Gresa Hasa ka një tjetër mesazh për shoqërinë shqiptare

AnGeLiC

VIP
V.I.P
gg-2-568x381.png

“Nuk mund të presim më. TANI është koha për reagim konkret”! Kështu shprehet e vendosur Gresa Hasa, vajza që ka shkaktuar një “furtunë” të vërtetë reagimesh në rrjetet sociale kur vendosi të dalë në protestë me një pankartë ku shkruhej: “Kur të nevrikosesh laj enët, mos vrit gruan o k*r”!

Në një intervistë për newsbomb.al Gresa shpjegon se pse zgjodhi pikërisht këto fjalë në pankartën e protestës, jep një përgjigje për të gjithë ata që u indinjuan nga kjo pankartë, rrëfen arsyen se pse u largua e zhgënjyer nga sheshi i protestës si dhe jep një mesazh të fortë për të gjithë burrat që dhunojnë gratë.


Intervistoi Anta Muçaku.

1-Ju jeni autorja apo mbajtësja, mund të ma saktësoni këtë pjesë, e pankartës që shkaktoi një “ furtunë” reagimesh në rrjetet sociale: “Kur të nevrikosesh laj enët, mos vrit gruan o k*r”. Pse zgjodhe pikërisht këto fjalë?

Unë jam autorja dhe mbajtësja e pankartës. Bëhet fjalë për një pankartë sarkastike dhe me ton revoltues që ndoshta në perëndim nuk do të kishte shkaktuar kurrfarë sensacioni.

Madje, është krejt e zakonshme që në protesta me kuaza të ndryshme të vërehen pankarta ose fletushka të këtilla. Qëllimi i një proteste është të tërheqë vëmendjen e autoriteteve shtetërore përgjegjëse dhe ta bëjë kauzën e saj çështje të ditës në media. Në morinë e pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve që u mbajtën në protestën e datës 4 shtator përballë Ministrisë së Drejtësisë, ishte kjo pankartë që ngacmoi shumëkënd, veçanërisht një pjesë të konsiderueshme të djemve dhe burrave të kësaj shoqërie.

Kjo ndodhi për dy arsye. Së pari, identifikimi me tjetrin për tjetrin si objekt pronësie. Për një çast shumë djem dhe burra e projektuan veten e tyre në vend të gruas dhe gruaja këtu është e shtypur. Sfera private i atribuohet asaj dhe ajo publike, burrit. Pra, larja e enëve, pastrimi i shtëpisë, kujdesi për fëmijët etj. shihen si ‘’punë grash’’ ndërsa sjellja e të ardhurave në shtëpi si ‘’punë burrash’’. Duhet patur parasysh edhe fakti që shumë gra janë të papuna dhe të varura katërcipërisht te bashkëshortët e tyre. Gruaja shqiptare konsiderohet dhe trajtohet si shërbëtore dhe pronë. Për shembull, përdhunimi brenda një çifti te ne konsiderohet i papërfillshëm pasi burri i njeh vetes të drejta të pakufijshme mbi gruan; shoqëria gjithashtu ia njeh atij këto të drejta. Ai beson se mund të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e gruas ashtu sikurse mund t’i marrë asaj jetën nëse e sheh të arsyeshme një gjë të tillë. Identifikimi me këtë imazh krijoi pështjellim. Vetëm përfytyrimi i burrave si të nënshtruar e të dhunuar krijoi revoltë tek ata por nënshtrimi aktual i grave dhe dhuna ndaj tyre merret për të mirëqenë e trajtohet si një gjë normale. A është normal përdhunimi dhe vrasja? A është normale që gruaja të jetë përgjegjëse për detyra që i takojnë të dyja palëve? A është normale që burri të jetë i vetmi i cili mban mbi supe peshën ekonomike të familjes? Jo. Këto janë detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta. Po njëlloj gëzojmë të drejta dhe liri.
Shoqëria shqiptare është thellësisht patriarkale dhe rolet gjinore janë të mirëpërcaktuara që në djep. Vajzat edukohen dhe prej tyre pritet për të qenë të nënshtruara e nënshtrimi iu shitet si mirësi e vlerë. Pra, një vajzë e mirë, është një vajzë e urtë, për pasojë një vajzë e bindur, e nënshtruar dhe nesër një vajzë ose grua e vdekur. Nga ana tjetër, djemtë edukohen dhe prej tyre pritet që të jenë të dhunshëm, të ndrydhin emocionet e të mos njohin rregulla apo ligje. Manifestimi i dhunës u paraqitet si guxim ose mbrojtje nderi por dhuna nuk e bën dikë as të të guximshëm dhe as të ndershëm. Në rastin më të mirë ajo të bën viktimë dhe në rastin më të keq, të bën kriminel. Nga ana tjetër, për çfarë nderi po flasim? Ҫ’nder qenka ky që kërkon të shpaguhet me jetë? Ky është krim, jo nder. T’i heqësh lirinë tjetrin, ta dhunosh dhe ta vrasësh atë është e padrejtë, e pamoralshme dhe e paligjshme. Një sistem i tillë i kushton shumë të dyja palëve, si grave ashtu edhe burrave.

