Greva ka filluar, nuk i shihet fundi!

Erblinaa

Anëtar i ri
Greva ka filluar, nuk i shihet fundi!
Xhavit Gaxherri, BOTA SOT
Kur do të realizohet marrëveshja e sindikalistëve shëndetësorë, për 13 mijë mjekë?
Greva ka filluar, nuk i shihet fundi!

Mantelbardhët e shtetit të Kosovës për të tretën herë i janë kthyer grevës të martën, pasi ndihen të tradhtuar nga premtimi për zbatimin e marrëveshjes së 14 tetorit të arritur mes Federatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në prezencë të kryetarit të shtetit, Fatmir Sejdiut dhe kryeministrit, Hashim Thaçi.

Greva mjeti i vetëm si trysni për zgjidhjen e problemit!

Vendimi për grevë u mor më 9 shkurt të këtij viti nga Këshilli Kombëtar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, që të hyhej të martën në grevë të përgjithshme.

Kryesindikalisti, Asllan Bajrami, tha se si mjet për ushtrimin e trysnisë publike ndaj Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e marrëveshjes së 14 tetorit, marrëveshje kjo e cila rezulton pas grevës dyditëshe me kërkesat tashmë të njohura për të gjithë qytetarët.

Sipas Bajramit kërkesa e bërë me 14 tetor për ngritjen e pagave të punëtorëve shëndetësor për 50 për qind, kishte përfunduar me marrëveshjen që në tri nivelet: primar, sekondar dhe terciar, të paguhen shtesa në pagë prej 44 euro dhe të kthehen në procedurë të miratimit pakoja e ligjeve, e cila ishte tërhequr gjatë verës së vitit të kaluar: Ligji i Punës, Ligji për sigurime shëndetësore, Ligji për pagat, Ligjin për greva si dhe Ligji për organizimin sindikal. Po ashtu ai tha se kërkojnë, që të formohen komisionet gjegjëse nga komisionet e ndryshme nga MSH-ja dhe Ministritë tjera përkatëse dhe federata për disa pozicione, Ligjin për sigurime shëndetësore si dhe Udhëzimin administrativ për rrezikshmërinë në vendin e punës. “Kjo ishte një ofertë e qeverisë që nuk ishte përmbushje e plotë e kërkesave tona, por ishte një ofertë e cila konsiderohej nga qeveria e Kosovës, nga MSH-ja si ofertë e zbatueshme, rreth së cilës nuk do të ketë probleme në zbatimin e saj”, tha Bajrami. Ai tha se kjo nuk ka ndodh, përveç në kuptimin e zhargitjes së vazhdueshme, nuk ka pas punë efektive, ngase asnjë prej tyre nuk është projektuar, por kanë mbetur në fazën e komisioneve. “Sa i përket shtesës në pagë për punëtorët shëndetësorë prej 44 eurove, është treguar një laramani, gjegjësisht një qasje selektive dhe është paguar gjithnjë duke çaluar, ngase janë paguar niveli sekondar dhe terciar, ndërsa, ai primar nuk është paguar fare, përveç nga komuna e Prishtinës, e cila ka treguar një vullnet që t’i paguajë edhe këto, ani pse nuk është në marrëveshje nuk janë të involvuara edhe komunat që të bëjnë pagesën prej 44 euro”, tha kryesindikalisti i shëndetësisë. Sipas Bajramit, tentativat për zgjidhjen e problemit çdo herë vijnë një ditë apo dy ditë para futjes në grevë, duke mos e kujtuar afatin katër mujor që kanë pasur kohë për zbatim të marrëveshjes. Bajrami, tha se as marrëveshja e 14 tetorit e bërë në nivelin më të lartë institucional, nuk ka treguar efekt. “Marrëveshja është bërë në nivelin më të lartë dhe nuk është pritur ndonjë garanci tjetër, ngase e kemi marr në prezencë të Presidentit dhe në prezencën dhe garancinë e Kryeministrit. Por, në fakt na dolën problemet”, tha Bajrami. Ky i fundit tha se pasi garancia politike dhe ajo e autoritetit nuk janë realizuar deri në fund, garanci e vetme duhet të jetë bartja e parave në kontot e të gjithë punëtorëve shëndetësorë dhe se greva nuk është për t’u rinegociuar, marrëveshja e 14 tetorit, por është që të zbatohet në tërësi.

Qeveria ka zbatuar marrëveshjen e 14 tetorit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, një ditë më parë tha për gazetën se gjithçka që është thënë në marrëveshjen e 14 tetorit është realizuar, shtesa stimuluese e shujtës prej 44 eurove është paguar për të gjithë punëtorët, për të gjithë muajt e mbetur për vitin 2008.

“Ne mbetemi të habitur pas njoftimit të Këshillit Grevistë nga ana e ministrit Gashi, të cilët kanë pasur kontakte të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve, dhe nëse ende do të vazhdohet me greva, atëherë për neve do të mbetet shumë e habitshme, ngase kërkesa ka qenë vazhdimi i pagesës për 44 euro për shujtë si stimulim”, ka deklaruar zëdhënësi Krasniqi.

Bajrami tha se të gjithë punëtorët shëndetësorë janë në grevë të përgjithshme në nivel të Kosovës dhe u janë përgjigjur grevës në të gjitha nivelet dhe se po vazhdon sipas parashikimeve dhe udhëzimeve që ka dhënë federata. Ai tha se greva është mjet legal, por se jeta e pacientëve asnjëherë nuk bën të rëndohet apo keqësohet, ngase rastet emergjente dhe pacientët e hospitalizuar trajtohen njësoj sikur deri më tash.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, konfirmoi se të gjithë punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa në ora 7.00, janë paraqitur në vendet e tyre të punës, ndërsa në të gjitha klinikat janë kryer vizitat e mëngjesit, nga ana e specialistëve. Ambulancat specialistike të klinikave nuk kanë punuar, ndërsa të gjitha rastet emergjente që nuk kanë pasur mundësi të trajtohen në klinikat përkatëse janë referuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top