Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Grimi që fshin vitet: Dukuni më e re për 10 minuta

Mënyra e përdorimit të grimit, i cili dukshëm e bën femrën të duket më e re, deri para pak kohësh ka qenë sekret i elitës së artistëve të grimit.

Profesionistja për grim zbulon këto teknika ekskluzive, e prej juve varet a do t’i ushtroni. Kur të mësoheni mirë, 10 minuta do të jenë të mjaftueshëm për t’u dukur 10 vjet më e re Në vitet e pjekurisë femra duhet të evitojë përdorimin e pudrës së ndritshme dhe të mos përdorë shumë pudër të errët. Industria e bukurisë ofron miliona mënyra që të dukeni më e re, por metodat më të suksesshme kryesisht janë operacionet plastike. Fatmirësisht, ka mënyra që të dukeni më e re në mënyrë vizuale dhe duke bërë këtë nuk keni nevojë të hyni nën brisk.

Hijet - Përdorni ngjyra neutrale

Largoni nga përdorimi hijet me nuancë të kaltër, gjelbër dhe rozë. Grimi që të bën më të re bazohet në nuanca neutrale dhe natyrore. Si bazë përdorni hijet me ngjyrë të fildishtë, bezhe, kajsie ose rozë të butë. Buzë syrit përdorni hije me nuanca ngjyrë kafeje, vjollce dhe hiri-kaltër.

Struktura e mëndafshit është ideale

Hijet me strukturë mat shtojnë vitet, e ato margaritare theksojnë rrudhat dhe të gjitha mangësitë e lëkurës. Për këtë arsye zgjidhni hijet me strukturë të mirë mëndafshi me shkëlqim diskret dhe mos vendosni maskara në qerpikët e poshtëm.

BUZثKUQI - Theksoni ngjyrat natyrore

Buzëkuqtë duhet të jenë të toneve natyrore, prej të cilëve fytyra duhet të duket e freskët dhe të duket e re. Efekt i tillë më së miri arrihet me zgjedhje të nuancave rozë, bezhe-rozë, kajsie dhe të nuancave të ngjyrës së kuqe korale. Assesi mos përdorni nuanca të ndritshme dhe të errëta të buzëkuqve por jo edhe ato tepër të ndritshme. Hiqni dorë nga buzëkuqtë e me qëndrueshmëri të gjatë, si dhe tyreve mat, sepse thajnë buzët dhe theksojnë rrudhat. Shkëlqyesit e buzëve hyjnë në pore dhe pastaj buzët duken më të vjetra, kështu që edhe ata i hidhni nga koleksioni i juaj i grimit. Zgjidhja më e mirë për femrat së moshës së mesme dhe ato më të vjetra janë buzëkuqtë e lagësht. ثshtë e vërtetë se do të duhet të kujdeseni më shpesh për buzë, por përpjekjet tuaja do të paguhen.

PUDRAT - Freskoni dhe thjeshtësoni tenin

Në moshë të vjetër lëkura duket si e pajetë, për këtë arsye evitoni përdorimin e pudrave me shtresa të trasha dhe përdorimin e korrektorëve të thatë. Nëpër parfumeri tani ka pudra për lëkurë të thatë të cilët përdoren lehtë dhe gjatë kësaj edhe ushqejnë dhe lagështojnë fytyrën.

Rregulla e paraleleve

Me kalimin e viteve vetullat lëshohen poshtë së bashku me lëkurën dhe linjën e tyre duhet korrigjuar që të duken si janë dukur dikur. Ato nuk duhet të jenë të rrafshëta, por të lakuara si shushunjat. Pjesa më e madhe duhet të jetë paralele me këndin e jashtëm të syrit.
/ikubinfo*

Images.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back