Së dyti, kemi të bëjmë me identifikimin e tjetrit për tjetrin si objekt seksual. Zgjedhja e një fjale sinonime dhe që konsiderohet vulgare për organin gjenital mashkullor, shkaktoi potere sepse po të njëjtët djem dhe burra u fyen kur u trajtuan si objekt seksual ndaj të cilëve po shkarkohej mllefi dhe revolta.

Ҫ’mund të themi atëherë për ngacmimet seksuale me të cilat ballafaqohen vajzat dhe gratë përditë në rrugë, në shkollë, në punë, në gati çdo mjedis të përbashkët? Ҫ’mund të themi kur burrat e rrasin dhunshëm organin e tyre në trupin e një vajze të vogël? Pedofilia është një fenomen tjetër jashtëzakonisht shqetësues këtu dhe për të cilin NUK FLITET. Mandej në shumë raste, ky fenomen legjitimohet nëpërmjet institucionit të martesës. Ka një numër shqetësues të vajzave që detyrohen të martohen përpara moshës 18 vjeç. Ҫ’mund të themi kur burrat ngjeshin ereksionin e tyre pas grave në një linjë autobusi apo kur masturbohen pa droje në një park ose rrugë ku ka edhe fëmijë? Po për objektifikimin e vajzave dhe grave në media; prostituimin mediatik të imazhit të gruas dhe trajtimin e saj si një copë mishi detyra e së cilës mendohet të jetë shuarja e epsheve të burrave ose riprodhimi, mundësisht duke u dhuruar atyre trashëgimtarë meshkuj dhe kaq. Reagimi në masë ndaj pankartës tregon shumë për shoqërinë ku bëjmë pjesë. Më vjen mirë që pankarta krijoi zhurmë. Debati për gjendjen e grave në Shqipëri është i munguar dhe i vonë. Nuk mund të presim më. TANI është koha për reagim konkret.

2-Shumë ju kanë mbështetur por shumë të tjerë janë shprehur kundër duke argumentuar se kjo nuk është forma e duhur për të mbrojtur veten, se një grua apo një vajzë nuk mund ta ulë veten në këtë nivel të shprehuri që do ngjallte veçse antipati e zemëratë te burrat. Si i përgjigjeni këtyre zërave?

ثshtë interesante të dëshmosh moralin që bëhet ndaj një fjale të përdorur brenda një konteksti të caktuar dhe mungesën e këtij morali ndaj vrasjes, përdhunimit dhe ushtrimit të dhunës. Ky nuk është moral por falsitet. Një shoqërie që hesht për vrasjen, bindshëm i mungon busulla e moralit. Në verën e 2015-ës në plazhin e Durrësit, një burrë i ri tërhiqte zvarrë të fejuarën e tij dhe e godiste atë përpara të gjithë njerëzve. Ai nuk u shqetësua prej këtyre të fundit. Plazhistët jo vetëm që s’denjuan të merrnin policinë në telefon por ata u grumbulluan rreth çiftit në heshtje, duke i parë dhe filmuar për t’i komentuar në rrjetet sociale, rëndom me një mendësi që justifikon dhunën alla ‘’kushedi ç’ka bërë Bukurosha që po e rreh ky!’’. A s’është e padrejtë dhe e pamoralshme heshtja ndaj një akti të tillë?

