan të bashkëpunojnë. Na pëlqeftë apo jo Libia, sot ajo është sponda e katërt e të gjithë Bashkimit Europian.

Do të jetë më mirë ndërkohë të mos mbështetemi shumë te ndihma e Shteteve të Bashkuara. Obama ka vendosur ta trajtojë çështjen mesdhetare me të njëjtat kritere me të cilat shumë vende të eurozonës kanë trajtuar krizën greke: sa më pak ndihmë i jepet, aq më shumë detyrohemi t’i përveshim mëngët. Ky qëndrim nuk duhet të na shkaktojë keqardhje. Sikurse kriza e borxheve, edhe ajo e varkave të mëdha duhet ta detyrojë Europën të përballet me problemin e refugjatëve jo vetëm me një përpjekje financiare të përbashkët, por edhe me instrumente të përbashkët. Nëse kriza financiare na dhuroi Unionin bankar dhe mekanizmin e shpëtimit të shteteve, përse kriza e refugjatëve dhe e varkave të mos na dhuronte një Legjion europian, e gatshme të ndërhyjë atje ku kufiri i Shengenit lyp ndërhyrje të përbashkëta? ثshtë bashkimi mjeti më efikas dhe bindës për t’i bërë ballë kësaj emergjence humanitare. Një aksion i përbashkët mund të jetë elementi më frenues i mundshëm për skafistët.

Të njëjtat kritere vlejnë edhe për Italinë. Nëse Silvio Berlusconi është me të vërtetë i gatshëm ta mbështesë politikën e qeverisë për këtë krizë, mirë se të vijë. Ka momente kur është e nevojshme të grindesh dhe ka të tjera kur një komb ekziston vetëm nëse forcat e tij kryesore politike dallojnë ekzistencën e interesave të përbashkëta, që janë më të rëndësishme se ambiciet e tyre të ndryshme. Një politikë e përbashkët në këtë rast do të sillte shumë avantazhe: do ta bënte më të fortë ndërhyrjen e qeverisë, do ta izolonte populizmin ksenofob të legës dhe shpërthimet oportuniste të Lëvizjes së 5 Yjeve, do të dëshmonte se sharjet e urryera ndaj viktimave, të marra nga Gian Antonio Stella në rrjet për ‘Corriere’-n më 21 prill, nuk janë zëri i Italisë.
Corriere della Sera.

(c)Mapo
 
Back
Top