Grinden në dasmë, vritet me thikë 20 vjeçari

cent

...Lontano
KUKES – Grindja në një dasmë përfundon me vrasjen e një 20-vjeçari. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në fshatin e thellë Oreshkë, komuna Zapod në Kukës. Viktima Elvis Memishaj ka gjetur vdekjen nga një goditje thike në gjoks. Ende pa mbërritur në spitalin e Kukësit, i riu ndërroi jetë për shkak të hemorragjisë së madhe.
2mwwjmo.jpg
Burime të Policisë thanë paraprakisht se dyshohet që shkak të jetë bërë një debat i nisur tri ditë më parë, në një dasmë me një të ri nga fshati Cërnalevë. Grindja është dukur sikur u qetësua atë ditë, por dje personi me të cilin ishte konfliktuar Memishaj ka ardhur në fshatin Oreshkë, duke kërkuar të takojë 20-vjeçarin. Mësohet se autori, emri i të cilit nuk është bërë i njohur, ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë.

Ata e kanë gjetur Elvis Memishajn në klubin e fshatit dhe i kanë kërkuar që të dalë jashtë. Nuk ka të dhëna nëse kanë bërë debat apo jo, por pas pak sekondash, 20-vjeçari është gjetur i gjakosur. Rreth orës 21:00 ai është sjellë në urgjencën e spitalit të Kukësit, por sipas mjekëve nuk kishte asnjë shenjë jete. Policia ka zbarkuar në fshatin e largët, në ndjekje të autorit të ngjarjes.
/Panorama
 
Titulli: Grinden në dasmë, vritet me thikë 20 vjeçari

Mendja eshte gje e madhe...
 
Titulli: Grinden në dasmë, vritet me thikë 20 vjeçari

Vrasja e 20-vjeçarit në Kukës, sherri për "Facebook"-un e markat e telefonave
KUKES - Tri orë ka zgjatur aksioni i policisë për kapjen e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit Elvis Memishaj, nga fshati Oreshkë i komunës Zapod në Kukës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Cërnalevë të komunës Shishtavec, pak minuta larg fshatit të viktimës. Policia arrestoi si autor të ngjarjes 23-vjeçarin Mirvan Islami nga fshati Cërnalevë, ndërsa bëhet e ditur se krimi i rëndë ka ardhur pas një zënke për motive banale.

Mësohet se një javë më parë, Mirvan Islami, së bashku me disa shokë të tij kishin shkuar në fshatin Oreshkë në një dasmë, ku kanë qenë të pranishëm edhe 20-vjeçari Memishaj me shokët e tij. Të rinjtë njiheshin më parë, pasi kishin qenë në të njëjtën shkollë. Mes dy grupeve të të rinjve ka nisur debati për markat e telefonave dhe "Facebook"-un, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dasmorët e tjerë i kanë përzënë dhe për momentin sherri është mbyllur. Por viktima, mbrëmjen e së martës ka shkuar në Cërnalevë bashkë me 2 shokë dhe ka takuar në një lokal në fshat Islamin me dy shokë të tij. Përsëri mes tyre ka pasur sherr dhe 23-vjeçari ka qëlluar me thikë 2 herë në pjesën e barkut mbi 20-vjeçarin Memishaj. Banorët e kanë marrë 20-vjeçarin e plagosur me makinën e tyre dhe e kanë nisur për në spitalin e Kukësit, ku disa minuta para se të mbërrinte ka ndërruar jetë, për shkak të hemorragjisë.

Për të shkuar në Kukës, nga fshati Cërnalevë duhen të paktën 4 orë rrugë, gjë që i plagosuri nuk e ka përballuar dot. Autori është larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja dhe pas 3 orësh kërkime nga ana e policisë, është gjetur në pyllin e fshatit Cërnalevë. 23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë, ndërsa ka shfaqur shenja pendese.

Policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit Islami. Kjo, pasi familjarët janë shprehur për një hakmarrje të mundshme, për shkak edhe të motiveve banale të krimit. "Tradita e do hakmarrjen, por ne shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë. Ata ishin shokë, megjithëse jetonin në fshatra të ndryshëm, por mendja e tyre e lehtë dhe papjekuria solli krimin e rëndë", - tha Shukri Uka, banor i fshatit Oreshkë.

KRYEKOMUNARI
Kryekomunari i Shishtavecit, Dileman Nela tha se të tilla ngjarje nuk kanë ndodhur më parë, ndërsa ka kërkuar që zona të ketë një polic për shmangien e krimeve. "Familjet e dy të rinjve janë të njohura dhe s'kanë qenë problematike. Ngjarja dhe motivi i vrasjes sjell në vëmendje mungesën e forcave të policisë në këtë zonë, që duhet të jenë të pranishme", - tha Nela.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top