A s’është i padrejtë dhe i pamoralshëm justifikimi i dhunës? Ka gjëra më të tmerrshme se një fjalë. Këto janë vrasja, përdhunimi, pedofilia, ngacmimi seksual, dhuna emocionale dhe psikologjike, bullizmi, diskriminimi dhe MOS FUNKSIONIMI I SISTEMIT LIGJOR. Rastet e fundit të dhunës, sidomos ai i Fildeze Hafizit e cila ndër të tjera ishte gjykatëse, shfrytëzoi çdo hallkë të sistemit tonë të drejtësisë dhe sërish u vra, dëshmon njëherë e mirë vdekjen këtij sistemi. Krimineli që e vrau, ish bashkëshorti i saj, i shpëtoi drejtësisë duke përfituar nga amnistia. Gjithashtu, Fildezja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje sikurse Liljana Ruko e cila pavarësisht kësaj mase ligjore vazhdonte të jetonte në të njëjtën hapësirë me dhunuesin që pasi e zhveshi, e dhunoi, e torturoi duke e mbajtur varur nga dritarja e katit të katërt të banesës së tyre, në fund e flakariti prej andej duke e lënë të vdekur. Ne nuk hedhim një letër nga dritarja ndërsa disa njerëz kanë marrëzinë dhe perversitetin të hedhin gratë me qëllimin për t’i vrarë dhe poshtëruar ato edhe në vdekje. Skena të tilla nuk i sheh as në filmat horror! Për ç’antipati e zemëratë të burrave e keni fjalën? Për cilët burra? Për ata që vrasin? Për ata që në tre fjalë dy i kanë fyerje dhe mizogjini?

Kjo mendësi, kjo traditë dhune nuk prek vetëm gratë por edhe burrat. Ajo na kushton të dyja palëve. Mbi të gjitha, brenda një sistemi ligjor disfunksional, në një shtet po aq fiktiv sa urdhërat e mbrojtjes së këtyre grave, janë të rrezikuar dhe të pambrojtur të gjithë, gratë dhe burrat por specifikisht më të dobëtit. Unë jam e sigurt që burrat e mençur dhe të ndërgjegjësuar të kësaj shoqërie më përkrahin po aq sa këto gra. Nga ana tjetër, patriarkaliteti reflektohet edhe në gjuhë. Në diskursin e përditshëm disa fjalë i atribuohen burrave dhe disa të tjera grave. Reduktimi i fjalorit te gjinia është absurd dhe i padrejtë. Fjalët s’janë pronë e burrave, ato i përkasin edhe grave. Ne ZGJEDHIM kur dhe pse t’i përdorim disa fjalë në vend të simotrave të tyre.

3- Në ç’pozita është gruaja në Shqipëri?

Në të gjitha nivelet shoqërore dhe ekonomike, GRUAJA SHQIPTARE ثSHTث E SHTYPUR. Sigurisht që jo të gjitha gratë janë të shtypura por këto të fundit përbëjnë raste të izoluara dhe janë përjashtimi nga rregulli. Pjesa dërrmuese e grave të këtij vendi dhunohen si nga padroni në shtëpinë ku kanë lindur që mund të jetë babai ose ndonjë tjetër familjar mashkull, vëllai ose xhaxhai; po ashtu nga bashkëshorti apo vjehrri e të tjerë familjarë meshkuj të shtëpisë ku dërgohet nuse OSE nga pronari në punë që pasi i shfrytëzon si krahë pune, i ngacmon seksualisht dhe me raste edhe i përdhunon. Gruaja në Shqipëri nuk është e vetëdijshme për rolin social që ajo mbart dhe për këtë nuk është faji i gruas por i sistemit arsimor fillimisht, një sistem i kalbuar dhe që duhet reformuar. Gjej rastin të shpreh se një reformë neoliberale si kjo që ka miratuar qeveria nuk ndihmon as arsimin, as gratë dhe as burrat sepse e shndërron dijen në privilegj të pakicës dhe jo në të drejtë të gjithsecilit. Arsimi është baza e një shoqërie. Një shoqëri e dhunshme është një shoqëri e edukuar keq. Nga ana tjetër, një sistem drejtësie fiktiv që s’mbron askënd, nuk mbron as gratë. Tradita e dhunës dhe mendësia kanunore e ripërtërijnë vetveten në vazhdimësi për shkak se ky sistem edukimi, ky sistem ligjor dhe këto kushte socio-ekonomike e lejojnë këtë traditë të rrokë përmasa të tilla të frikshme.
Gjithashtu, gruaja në shoqërinë tonë nuk njihet si individ. Në protesta apo dalje të tjera publike, subjektet që janë përgjegjëse qoftë në hapësirën ligjore, qoftë në atë politike apo brenda shoqërisë civile (dhe këtu i referohem specifikisht organizatave që marrin fonde dhe paguhen për të përmirësuar gjendjen e gruas në Shqipëri), përdorin të atillë referencë ligjërimore për gruan si bashkëshorte, si nënë, si motër, si gjykatëse siç ishte rasti i Fildezes – ose ndonjë tjetër rol profesional që ajo ka por KURRث si GRUA. Si mund të emancipohet gruaja kur ajo nuk njihet si individ me liri dhe të drejta të barabarta me burrin? Përpara se të jetë bijë, bashkëshorte, nënë apo motër AJO është GRUA.

4- Pse u largove e zhgjënjyer nga protesta në sheshin Skënderbej për mbrojtjen e grave? Në gjykimin tuaj a po e kryejnë siç duhet OJF-të punën e tyre?

Nuk mund të flas me siguri për të gjitha OJF-të që operojnë në këtë vend pasi më mungon ky informacion. Besoj që një pjesë e OJF-ve bëjnë punë të jashtëzakonshme dhe me fare pak buxhet. Megjithatë, përqindja më madhore e tyre e që kanë fituar ‘’monopolin’’ e punës për të drejtat e grave që prej viteve ’90 në vend, marrin vazhdimisht fonde të cilat nuk i shohim të përkthyera në kurrfarë pune. Në 26 vjet, statistikat e dhunës me bazë gjininë mbeten konstante ose janë në rritje. Jam e vetëdijshme se rritja mund të reflektojë jo domosdoshmërisht intensifikimin e dhunës por shtimin e rasteve të denoncuara. Por nga ana tjetër, Shqipëria thyen rekordin në Ballkan për VRASJEN E GRAVE dhe diskriminimi është fakt aktual në të gjitha hapësirat shoqërore këtu. Për ekzistencën e këtyre OJF-ve mësojmë vetëm dy herë në vit: në marshimet e 8 marsit ose për ‘’ditët portokalli’’ në vjeshtë kundër dhunës me bazë gjininë e në raste fare të veçanta në grumbullime si ky te sheshi të mërkurën e datës 6 shtator që vijnë për shkak të presionit mediatik për krime të bujshme që janë shoqëruar nga protesta paralele prej civilëve të thjeshtë e pa pushtet ose sepse një pjesë e këtyre grave e kanë më të lehtë të identifikohen me një viktimë të një shtrese sociale si Fildeze Hafizi, gjykatëse; sikurse nuk e kanë po kaq të kollajtë të identifikohen me një grua të edukuar keq, të pashkolluar dhe të papunë si Lumturie Xhilaj nga fshati Guci e Re në Shkodër ose Zhazivare Dervishi në Golem, Etleva Ndoka në Lezhë, etj. Pasurimi i dyshimtë i shumë drejtoreshave dhe drejtorëve të OJF-ve, i ka bërë njerëzit skeptikë ndaj tyre. Kjo u ka prishur punë jo vetëm asaj pjese të shoqërisë që mbetet e papërfaqësuar dhe e pambrojtur si nga shteti ashtu dhe nga këto OJF po dhe vetë shoqërisë civile, duke sjellë si pasojë paragjykimin ndaj të gjitha OJF-ve dhe mungesën e besimit se ato mund të kryejnë realisht punë dhe të ushtrojnë presion ndaj organeve përkatëse.

Protesta e ditës së mërkurë në shesh nga shumë OJF dhe me përkrahjen e një sërë politikaneve (më bëri përshtypje që të pranishme ishin vetëm politikanet gra a thua se dhuna dhe krimi janë problem vetëm i grave e jo i të gjithë shoqërisë), i përngjante më tepër një shoë, me një skenë të mirë-rregulluar dhe fjalime sentimentale. Po, duhet të flitet për dhunën por vetëm fjalët nuk mjaftojnë! Ka 26 vjet që gratë dhunohen, vriten, trafikohen, masakrohen. Personat që votojnë ligjet e që janë në parlament për të përfaqësuar qytetarët; personat që janë të punësuar në pozita shoqërore kyçe si institucionet e drejtësisë; personat që paguhen për të ndikuar sadopak në tkurrjen e dhunës dhe në sensibilizimin e njerëzve, që paguhen për të punuar me burra të dhunshëm dhe viktimat e dhunës, kanë dështuar në detyrat e tyre. Ky s’ishte manifestim i shoqërisë civile por performancë e saj dhe performanca nuk na shpëton nga vdekja.

gresaaa22222.jpg

5-Cila është lëvizja e radhës pas protestave në sheshe?

Ndryshimi i shoqërisë nuk vjen sa hap e mbyll sytë. Emancipimi nuk do të ulet këmbëkryq menjëherë. Ky është një proces tmerrësisht i ngadalshëm që kërkon durim, inteligjencë dhe vullnet. Një intervistë e tillë është e rëndësishme po aq sa protesta, po aq sa një status në rrjetet sociale, një artikull, një tryezë debati, një orë leksioni, një tubim e kështu me radhë. Këto gjëra nuk nisin e nuk përfundojnë te një protestë dhe zhurmën që ajo krijon, ato vazhdojnë në mënyrë persistente.

6-Më fol pak për “Logun e shkëndijes”. ا’është ky vend?

‘’Logu i shkëndijes’’ është pagëzimi që disa të rinj e të reja i kanë bërë një hapësire që nis e përfundon në katrorin e vogël të një shtëpie përdhese ku mblidhen për të diskutuar mbi libra me përmbajtje filozofike, politike, sociologjike, artistike, etj.; për të parë dhe analizuar filma edukativë; për të trajtuar probleme sociale dhe aktualitetin e shoqërisë ku bëjmë pjesë nëpërmjet tryezave të debatit, etj. Këta të rinj, përfshi mua, janë kryesisht studentë dhe disa pedagogë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës. Logu është një territor i përbashkët i krijuar mbi idenë e zhvillimit dhe mbështetjes së aktiviteteve të ndryshme kulturore, artistike ose thjesht argëtuese.



7-اfarë doni t’u thoni atyre burrave që dhunojnë gratë përveç mesazhit që i dhatë qartë në pankartë?
Unë nuk mund të komunikoj me kriminelët. E vetmja mënyrë që unë të komunikoj me ta është nëpërmjet ligjit prandaj së bashku me shokët dhe shoqet e mia do të vijojmë të protestojmë, të ngremë zërin, të mprehim penat e të shkruajmë, t’i kërkojmë llogari shtetit dhe t’i ushtrojmë atij presion që zbatimi i ligjit të jetë i drejtë sepse e ardhmja na përket të gjithëve dhe në shoqërinë së cilës duam t’i përkasim ajo s’bën të jetë vrastare dhe diskrimunese./NewsBomb
 
Redaktimi i fundit:
Bravo aktiviste qe po ben buje me duke mbajtur pankarta me fjalen K*r.... A media bundra... lol lol

Mgjth i them Gertes ta thote me plote goje jo me shkurtime, jo per gje por ate e perdor perdite ne vende vende... lol lol
 
Bravo aktiviste qe po ben buje me duke mbajtur pankarta me fjalen K*r.... A media bundra... lol lol

Mgjth i them Gertes ta thote me plote goje jo me shkurtime, jo per gje por ate e perdor perdite ne vende vende... lol lol

Precipitimet e krimeve e kane gjithnje te fillimin tek kazani qe zien dhe i formon.
E nga ky kazan sbejme perjashtim as Grida me pankarten e saj ,as une e as ti a as tjetri.
Kur ne si shoqeri te kemi ndergjegjsimin e faijt ne bashkesi,vetem atehere do shikojme permirsimin e ketyre mardhenjeve sociale pa kosto vrastare.
 
Ajo shoqeri atje me ate mentalitet ai frut do prodhohet. Si une, si ti edhe te tjeret po qene ne ate corbe duam s'duam do behemi pjese e pisllekut. Mgjth reagimi i saj eshte mese normal por ka teprim vulgariteti qe perdoret me shume per show e jo per solidarizem. Me kete nuk jam dakord. ;)
 
Back
Top